Sot është disa e 16 e luftës në Ukrainë që pas sulmit nga Rusia, ndërsa armëpushimi mes tyre nuk është arritur ende. Pas shpërthimit Mariupol në spitalin e fëmijëve, edhe në qytetet Lutsk dhe Dnipro janë vënë në shënjestër të sulmeve ruse. Mëngjes u goditën për herë të parë disa qytete perëndimore në Ukrainë, ndërsa alarmi për bombardime është dhënë edhe në Kiev. Ndërsa presidenti rusa Putin ka aktivizuar në luftë edhe 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme.
Paralajmërimet e ushtrisë dhe zyrtarëve ukrainas se Bjellorusia do të sulmojë Ukrainën mbrëmjen e sotme po shtojnë frikën dhe ankthin tek qytetarët. Sipas informacioneve të publikuara në mediat vendase, sulmi pritet të ndodh përpara orës 21:00 me orën lokale. Paralajmërimi për sulm vjen vetëm disa orë pasi diktotatori bjellorus Lukashenko zhvilloi një takim me Putin.
Rusët kanë rikthyer sërish makthin bërthamor. Pas sulmeve të ditëve të fundit në zonat bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhzhisë , forcat ruse dje, ata bombarduan institutin e fizikës dhe teknologjisë në Kharkiv , qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ku ndodhet një reaktor bërthamor eksperimental . Sipas Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme, ndërtesat morën flakë. Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët , por Gerashchenko tha se një bombë goditi një ndërtesë që nëse dëmtohet 'mund të çojnë në kontaminim radioaktiv të mjedisit'.
Për administratën bërthamore të Ukrainës, Rusia ka kryer "një akt të ri terrorizmi bërthamor ". Sulmi vjen pas alarmit të lëshuar dje nga Shtëpia e Bardhë se Rusia mund të "përdorojë armë kimike ose biologjike" në Ukrainë . Sot në 11.00 me orën e Nju Jorkut zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e kërkuar nga Rusia, e cila akuzon Shtetet e Bashkuara (pa prova) për zhvillimin e programeve të armëve biologjike në territorin ukrainas. Presidenti Zelensky në një fjalim natën vonë ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina po zhvillon armë biologjike.
Nga ana tjetër forcat ruse janë afruar tre milje (5 km) më afër Kievit në 24 orët e fundit, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Ndërsa lidhur me evakuimin e popullsisë, Kievi Zyrtar thotë se ende asnjë civil nuk është evakuuar nga Mariupol për shkak të bombardimeve të forta ruse, të cilat nuk lejojnë as dërgimin e ndihmave humanitare të dërguara nga qeveria e Kievit.
Bisedimet e paqes mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi përfunduan pa ndonjë përparim drejt armëpushimit. Në 24 orët e fundit, Rusia tha se korridoret humanitare do të hapen çdo ditë në orën 07:00 GMT për të lejuar evakuimin e civilëve nga pjesë të caktuara të Ukrainës. Kjo përkundër dështimit të disa armëpushimeve të rënë dakord.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen paralajmëroi se ditën e nesërme do të parashtrohen sanksionet e reja që do të ndërmarrë BE ndaj Rusisë, në mënyrë që të izolohet edhe më shumë ekonomikisht. Ajo tha se kjo vjen edhe si një përpjekje për të rritur koston e Putin, lidhur me luftën në Ukrianë.
Nga ana tjetër, SHBA ka vendosur të ndalojnë importet nga Rusia të vodkës dhe havjarit dhe të revokojnë statusin e "kombit të favorizuar në tregti".
Në përditësim...
Thesari i SHBA-së ka vendosur më shumë sanksione ndaj oligarkëve dhe figurave të elitës ruse.
Ai tha se qëllimi ishte rritja e presionit ndaj njerëzve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Lista e personave që u goditën nga sanksionet e reja përfshijnë 10 persona që janë pjesë e bordit të VTB Bank, 12 anëtarë të Dumës tek dhoma e ulët e parlamentit rus, si dhe familjen e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.
Më herët presidenti Biden njoftoi një tjetër ndalim të importeve nga Rusia, duke përfshirë ushqimet e detit, vodka dhe diamante ruse.
Ai tha se këto sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë do t'i jepnin "një tjetër goditje dërrmuese" ekonomisë së vendit pas pushtimit të Ukrainës.
Video e rrëmbimit të kryebashkiakut të Melitopolit, Ivan Federov po qarkullon në media. NEXTA ka publikuar videon ku pretendon se kryebashkikau po tërhiqet zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Autoritetit ukrainase kanë denoncuar gjatë ditës së sotme ushtrinë ruse se ka rrëmbyer krybashkiakun e Melitopolit.
