Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit

27 Prill, 07:11| Përditesimi: 27 Prill, 23:38

  • Share

TIRANË-  Me 691 vota Ilir Meta konfirmohet President i Partisë së tij, Partia e Lirisë në Konventën Kombëtare mbajtur sot (27 prill ) në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha mori vetëm 27 vota 

Konventa zgjati 6 orë, (Ora 10:30 - 16:00) ndërsa rezultatet e votimit u shpallën në mbrëmje vonë nga Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Kësaj Partie dhe Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, z.Denis Turabi. 

"Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00. Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.  5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme"

Konventa e Partisë së Lirisë i dha fund dhe 'përplasjes' Meta - Kryemadhi. Edhe pse nuk e fshehu keqardhjen se karriera e saj politike 30 vjeçare po i fshihej me një të rënë të lapsit, Kryemadhi deklaroi tërheqjen duke vendosur të pranonte vendimin e  bashkëshortit kryetar parite për ta larguar nga strukturat drejtuese në emër të nepotizmit.

"Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim e të përzënë për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime.  Për mua familja është e rëndësishme. Mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më e nuk do të bëjë më shfaqje por do të shikoj prioritet të tjera " tha Kryemadhi para se të hynte në Pallatin e Kongreseve.

Vetë Meta përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Monika Kryemadhin sërish për djegien e mandateve. I bindur se bashkëshorjtja eshte pjesë e komplotit tradhëtar që synonte ti merrte nga duart Partinë atyre që janë kundër këtij vendimi u kujtoi se në luftë 'një gjeneral nuk shkëmbehet me një kapterr'

"Nuk dinte Stalini ti shpëtonte jetën djalit që e morën peng gjermanët. Mbylleni gojën. Nuk ju dhimbset djali im më shumë se mua. Unë Vasili mund ta shpëtoja por mund të humbja luftën. Po Churchilli budalla ishte që çoi çunin në Jugosllavi tek Tito?" tha Meta para Pallatit të Kongreseve.

Partinë e spastroi dhe nga besnikët e Kryemadhit. dhe bëri të qartë, se me të s’ka lojëra.

‘‘Nuk bëhet opozita një dorë baklava e një dorë revani. Kush qëndron këtu për të bërë lojrat e don Agaçit apo atij Tarallakut e ka gabim sepse Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Berishës dhe i ka bërë të gjithë shkolla për tu përballur me mafien. Unë kam nevojë për dashuri pa kushte', deklaroi Meta ndër të tjera gjatë fjalimit të tij para 900 delegatëve. 

Gjatë fjalimit 2 orësh, Ilir Meta përpara delegatëve të Konventës Kombëtare, sulmoi hapur ndërkombëtarët. Solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian Alberto Cutlio-n duke theksuar se do ta shpallte ‘non grata’, pasi ai s'mund të dilte kundër një dekreti të presidentit. Ish- ambasadori italian komentoi dekretin e Metës, asokohe president për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

'Se McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni Kushtetutën e bëjeni fertele. Turp për Cutlio-n. Të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës ku ndodh kjo. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh gjithë Shqipërinë para asaj ambasadës'- tha Meta.

Akuzat nuk i kurseu as një drejtim të Lulzim Bashës, kreu të Partisë Demokratike, për të cilin tha se nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke shumëzuar 7x7=42. Meta tha se dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së dhe akuzoi Ramën se po kërkon të asgjësojë partinë e Lirisë

"Regjim mafioz që ka kapur cdo instrument ka rrëmbyer vulën e PD e gënjen mendja se mund të marrë dhe vulën e PL-së e të shuajë opozitarizmin.

Gjatë fjalimit të tij, ajo që u vu re ishte se Meta, nuk bëri asnjë sulm kundrejt drejtësisë, ndryshe sa e kemi parë kohët e fundit me retorikën e tij të ashpër, kryesisht ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, ndërsa kur Kryemadhi mbajti fjalimin në podium u largua nga salla

Për të aktivizuar anëtarët e partisë, Ilir Meta mori si shembull kryeministrin Edi Rama, në lidhje me aktivizimin në rrjetet sociale, pasi sipas tij është një strategji e suksesshme.

‘Por mos kujtoni se Edi Rama është budalla, po të ishte nuk rrinte 12 vite në pushtet.'- tha Meta.

Aksioma 'me qetësi e dashuri' mori fund, kur Meta u kërkoi të rinjve dhe anëtarëve të ishin më aktivë, ndërsa një pjesë e të rinjve lanë Pallatin e Kongreseve për shkak të fjalimit të tij të gjatë.

Kryemadhi 'paqen' e shënjoi dhe me votën pro Metës si president i Partisë së Lirisë në garë përballë Faik Bashës. Kështu me 691 vota Ilir Meta konfirmohet President i Partisë së tij dhe Erisa Xhixho zv.Presidente me 637. Ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha mori vetëm 27 vota.

Largimin nga politika, Meta tha se e sheh vetëm pasi të këtë ‘plotësuar prioritetin 4 milionë shqiptarë këtu’.

Konventa u mbyll pas 6 orëve ndërsa në mbrëmje Meta e simpatizantët shkuan tek rrugica e Sali Berishës në 'arrest shtëpie' prej 30 dhjetorit 2023, pasi po hetohet për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Aty,  poshtë ballkonit të Berishës sulmoi dhe SPAK 

Ora 21:20
S’ka më akuza për SPAK dhe Altin Dumanin? Meta: Kam reflektuar shumë

1714242504_ilirmeta.jpg

Në 90 minuta fjalim, Ilir Meta zgjodhi që të mos-sulmonte SPAK dhe Altin Dumanin dhe duket se kjo do të jetë retorika e tij në vijim si president i Partisë së Lirisë, një parti e reformuar, siç ai e ka cilësuar. 

