Konventa për dhunën ndaj grave në punë, Ministrja: Duhen fuqizuar ekonomikisht, lehtësira fiskale për sipërmarrëset! Duma: Realiteti dhe fasadat janë larg, kjo konventë të bëhet de fakto

3 Shkurt 2022, 13:52| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:43

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastilirli u ka prezantuar Projektligjin “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”, Manastirliu tha se gratë duhet mbështetur dhe fuqizuar ekonomikisht në mënyrë që të zvogëlohen barrierat penguese me të cilat ata ndeshen në tregun e punës. Ministrja tha se do i ofrohet mbështetje grave sipërmarrëse dhe do të krijohen lehtësira fiskale për to.

“Po punojmë për rritjen e aksesit të grave dhe vajzave në sekserë jo tradicional dhe mbështetjen e tyre nga sistemet e mbrojtjes. Fuqizimi ekonomik i grave mbetet një aspekt kyç ku janë marrë një sërë masash ku synohet përparimi ekonomik në punë.  Zvogëlimi i barrierave me të cilat ndeshen gratë në tregun e punës do të krijojë mundësi të tjera për to. Mbështetja e sipërmarrjes së grave dhe krijimi i lehtësirave fiskale do të ndërmerren në vazhdim. Një konventë të tillë merr një rëndësi të posaçme në mbrojtën e të drejtave të njeriut dhe grave”, tha Manastirliu.

Deputetja demokrate Grida Duma tha se kjo konventë duhet të miratohet por problemi i vërtet qëndron se duhet të kthehet në ligj dhe zbatim de fakto pasi realiteti paraqitet tjetër ku viktimat e dhunës braktisen na shteti.

“Kur përdhunohet një  e mitur duhet ta humb identitetin,  duhet të zhvendoset, nuk merr dot bonus qiraje dhe prindërit janë pa punë, ndërsa do të ndihet nën kërcënim nga përdhunuesi se e ka kërcënuar. Pra kjo konventë duhet të bëhet e vlefshëm de fakto. Psikologët njohin  një të vërtet të mëdha, dhuna më e madhe që pëson njeriu është psikologjike dhe jo fizike.  Shqiptarët kanë 31 vite që vijojnë me tranzicion. Kjo konventë duhet miratuar dhe do miratohet por realiteti dhe fasada janë shumë larg.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?