Autokolona gjigante ruse pranë Kievit po shpërndahet, kryeqyteti në alarm dhe frikë

11 Mars 2022, 18:51| Përditesimi: 11 Mars 2022, 19:27

  • Share

Kolona prej dhjetëra kilometrash që qëndroi në vend për ditë të tëra në rrugën për në Kiev është ripozicionuar në pyje. Sipas analistëve, artileritë janë ngritur në pozicionin e qitjes. Fotot e Maxar tregojnë se autokolona u zhvendos në Ozera, një qytet rreth 30 km larg Kievit Për ditë të tëra, kolona mbeti e palëvizur përgjatë rrugës.

Sot, fotot e reja satelitore duket se tregojnë se ajo kolonë e ushtrisë ruse është shpërndarë kryesisht, duke u përhapur në pyjet dhe qytetet pranë Kievit dhe duke formuar grupime të reja në veriperëndim të qytetit.

Sipas ekspertëve ushtarakë nga Associated Press, ky është "një sinjal i keq": kolona - konfirmoi Britania e Madhe - po pozicionohet për një sulm që mund të nisë në ditët në vijim. Njësitë e blinduara u panë në qytete pranë aeroportit Antonov në veri të qytetit dhe automjete të tjera u zhvendosën në pyje me obusi të tërhequr aty pranë në pozicion për të hapur zjarr.

Shkurtimisht, mjetet e gjurmuara po ripozicionohen me artileri vetëlëvizëse dhe mortaja: kjo do të thotë se plani rus po vazhdon, ngadalë por me siguri - Kharkiv është i rrethuar, Dnipro është nën sulm,.

Bombardimi i Kievit bëhet gjithnjë e më i vërtetë, gjithnjë e më i mundshëm: Putini nuk do të ketë mëshirë për këtë qytet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rusia vijon bombardimet, rrethon Mariupolin! SHBA: Po afrohen drejt Kievit! Autokolona gjigande është shpërndarë! Biden ndalon importin e havjarit dhe vodkës: Putin e humbi luftën


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?