Pyetur në lidhje retorikën e tij të ashpër kundrejt SPAK-ut dhe kreut të saj, Altin Dumanit, Meta u tregua më i matur duke nënkuptuar se nuk do të ketë më sulme ndaj drejtësisë nga ana e tij. 

“Drejtësinë do ia lë Kryesisë së Vasilit, se ai është figura kryesore e PL në Kuvend, se ka qenë dhe bashkëkryetar i Komisionit të Drejtësisë, kam reflektuar aq shumë sa tani po shkoj drejt legjendarit dhe për t’i shprehur solidaritetin tim”,- tha Meta. 

Ora 21:07
Mban veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulme SPAK dhe 'karaoke' poshtë ballkonit të Berishës

 

Nga Konventa e Partisë së Lirisë, ku zgjodhi veten president të saj, Ilir Meta shkoi poshtë ballkonit të Sali Berishës në arrest shtëpie për aferën Partizani, ndërsa veshur mbante bluzën “Lironi liderin e opozitës”.

Fjalën e tij e nisi duke i thurur lavde Berishës.

"Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal”, tha Meta.

As poshtë ballkonit të një personi nën hetim, nuk i ndali sulmet ndaj SPAK.

“Jam të shumtë ata që thonë pse nuk ka ardhur Ilir Meta kë? Si kryetar nuk mund të shkoja,  më duhej të bëhesha president të shkoja tek Sali Berisha që është presidenti i përgjithshëm . SPAK apo SKAP nuk guxon t’i përmendë emrin Ramës që në dy orë kaloi 17 vendime. Nuk po flas për PPP, për tendera sekret, për hata të tjera, këta mburren dhe thonë se po godasim pandëshkueshmërinë, duke u marrë me Sali Berishën, të cilin ka plot shqiptarë që se pëlqejnë, por i cili ka qenë një simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror”, tha Meta.

Metës nuk i mjaftoi fjala, por për të shprehur simpatinë e tij për Berishën ia mori edhe këngës.

 

Ora 20:33
Konventa/ Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë me 691 vota, kundërshtari vetëm 27 vota! Erisa Xhixho, zv. presidente

Në garë me Faik Bashën Ilir Meta është zgjedhur president i Partisë së Lirisë. Meta mori 691 vota Ilir Meta ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha mori vetëm 27 vota.

Në Konventën për rithemelimin e partisë që zhvilloi këtë të shtunë, zv.presidente u zgjodh Erisa Xhixho me 637 vota.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha për djegien e mandateve. 

"Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00.  Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë. Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, në transparencë të plotë dhe në praninë e mediave, si edhe të vëzhguesve të caktuar nga secili kandidat pjesëmarrës në garë. Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se: Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.  5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme. Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj. Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë. 10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara", njoftuan përmes një deklarate për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi dhe Kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, Denis Turabi.

Ora 20:23
Dorëheqja e Endrit Braimllarit nga posti i nënkryetarit të PL-së, Meta: Nuk jam në dijeni

 

Siç e paralajmëroi, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë këtë mbrëmje nga selia e partisë që drejton, për të shkuar poshtë ballkonit të banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është nën arrest shtëpie prej kohësh.

Gjatë rrugës ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me dorëheqjen e Endrit Braimllarit nga posti i nënkryetarit të PL-së.

Meta është shprehur se nuk është në dijeni të një lëvizje të tillë, por theksoi se PL do të ketë një strukturë të re në vazhdim.

Nuk jam në dijeni të një veprimi të tillë, nuk e kam vënë re, por e kemi bërë të qartë që do të kemi një strukturë të re. Pres nga ai (Braimllari) të ushtrojë detyrën si kryetar i këshilltarëve të PL-së në Bashkinë e Tiranës:, -është shprehur Meta.

Ora 16:03
Braimllari 'shkund' votën për presidentin e ri të PL-së: Ja cila duhej të ishte kryefjala e Konventës

Endrit Braimllari ka votuar për zgjedhjen e presidentit dhe zëvëndëspresidentit në Partinë e Lirisë.

Në një postim në Facebook, Braimallari ka ndarë momentin kur hedh votën në kutinë e votimit në Palllatin e Kongreseve, duke shkruar se duhej që kryefjala e Konventës të ishte bashkimi i energjive kundër aferës së inceneratorëve dhe Erion Veliajt.

'Urime ekipit të ri drejtues që do të dalë nga konventa kombëtare.
Bashkimi i energjive kundër aferës së inceneratorëve dhe Erion Veliaj duhet të ishte kryefjala e konventës kombëtare.
Opozitarizmi i vërtetë është maratonë.
Kontributi, sakrifica vlerësohet mbi bazën e angazhimit ndër vite.', shkruan Braimllari.

 

Ora 15:53
'Uaaa uaaa, flet partia e vulës për moral', Metës nuk 'i del e keqja' me Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri

 

Pas hodhi votën për zgjedhjen e presidentit dhe zëvëndës presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët për komentet e Partisë Demokratike që sollën në vëmendje amoralitetin e Metës dhe Berishës në vite.

'Uaaa Uaaaa. Flet partia e vulës për moral. Po si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011. Me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Ristanit. Me votat e kujt doli. Ai jo vetëm të gënjen jo vetëm për orën. Por ai edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri', deklaroi Meta.