“Nëse Putini nuk do të kishte nisur pushtimin e Ukrainës, forcat e Kievit do të kishin sulmuar trupat ruse dhe bjelloruse, ndërsa ata ishin të angazhuar në stërvitje të përbashkëta”. Kështu deklaroi sot në Moskë presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
“Prandaj ne nuk e kemi nisur këtë luftë, ndërgjegjja jonë është e pastër”, tha ai. “Është mirë që kemi filluar. “E përsëris: ata jo vetëm që po përgatiteshin të sulmonin Donbasin, por gjithashtu vendosën pozicione për të sulmuar Bjellorusinë”. Putin, përfundoi Lukashenko, "nuk duhet të justifikohet para askujt" për fillimin e ofensivës ushtarake.
"Që sot, ne ukrainasit e dimë 100% se do të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë kjo".
Kështu ka thënë, siç raporton Pravda, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Evakuimi i Mariupolit dështoi. Zëvendëskryeministrja e Ukrianës Irina Vereshchuk tha në një video në të cilën ajo bëri një pasqyrë të rezultateve të arritura sot përgjatë korridoreve të ndryshme humanitare se 'nesër do të provojmë sërish, para syve të gjithë botës'.
“Nuk ishte e mundur evakuimi dhe dërgimi i ndihmave nga Izuym për shkak të një sulmi nga rusët në kolonën e autobusëve që po shkonin në qytet për të marrë civilët. “Kemi arritur të evakuojmë mbi 1000 persona sot nga Buça, Hostomel, Vorsel dhe nesër do të vazhdojmë”, përfundoi zëvendëskryeministrja.
Rusia ka nisur operacionet ushtarake. Ushtria ruse ka nisur bombardimet në qytetin port ukrainas Mykolaiv në Detin e Zi, në veri të Krimesë. Kështu ka thënë në Telegram guvernatori i rajonit, Vitaly Kim.
Platforma YouTube ka njoftuar se ka bllokuar qasjen në kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse.
Gjigandi i transmetimit të videove iu referua politikës për bllokimin e përmbajtës që mohon ose banalizon ngjarjet e dokumentuara.
YouTube tha se pushtimi rus i Ukrainës bie nën këtë politikë dhe se do të bllokojë qasjen në kanalet, duke përfshirë Russia Today dhe Sputnik.
I dërguari rus në OKB, Vasily Nebenzya, tregoi fotot e maternitetit që disa ditë më parë u bombardua nga trupat ruse, duke pretenduar se është i "paprekur" dhe nuk është sulmuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
“Nuk u shkatërrua, e shihni?” tha ai duke tundur fotot dhe duke pyetur përfaqësuesit e tjerë.
"A duket e shkatërruar? A duket si një ndërtesë e goditur nga bomba thërrmuese?" , bëriti ai.
Dhe më pas ai tregoi një foto të gruas shtatzënë të plagosur duke këmbëngulur se është një “foto false” e ndërtuar me mjeshtëri nga një blogere mode.
“Kjo është propagandë e ndyrë me të cilën jemi ngopur”, tha ai.
Strategjia aktuale e Vladimir Putinit rus është "një përshkallëzim pa rrugëdalje”.
Kështu tha zëvendëszëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One.
"I kemi ofruar Putinit të gjitha rrugët e mundshme që nga fillimi dhe vazhdojmë ta bëjmë, por ai është i vetmi që mund të vendosë ta marrë atë. Deri më tani, sa herë që ka pasur mundësi të marrë një rrugëdalje, ai ka ecur përpara me shpejtësi të plotë. Dhe sa më shumë që ai detyron ushtarët e tij të dhunuar të sulmojnë Ukrainën, aq më shumë ai përcjell dobësinë e tij të thellë si lider”, është shprehur ai.
Janë dy fronte të ndryshme të avancimit rus që po i afrohen Kievit. Ai që po lëviz nga Lindja tani po ripozicionohet rreth Sumy, pra rreth 15 kilometra nga qendra e kryeqytetit, në të njëjtën distancë si dje.
Në vend të kësaj, ai është afruar më shumë me Kievin në 24 orët e fundit, shpjegojnë burimet e Pentagonit të cituara nga CNN, fronti i avancimit që lëviz nga veriu dhe tani është midis 20 dhe 30 kilometra nga qendra e qytetit.
Ambasadori rus Vasily Nebenzya, në Këshillin e Sigurisë në OKB ka pretenduar se kanë gjetur në Ukrainë prova të armëve kimike. Nebenzya tha se në Ukrainë ka një rrjet prej 30 laboratorësh të kërkimit biologjik që synojnë krijimin e "sëmundjeve vdekjeprurëse" të ndryshme. Sipas tij, "eksperimente biologjike shumë të rrezikshme" po kryhen në laboratorë në koordinim me SHBA. Ambasadori nuk dha asnjë provë për të vërtetuar pretendimet.
Menjëherë pas pretendimeve të ambasadorit rus ka ardhur edhe reagimi i SHBA-së. Ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurisë në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se pretendimet e Nebenzyat janë një përpjekje për të “prodhuar një pretekst për luftën e Rusisë në Ukrainë”.
