Meta tregon telefonatën me Berishën: E pëlqeu Konventën! Kujton fushatën e 2005: Pas zgjedhjeve i bleva Monikës një 'Tuareg'

27 Prill, 15:47| Përditesimi: 27 Prill, 16:27

  • Share

Ilir Meta hodhi votën për president dhe zv.presidentin e PL-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve teksa mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për Monika Kryemadhin, që deklaroi se mund të tërhiqet nga politika për t'iu përkushtuar familjes.

Meta kujtoi edhe një episod nga fushata e vitit 2005, kur Kryemadhi garoi në Kombinat në Tiranë. Megjithëse nuk fitoi Meta i bleu bashkëshortes një makinë 'Tuareg'.

'Nuk e shikoj kështu. Ajo gjithmonë ka qenë një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë e dedikuar me fëmijët. Jam i bindur që do ti bëjë të gjithë detyrat e saj me përgjegjshmëri por edhe me emocion. Po si u largua? Ajo është anëtare e KPD. Sepse është ish kryetare. Edhe unë nesër, kur do të jetë ajo ditë ardhtë sa më parë, do jem anëtar i KPD. Ajo është deputete me shumë vota. E tregoi edhe në 2005. Doktori tha një gjë të madhe pak më parë fola, i kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar

Meta tregoi se kishte marrë dhe telefonatën me Berishën.

Pak më parë fola dhe me doktorin më uroi për konventë. I kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar.  Monika pati shumë të vështirë në Kombinat sepse sa kishte lindur vajza, në atë kohë Nano i vuri përballë ish ministrin e Brendshëm. Edhe ju rekomandua këtij të shkonte në Fier dhe jo në Kombinat, në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë mori 30%, fitoi i ndjeri presidenti Nishani, i cili ka qenë miku ynë. Edhe Monika u gëzua shumë fitoi i ndjeri zoti Nishani sepse fushata i kaloi caqet gjithë ministri u përqëndrua. Pasi kaloi kënaqësia e parë pasi kishte ndodhur rotacioni, më tha mua u lodha ça fitova. Kishte pasur dëshirë për një Tuareg dhe ja plotësova këtë dëshirë. Megjithëse e përdorja unë. Doktorit  në 2007 i thanë që LSI ka rrezik të vërë Monikën kandidate në Tiranë, edhe doktori thotë e kam të zgjidhur vë Bujarin dhe e marr Tiranën. Ajo e ka patur dhe e ka dhe gjithmonë është e mirëpritur të japë kontributin', tha Meta.


Lajmi kryesor:

Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?