Ora 15:47
Meta tregon telefonatën me Berishën: E pëlqeu Konventën! Kujton fushatën e 2005: Pas zgjedhjeve i bleva Monikës një 'Tuareg'

Ilir Meta hodhi votën për president dhe zv.presidentin e PL-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve teksa mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për Monika Kryemadhin, që deklaroi se mund të tërhiqet nga politika për t'iu përkushtuar familjes.

Meta kujtoi edhe një episod nga fushata e vitit 2005, kur Kryemadhi garoi në Kombinat në Tiranë. Megjithëse nuk fitoi Meta i bleu bashkëshortes një makinë 'Tuareg'.

'Nuk e shikoj kështu. Ajo gjithmonë ka qenë një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë e dedikuar me fëmijët. Jam i bindur që do ti bëjë të gjithë detyrat e saj me përgjegjshmëri por edhe me emocion. Po si u largua? Ajo është anëtare e KPD. Sepse është ish kryetare. Edhe unë nesër, kur do të jetë ajo ditë ardhtë sa më parë, do jem anëtar i KPD. Ajo është deputete me shumë vota. E tregoi edhe në 2005. Doktori tha një gjë të madhe pak më parë fola, i kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar

Meta tregoi se kishte marrë dhe telefonatën me Berishën.

Pak më parë fola dhe me doktorin më uroi për konventë. I kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar.  Monika pati shumë të vështirë në Kombinat sepse sa kishte lindur vajza, në atë kohë Nano i vuri përballë ish ministrin e Brendshëm. Edhe ju rekomandua këtij të shkonte në Fier dhe jo në Kombinat, në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë mori 30%, fitoi i ndjeri presidenti Nishani, i cili ka qenë miku ynë. Edhe Monika u gëzua shumë fitoi i ndjeri zoti Nishani sepse fushata i kaloi caqet gjithë ministri u përqëndrua. Pasi kaloi kënaqësia e parë pasi kishte ndodhur rotacioni, më tha mua u lodha ça fitova. Kishte pasur dëshirë për një Tuareg dhe ja plotësova këtë dëshirë. Megjithëse e përdorja unë. Doktorit  në 2007 i thanë që LSI ka rrezik të vërë Monikën kandidate në Tiranë, edhe doktori thotë e kam të zgjidhur vë Bujarin dhe e marr Tiranën. Ajo e ka patur dhe e ka dhe gjithmonë është e mirëpritur të japë kontributin', tha Meta.

Ora 14:45
'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së (VIDEO)

 

Monika Kryemadhi ka bërë transparente votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku duket që ka shënuar me X emrin e Ilir Metës.

Mesa duket, pavarësisht fërkimeve këto kohë brenda partisë, Kryemadhi nuk e tradhton bashkëshortin e saj.

Ora 14:36
Buxhetimi 50% i grave dhe vajzave, Kryemadhi: Prandaj Meta është lider, jo për mashtrime! Haxhinasto: Besoj nuk e ke me mua referencën për mashtrim

 

Teksa po hidhej në votim propozimi për buxhetim të grave dhe vajzave të PL kandidate për deputete ose Këshilla bashkiak, Ilir Meta dhe Kryemadhi u çuan nga vendi një nga një duke i marrë fjalën Edmond Haxhinastos që po referonte votimin në Konventë. 

Haxhinasto: Mënyra si ne e kemi menduar për shpërndarjen e fondeve për fushatën zgjedhore duke ndjekur parimin e barazisë gjinore, besoj se e akomodon edhe atë merakun që të kemi një kuotë të caktuar të fiksuar për buxhetin që përdorin zonjat në fushatë zgjedhore kandidate zonja. Kjo është ajo që diskutojmë. Kurse për çështjen e dytë, për rrethin ku aplikohet lidhja nepotike. Ashtu siç e shpjegoi në emër të grupit të punës edhe zonja Caka, ne kemi marrë si referencë përcaktimin ligjor për familjen e aftë. E kemi ndjeshmërinë që besojmë që ligji ka bërë një përcaktim të qartë dhe e vendos atë vullnet në statutin tonë për ti dhënë hapësirë meritokracisë, që edhe persona me lidhje të caktuara nepotike, e kanë mundësinë të konkurrojnë me platforma alternative në të gjithë forumet drejtuese të PL. Edhe propozimim i dytë në një mënyrë është i akomoduar në statut. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse ta hedhim dakord kush është dakord me versionin e grupit të punës.

Kush është dakord me propozimin e paraqitur nga zonja Kryemadhi.

30% do të akomodohet në mënyrën si e kemi formuluar ne, që do të thotë që me do të zbatojmë parimin e barazisë së plotë gjinore.

Meta: Minimumi 50%. Vëre 50%.

Haxhinasto: Unë nuk thashë zonja Kryemadhi që në statut është përcaktuar përqindje. Thashë që kemi një parim. Ju sqaroj unë.

Meta: 30% është shumë pak, se ne kemi vajza të mrekullueshme anembanë Shqipërisë, shumë do na bashkohen. Dhe ta vëmë minimumin 50%, 5 prioritetet. Ne për hir të 5 prioriteteve përmendëm shtëpinë botuese 55. A e keni parë piktori ka nxjerrë ato duart për të na kopjuar neve? Po ai nuk na arin dot ne. Marrim shpejtësi tjetër nga sot. dhe me 50% të grave.

Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta. Sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë dhe vajzat për buxhetimin 30%, por ju jep atë që ju takon grave dhe vajzave 50%. Prandaj është lider Ilir Meta. Nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e rradhës sepse e keni në statut zoti Haxhinasto të publikuar në faqen online, ku nuk keni zero buxhetim për gratë, ku i konsideroni të barabarta vetëm për buxhetimin vjetor, jo për buxhetimin e fushatave elektorale, prandaj duhet të jemi serioz edhe me partnerët ndërkombëtarë për të vendosur në statut pikën e buxhetimit të grave. Sa i përket konfliktit të interesit, daç miratojeni daç mos e miratoni, ajo ka të bëjë me të ardhmen tuaj.

Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi! Besoj se referenën për mashtrim nuk e kishit për mua, sepse unë nuk jam shquar ndonjëherë për mashtrim.

Ora 14:05
Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Ora 13:54
Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike

1714218546_711d8ea69a004fbfbe375fc8d7aa5872.jpg

Meta tregoi në Konventë edhe se si ja dha nënshtetësinë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Meta tha problemi nënshtetësisë së Kryepeshkopit është përdorur për politikë, por ai i dha zgjidhje këtij problemi. 

'Kur më erdhi ambasadorja greke, Eleni, në takimin e parë si president, më tha ‘si do iki unë nga Shqipëria, çështjen e detit jo, çështjen e shtetësisë së Fortlumturisë jo’, dëgjo i thash, tek kjo e detit nuk ma ka fal gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal.

Aty është Kushtetuta dhe ka një vendim të Gjykatës, dhe unë dua ta zgjidh në interes të dy vendeve. Ti nuk do ikësh pa asnjë sukses i thash, se problemi i Fortlumturisë do zgjidhet, se çdo gjë është përdorur si një sajesë politike, të shkonte ai 90 vjeç në polici, apliko në komisariat, e kërkon procedura thoshin. Erdhi zotëria, për një javë u zgjidh çështja', u shpreh Meta. 

Ora 13:40
Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë

1714213559_Screenshot35.jpg

Për rreth një orë 30 minuta kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti një fjalim në Konventën e partisë së tij.

Në fjalimin e gjatë s’la pa shigjetuar kundërshtarët politikë, por ajo që u vu re ishte se Meta nuk bëri asnjë sulm kundrejt drejtësisë, ndryshe sa e kemi parë kohët e fundit me retorikën e tij të ashpër, kryesisht ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Meta u tregua i kujdesshëm sot që mos të sulmonte sistemin e drejtësisë.

Ora 13:37
'Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm', Kryemadhi shpalos dy pikat: Buxhetimi i grave dhe vajzave kandidate dhe konflikti i interesit

 

Monika Kryemadhi mbajti fjalën e saj në Konventën e Partisë së Lirisë.

Ndryshe nga herët e tjera, në fjalën e saj Kryemadhi thjesht sa shpalosi dy propozimet e saj për ndryshimet statutore që lidhen me buxhetimin e grave dhe vajzave që do jenë kandidate të PL-së në Këshilla bashkiakë dhe për deputete dhe propozimin e konfliktit të interesit.

Kryemadhi nuk bëri kësaj rradhe asnjë koment politik.

'I qëndroj fort dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputet dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak. Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozoj individ që ka konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar', tha Kryemadhi.

Ora 12:49
'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Celltiku dhe Sasha më ruajtën ekuilibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte

 

Në mbyllje të Konventës, Ilir Meta nuk la pa përmendur Selltikun dhe tifozët e këtij ekipi skocez. Meta kujton kohën kur tifozët e Selltikut e ndihmuan të kapërcente momentin e vështirë psikologjik.

'A e dini ju pse e dua unë Celltikun se në atë kohë që ngela vetëm edhe nga partia ime. Që isha i rrethuar më keq se Vojo Kushi e përditë kërcënohesha, e provokohesha. Si e përballova unë, se thoshin dhe atëherë që isha i çmendur e Luli ishte në rregull, se 7 x7  42. Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Selltiku dhe Sasha (macja). Dhe jo vetëm lidhja prej Rudi Vatës. U takuam me tifozët e Selltikut në Sarajevë u thashë atyre Rudi Vata dhe ata u çmendën. Ditën tjetër më thotë Tedi Blushi shpërtheu twitter, dërguan falënderime ata. Ata janë besnikë, e mbështesin Celltikun edhe më shumë kur humbet. Janë 3 milionë fansa. Morën çmimin si fansat më të jashtëzakonshëm. Vajtën në Seville 35 mijë përkrahës. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri dhe jep fjalën që do ta çojë këtë betejë deri në fund. Kemi qenë të tradhtuar si opozitë, jemi zgjuar, nuk ka më natë. Edhe natën ditë. Që Shqipëria të shikojë dritë. Unë kam nevojë për dashuri pa kushte', u shpreh Meta. 

Ora 12:33
'Never give up', Meta tregon nëse do largohet nga politika: Malet tona më të larta në kohët më të vështira

 

Ilir Meta pati një mesazh në fjalimin e tij në Konventë, për të gjithë ata që kërkojnë që ai të largohet nga politka.

'Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet e larta. Malet tona edhe më të larta kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up', tha Meta. 

Ora 12:22
Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

 

Fjalimi i zgjatur i Ilir Metës mesa duket ka filluar të mërzisi të disa delegatë.

Në videon e siguruar nga Report Tv brenda Pallatit të Kongreseve duken disa të rinj që lëvizin nga karriget e tyre gjatë fjalimit të Metës dhe largohen jashtë ambjenteve të sallës, teksa kreu i PL-së vijon e flet.

Ora 11:58
Meta me tone të ashpra: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur non-grata! Nëse një ndërkombëtar diskuton dekretin e Begajt dal e mbledh njerëz para ambasadës

Kreu i PL-së Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp ata që kujtojnë sipas tij që jemi popull pulash.

 Solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian Alberto Cutlio-n. Ish- ambasadori italian komentoi dekretin e Metës, asokohe president për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Meta tha se ambasadorin italian, do të kishte shpallur 'non grata', pasi sipas tij nuk diskutohet dekreti i presidentit por vetëm prej marrrëdhënieve të mira me Italinë, nuk e ndërmori një hap të tillë.

'McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni Kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek Lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte.

Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti tarrallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK', tha Meta ndër të tjera. 

"Të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “'arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t;i bëj", deklaroi Cutillo më 8 qershor 2019.

Ora 11:55
Meta: Opozita bëhet si Klevis Balliu, jo një dorë bakllava një dorë revani

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori si shembull Klevis Balliun për të bërë opozitës.

‘E dua shumë Klevisin jo se dua Fahriun se i fliste keq fëmijëve të mi për mësuesit e matematikes, por se për 2 vjet e ca ka mbajtur protestë i vetëm, dhe i tradhtuar nga ai 7x7 42, dhe të rrish në hotelin më të mirë të shkosh në rezortin më të mirë mërzitesh, ka qëndruar atje ka shkuar në polici sa procese ka për vete, epo ashtu bëhet opozita, jo një dorë bakllava një dorë revani, ka ikur kjo kohë. Opozita është mision, liderët formohen në opozitë jo në qeveri!’- tha Meta.

Ora 11:50
Meta 'merr' shembull Ramën për 'like' në FB: Pse budalla e dini ju atë, po të ishte s’do rrinte 12 vite në pushtet

 

Ilir Meta ka vendosur të kopjojë strategjitë e partisë Socialiste për menaxhimin e rrjeteve sociale. Meta u ka bërë thirrje të rinjve që të bëjën ‘like dhe share’ në rrjetet sociale.

‘Po lëvizim ngadalë. Do të organizohemi krejt ndryshme. Me këtë program të mrekullueshëm. Do ta bëjmë Shqipërinë të ketë diell për të gjithë. Kam ekipin e monitorimit për share, like unë nuk jam i apasionuar. Por mos kujtoni e Edi Rama është budalla, po të ishte nuk rrinte 12 vite në pushtet. Ai bën mbledhje qeverie vetëm për të diskutuar si administrata e patronazhistëve është ne rregull apo jo me planin e share dhe komenteve dhe me radhë.

Po neve çfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Ilir Metës, Erisa Xhixhos. Po nëse ne përtojmë të bëjmë diçka kaq të vogël... kjo nuk është gjithçka po tregon sa  organizuar je sa nerv ke të dalësh kampion. Ne po luajmë për kampion, në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampion. Edhe mund të mos dalin, por ne ndeshjen nuk e shesim.’- tha Meta.

Ora 11:41
Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë

 

Meta në Konventë solli shembujt e Vasil Laçit dhe Vojo Kushit, shembuj patriotizmi dhe atdhetarie, teksa shtoi se nuk i durojmë italianët si pushtues. 

'Turp për ata që thonë pse Meta përmend Vasil Laçin. I paharruar kujtimi i asaj nëne që e lindi dhe e rriti. Të gjithë do mbajnë mend Vasil Laçin. Kreu akt patriotik. Ishte i revoltuar. I duam shumë italianët për shumë arsye. Skemi probleme. Por ne nuk i durojmë si pushtues. Pa ato krisma të Laçit a nisnin ato krisma. I thanë thuaj që të futën grekët, jo tha e bëra për Shqipërinë. Vojo Kushi dha një mesazh patriotizmi, atdhetarie, një mesazh se ndaj pushtuesit nuk ka alternativë dhe nuk ka zgjidhje përveç sakrificave. Ishte misionar. Kam takuar instruktorin e Adem Jasharit, më tha ishte njeri i vendosur. Nuk nënvlerësonte detajin më të vogël në stërvitje. E paharruar familja Jashari. Ajo shkundi shqiptarët botën kudo, unë njoh një patriot në Nju Jork. Kur u shuajt familja e Jasharit u shkundën shqiptarët në Zvicër në Amerikë. Njëri prej tyre bëri një darkë, mblodhi një shumë dhe i çoi për luftën. Mirënjohje për ata që luftuan. I paharruar kujtimi i ushtar Kavajës, Indrit Carës, la Anglinë për Kosovën. Ne të lëmë Shqipërinë në duar të këtyre kriminelëve, me llafe me vepra me organizim', tha Meta ndër të tjera. 

Ora 11:31
Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së

 

Në Konventën e Partisë së Lirisë Ilir Meta ka cilësuar si krim të madh djegien e mandateve. Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.

‘Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si morë jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion.’- tha Meta.

Meta po ashtu kritikoi strukturat e partisë në lidhje me anëtarësimet e reja në parti.  Meta foli në Konventë me mesazhet e Stalinit e Lenini, ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik 

‘Do mblidhemi në komision organizimi dhe do bëjmë bilancin sot dhe do ta fillojmë nga vetja kur vija politike është e qartë ka thënë Stalini faktor vendimtar për fitoren mbetet organizimi. Lenini pushteti merret ose humbet çdo ditë, ose i bën njerëzit për vete ose i largon. Pse gënjehet Ilir Meta me foto?! 1000 të rinj i mbledh Ilir Meta sot, jo vetëm 15 veta. Çdo kush nga që ka 15 vite plus në parti, duhet të kishte nga 15 mijë të rinj nga mbrapa. Nuk është e lehtë që në kohë kaq të trazuara kërkojnë të shkatërrojnë identitetin shqiptar.’- tha Meta.

Ora 11:26
Meta e bën të qartë: Kam bërë shkollën e Ramiz Alisë, Nanos dhe Berishës për këtë ditë! Kush ëndërron lojëra e ka gabim

 

Ilir Meta në nisje të fjalimit të tij në Konventën e Partisë së Lirisë, e bëri të qartë për armiqtë në partinë e tij, se e kanë gabim pasi ai ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Berishës.

'Ju kërkoj falje, duhet të them që kjo është konventa e fundit e PL që fillon me gjysëm ore vonesë. Nuk do të ketë konventë të PL dhe shumë shpejt do të kemi një konventë të re dhe partie të re siç duhet përballë  këtij regjimi mafioz, që ka rrëmbyer vulën e PD-së, që e gënjen mendja se do të marrë vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin. Ndaj ju kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalë të bukur se do të kemi shumë raste të tilla. 5 prioritet për 4 milionë shqiptarë plus dhe për të hedhur në kosh projektin e Rilindjes për 1 milionë banorë. Dhe do shihni dhe seri të tjera me RAI 3. A e dini sa kanë rënë marrëdhëniet me Italinë? Sepse koordinatorët e marrëdhënies dy mafioz gjeneral Lisi dhe gjeneral Agaçi, që duhet të ishte në burg për PPP-të. Sekretari i përgjithshëm e kryeministrisë, e pra lidhjet mes dy shteteve u kapën bë nivelet më të larta nga mafia. Këtu dominon mafia dhe nuk vijnë investitorë serioz. Dhe vijnë vetëm pensionistë. Unë nuk kam shumë fjalë, por mund të them një gjë shqiptarëve që e dinë se kushtetutën nuk e shkel, e ka thënë dhe Venezia. Edhe në Venezia tjetër bëheshin deklaratat se edhe atje shkonte Taulanti. Një gabim e kam bërë, që natën e zgjedhjeve pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, sepse shkoja kudo bëja presin nga McGonigalëve dhe mafies, që nxisin dhunë kudo dhe unë ça të bëja i vetëm, bëja presion për të shpëtuar pluralizmin, më dhimbjes edhe partia që kisha krijuar me Po po, jo jo. Kështu do bëhet. Kush është me Ilir Metën është me mua. Kush nuk është me Ilir Metën dhe është burrë apo grua i jep dorën Ilir Metës dhe i thotë mirupafshim. Ama kush ëndërron për lojëra e ka gabim sepse Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Berishës dhe i ka bërë të gjithë shkolla për tu përballur me mafien', deklaroi Meta ndër të tjera.

Ora 11:01
Meta 'dirigjent', ekzalton delegatët e Partisë së Lirisë teksa luhet kënga 'Për ty Atdhe' e Mentor Xhemalit

 

Në nisje të Konventës së Partisë së Lirisë, në sallën e Pallatit të Kogreseve u të dëgjohet kënga e Mentor Xhemalit, 'Për ty Atdhe'.

Më i ekzualturi ishte Ilir Meta, që nuk la pa dirigjuar edhe delegatët e Konventës. 

Ndërsa në qendër të skenës ishte dhe djali i Mentor Xhemalit, Maksim Xhemali që në fjalën e tij falenderoi Metën.

Ora 10:53
Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42

 

Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongereseve. Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën. Duke marrë si shembull fitoren e Bashkuë Fitojmë në bashkitë e Fushë Arrëzit dhe Pukës, Meta tha se nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke shumëzuar 7 herë 7.

'Më thotë Mondi a mund të shoqëroj! Faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri këto 26 vite. Bëhu gati të bëjëm stërvitje bashkë të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies. E puthe edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malaj e Memaliajn. Ashtu fitohet. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42', tha Meta.

Ora 10:50
Meta: Kush e ka larguar Monikën? Të kandidojë për deputete, ka mbi 20 mijë vota

Konventë për të larguar Monika Kryemadhin? Në nisje të Konventës së Partisë së Lirisë Meta u tha gazetarëve se konventa nuk ishte për Kryemadhin e cila me votat që ka mund të kandidojë për deputete. 

"Si largohet Monika është deputete dhe mund të zgjidhet deputete se herë të dojë. Besoj se ka mbi 20 mijë vota dyfishin e Boçit. Është anëtare. Do i japim fund nepotizmit, pasi e solli LSI në atë situatë dhe ndihmoi mafien për fat të keq të kapi pushtete. Kjo nuk është konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet" tha ai. 

Ora 10:42
Meta para Konventës tregon historinë e Stalinit si shembull Monikën: Askush s’e ka marrë peng! Nuk dinte Josifi të shpëtonte djalin e tij?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përdori historinë e Stalinit, diktatorit komunist të Bashkimit Sovjetik, i cili  shpëtoi djalin e tij me gruan e pare, të cilin e kishin zënë rob gjermanët për të paralelizuar me Monika Kryemadhin duke nënvizuar se konventa nuk është kundër saj.

Para nisjes së konventës Meta tha se Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij dhe se askush nuk e ka marrë peng Kryemadhin. 

'Kush e ka gënjer Monikën. Si largohet Monika?  Është deputete dhe mund të zgjidhet deputete se herë të dojë. Besoj se ka mbi 20 mijë vota dyfishin e Boçit. Është anëtare. Do i japim fund nepotizmit, pasi e solli LSI në atë situatë dhe ndihmoi mafien për fat të keq të kapi pushtete. Kjo nuk është konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet. Kur ti hipësh atje bashkë me Osmanin ke të drejtë të më ndërpresësh.

As luftën kundër nepotizmit në parti Meta nuk e sheh si luftë kundër Kryemadhit por një problem i madh shoqëror që duhet luftuar ndërsa shtoi se në kryesi të dy janë të barabartë. Duke e paralelizuar me historinë e Stalinit, Meta kujtoi se  rregullat e luftës nuk ndryshohen në luftë

Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë. 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana. Kryemadhi më e mbrojtura nga neni ndaj nepotizmit. Është ish kryetare e partisë është anëtare e KPD-së, është deputete mund të jetë dhe nesër. Në Kryesi jemi të dy të barabartë. Nuk dinte Stalini, t’u shpëtonte jetën djalit që e morën peng gjermanët, çfarë i tha Stalini gjeneralëve. Hitleri kërkon von Paul gjeneralin si shkëmbim dhe ne do ta shkëmbejmë me Vasilin.

Po ju në cilin akademi keni mësuar  u tha që një gjeneral shkëmbehet me një kapterr. Rregullat e luftës nuk ndryshohen gjatë luftës.

Nuk iu dhimbset djali im më shumë se mua. Si do kisha moral tu mbaja nënave që humbën bijtë në luftë. A e dini budalla Churchillin që çoi çunin në Jugosllavi tek Tito? Askush, nepotizimi është problem i madh në Shqipëri. Problemi ynë është që nepotizmi tek LRI, e cila do jetë organizata më e fuqishme për 2 muaj. Kam një mesazh për këta të rinjtë që çohen vonë, nuk bëjnë stërvitje, që nuk hipin atje', deklaroi Meta.

Ora 10:18
Tërhiqet Kryemadhi: Kam vendosur të mos bëj më luftë! Ka ardhur koha që prioriteti im të jenë fëmijët

'Paqe' mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Përpara nisjes së Komventës së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi tërheqjen nga fraksioni 'kundër Metës'. Se tashmë ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shohë prioritete të tjera.

E shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri, Kryemadhi tha se ishte një gladiatore me taka dhe jo një grua burrë.

'Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Frakison nuk e bëj për show. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejën që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë', tha Kryemadhi.

E pyetur më pas teksa pyetet si ndihet që tashmë pas kaq shumë vitesh në politikë po lihet jashtë, ajo përgjigjet jo pa keqardhje.

'Normal që ndjek keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo pëfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Në 30 vjet jam inevstuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi', shtoi Kryemadhi.

Ora 09:54
Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

 

Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Menjëherë sapo ka mbërritur Meta iu turr një prej bashkëpunëtorëve të tij duke e kritikuar për një gabim.

Ky i fundit mesa duket kishte postuar në facebook e Ilir Metës dhe kishte bërë një gabim ortografik, duke shkruajtur 'Famur' në vend të 'Flamur'.

Meta: Hajde shpejto, shpejto

Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin. Rinia e plakur, hajde.

'Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster,' i thotë Meta një simpatizanti tjetër.

Më pas një anëtare e PL-së i thotë Metës të marrë bexhin para se të hyjë. Meta i përgjigjet pritet se do hyj prapë unë, të punoj me ritmin tuaj 700 vjet ri Rama në pushtet.

Më pas Meta hyn në sallë duke iu bërë thirrje të gjtihëve të shpejtojnë: Vrap këtu, iu bënte thirrje Meta.

Më pas nga pamje duket që salla është bosh dhe njerëzit duken që nuk kanë ardhur. Për këtë Meta iu kërkon llogari bashkëpunëtorëve duke thënë se në 10:00 unë filloj Konventën.

Ora 08:55
Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Sot Partia e Lirisë do të mbaj Konventën në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00. Sekretari i kësaj pakrtie Tedi BLushi ka zbardhur agjendën e Konventës së sotme, ku pritet të votohet presidenti i kësaj partie dhe zv.presidenti.

Rivali i Ilir Metës do të jetë Faik Basha, ndërsa për zv.president janë 3 kandidatura: Erisa Xhixho, Myrvete Asqeri dhe Miranda Rira.

Përveç fjalës së Metës, pritet të ketë dhe shumë fjalime të tjera, ku do të flas edhe ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, dhe me një video mesazh ish-kryeministri i Kroacisë, Stipe Mesiç.

RENDI I DITËS
 

Ora: 10:00 - Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve

Fillimi i punimeve të Konventës. 

Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)

Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024. 

Ftohet Kryesia të zerë vëndet.

Nderimi i Himnit Kombëtar.

Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024  

Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.

Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)

1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)

2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj

3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.
Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)
Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)
Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)
Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri - online)
Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)

4. Diskutime mbi Dokumentat e 5 prioriteteve të Programit dhe të Statutit.
Prof. Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë dhe Financat.
Prof. Edmond Panariti, Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin
Znj. Erisa Xhixho, NënKryetare dhe deputete e     Partisë së Lirisë
Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë
Ambasador Agim Nesho, Zëvendës-Kryetar i Partisë së Lirisë
Z. Petrit Vasili, NënKryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë
Z. Ramadan Kondi, Sekretar për Çështjen e Pensioneve në Partinë e Lirisë

5. Diskutim mbi propozimet e paraqitura për Programin dhe Statutin.
a. Paraqitja e propozimeve (Znj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë)
b. Qëndrimi i Grupit të Punës ndaj propozimeve (Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë)

6. Votimi i hapur për Dokumentin e 5 Prioriteteve dhe votim i hapur për Statutin.

7. Deklarimi i kandidaturave për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendes-President i Partisë së Lirisë.
a. Ilir Metaj (Kandidat për President)
b. Faik Basha (Kandidat për President)
c. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
e. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

Kandidaturat paraqiten nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.

Fjala e kandidatëve që do të flasin:
a. Faik Basha (Kandidat për President)
b. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
c. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

8. Procesi i votimit për Presidentin e Partisë dhe ZëvendësPresidenten. 

Paraqitja e procedurës nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto dhe fillimi procesit të votimit sipas Qarqeve. (Lista bashkëlidhur)

9. Diskutime të tjera: 
Tedi Blushi
a. Pëllumb Dautllari
b. Edmond Panariti
c. Esmeralda Demiraj
d. Agim Nesho
e. Brunilda Paskali
f. Petrit Sinaj
g. Brunilda Haxhiu
h. Fllohe Gojka
i. Ines Shehu
j. Florida Ymeri
k. Lefter Maliqi
l. Dea Nako
m. Kristian Kina
n. Tefta Radëshi
o. Luigj Turmalaj
p. Gisian Dashi dhe diskutime të tjera sipas kërkesave.

Me përfundimin e diskutimeve, deklarohet përfundimi i punimeve të Konventës.

Rezultatet e votimit paraqiten pas përfundimit të votimit dhe numërimit, në komunikim të veçantë me median.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/04/2024 03:16

    E shtune sot,/SNL/ alla shqiptarce-live, me protagonist Like Floririn!

    Përgjigju
  • jani: 28/04/2024 02:09

    normal ke shkollen e komunizmit per te vrare e per te vjedhur....

    Përgjigju
  • :;,*'c: 27/04/2024 23:27

    Moniken nuk e xen gjumi tan naten kur shikjon kudo dashnoren e Ilirit Xhixhon te pandam dhe funi botes me nje Ilir Meten tu knu per ty atdhe!!Hajnin ma te madh te Shqipnis prej 100 vjetsh dhe vrasesin me pagese qe quhet Ilir Meta me partin e leshit qe quhet partia e lirise phy rrac e poshtun.....

    Përgjigju
  • Linda: 27/04/2024 21:11

    U mblodhen delexhinjt per te luajtur teater shnderruan emrin e partis nga "burre e grua" ne " dashnori me dashnoren" e kane parti " prive" dhe se ndajn as me anetaret e partis dhe as me popullin!

    Përgjigju
  • Maksi: 27/04/2024 20:22

    Propoganda e organizates shtetkapese njesoj si kreu Rama vazhdon me aksionin e peshtymes perpjete.... ndersa sulmon e kritikon kundershtaret se shajne nderkombetaret, kur interesi eshte ne te kundert, slene gje pa thene ndaj nderkombetareve "prit e qep". Te papare per nga idiotesia.

    Përgjigju
  • moni: 27/04/2024 20:14

    e largoi moniken sa me diversion qe te mos e arrestoj te thone po merret me femijet. do ta marri fajin vete persiper we te kete dike we to sjelli ushqim kur te jete brenda!

    Përgjigju
  • Miri: 27/04/2024 19:22

    Ku keni program ju.programin e hajdutdhekut.kush te Beso ma o lumall

    Përgjigju
  • LORA: 27/04/2024 14:47

    Sivjet banda kriminale e lesh-e-lizmit dhe lirise se kusarise mbush 20 vjet. Dua t'e besoj se drejtesia shqiptare ne reformim do i jape fund kesaj bande.

    Përgjigju
  • ylli: 27/04/2024 14:19

    kendon dhe kengen per ty atdhe,,,hajduti qe e vodhi dhe e shkatarroi shqiperine......normal qe tallet se. e di qe rama e do jashte kete palaco qe te rrije edhe 100 vjet ne pushtet... ..

    Përgjigju
  • Ceni: 27/04/2024 14:00

    Rrace e felliqur!

    Përgjigju
  • Loki: 27/04/2024 13:22

    Meta do’ua japesh paurine tende atyre 4 million shqiptareve ?? Se ne kurriz te shqiptareve flisni ju te opozites, sepae aq shume keni ber ju per ne sa’ska ber ashkush tjeter. Pik e zez

    Përgjigju
  • tani: 27/04/2024 13:19

    PARTI E DEGJENERUAR,,ASNJE PROGRAM PER PUNEN,,INVESTIMET,,,RININE,,EMIGRIMIN,,RRITJEN E RROGAVE,,PER SHENDETSINE ASGJE,,,VETEM KY ESHTE KESHTU E ASHTU,,,LLAFE KAFESH,,,HALLI I VETEM I TIJ ESHTE TE RUAJE PRONAT E VJEDHURA...

    Përgjigju
  • O pall: 27/04/2024 13:04

    Ik o meta se nuk e bene dot vezen e rames

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 27/04/2024 12:58

    Kristian Kina i LSI ! Edhe i Krishter, edhe Kinez, edhe me LSI !!!! SE ka Spanjolli ne Kavaj kte e dija,por se ka Kinezi ne Shqiperi.... mos asht nga ata Kinezet,Ujguret e Guantanamos, qe na i ban dhurat Amerikanet para disa vitesh ?

    Përgjigju
  • elia: 27/04/2024 10:09

    zot na ruaj nga budallejt qe ka ky vend sa e turpshme po aq edhe e dhimbshme.

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/04/2024 09:44

    Ndonjë kurorë tufë me lule do ja vini tek shkallët? Mos harroni të qani si qatë për Enverin.

    Përgjigju
    • Po pse?: 27/04/2024 10:23

      Ti pret që rinia të rrëzoj Ramën? Rrëzoje vetë me Monikën Ramën se dhe karrigen e kryeministrit për familjen e do, se të shpall nongrata Londra familjarisht si Saliu nqs ul shpenzimet atje?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?