“Rusia po përpiqet të përdorë Këshillin e Sigurisë për të legjitimuar dezinformimin dhe për të mashtruar njerëzit për të justifikuar luftën e zgjedhur të Presidentit Putin kundër popullit ukrainas,” tha ajo.
As lamtumirën e fundit nuk mund t'i japin të dashurve tyre ukrainasit që prej 16 ditësh jetojnë në bombardimet ruse dhe me shpresën se do qëndrojnë gjallë.
“Dy ditë më parë varrosa djalin tim në një varr masiv”, i tha një grua një tjeri teksa po puthte funeralin e të birin, të mbuluar me lule.
"Dy ditë më parë varrosa djalin tim në një varr masiv. Më vjen mirë që mund të thuash lamtumirën e fundit kështu, unë nuk e pata këtë mundësi", shtoi ajo.
Kjo është përditshmëria e nënave ukrainase tani, "gëzim" quhet kur t'i arrin ta varrosësh të birin në një funeral dhe jo në një varrë masiv.
Çdo ditë është zie në Ukrainë.
“Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Ukraina ka përdorur varret masive", kjo ishte deklarata e të dërguarit të Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.
Kujtojmë që varret masive u përdorën në Mariupol pas sulmit që iu bë maternitetin.
Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës deri më tani kanë prodhuar "zero progres. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba gjatë një interviste për Televizionin "Bloomberg"
“Është e vështirë për mua të kuptoj se çfarë lloj përparimi po i referohet presidenti Putin”, tha Kuleba, duke theksuar edhe njëherë gatishmërinë e Kievit për kompromis, ndërsa pranoi statusin neutral të vendit në këmbim të garancive të sigurisë.
Kolona prej dhjetëra kilometrash që qëndroi në vend për ditë të tëra në rrugën për në Kiev është ripozicionuar në pyje. Sipas analistëve, artileritë janë ngritur në pozicionin e qitjes. Fotot e Maxar tregojnë se autokolona u zhvendos në Ozera, një qytet rreth 30 km larg Kievit Për ditë të tëra, kolona mbeti e palëvizur përgjatë rrugës.
Sot, fotot e reja satelitore duket se tregojnë se ajo kolonë e ushtrisë ruse është shpërndarë kryesisht, duke u përhapur në pyjet dhe qytetet pranë Kievit dhe duke formuar grupime të reja në veriperëndim të qytetit.
Sipas ekspertëve ushtarakë nga Associated Press, ky është "një sinjal i keq": kolona - konfirmoi Britania e Madhe - po pozicionohet për një sulm që mund të nisë në ditët në vijim. Njësitë e blinduara u panë në qytete pranë aeroportit Antonov në veri të qytetit dhe automjete të tjera u zhvendosën në pyje me obusi të tërhequr aty pranë në pozicion për të hapur zjarr.
Shkurtimisht, mjetet e gjurmuara po ripozicionohen me artileri vetëlëvizëse dhe mortaja: kjo do të thotë se plani rus po vazhdon, ngadalë por me siguri - Kharkiv është i rrethuar, Dnipro është nën sulm,.
Bombardimi i Kievit bëhet gjithnjë e më i vërtetë, gjithnjë e më i mundshëm: Putini nuk do të ketë mëshirë për këtë qytet.
Alyona Batochka është një vajzë e vogël nga qyteti i bombarduar i Kharkivit që ka arritur e sigurt në Rumani.
“Na u deshën pesë ditë që të largoheshim nga shtëpia...babai e lamë atje, shtëpinë, shkollën, ekipin tim të këecimit dhe është vërtet e vështirë për ne sepse pjesa më e madhe e familjes sime në Kharkiv", tha e vogla për një gazetar në CNN.
Me naivitetin e bukur që karakterizon çdo vajzë në moshën 14-vjeçare, Alyona tha se do t'i kërkonte Putin të ndalonte luftën.
"Të lutem ndalo luftën, kështu do t'i them Putin", u shpreh ajo.
"Do të kthehem në shtëpinë time, tek babai im. Shpresoj shumë, shpresoj shumë," tha ajo.
Paralajmërimet nga Kievi se Ukraina do të sulmohet nga Bjellorusia, vijnë vetëm disa orë pasi diktatori bjellorus Aleksander Lukashenko ka zhvilluar një takim me Vladimir Putin në Moskë.
"Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të tërhiqen në një pushtim më 11 mars në orën 21:00," tha qendra shtetërore e strategjive në një deklaratë.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka marrë raporte të besuara për përdorimin e bombave thërrmuese nga forcat ruse edhe në zonat e populluara të Ukrainës.
Kështu deklaroi Rosemary Di Carlo, nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për çështjet politike, siç raportoi "The Guardian".
Sulmet pa dallim, duke përfshirë ato që përdorin bomba thërrmuese, janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Sulmet e drejtpërdrejta ndaj civilëve, si dhe bombardimet ajrore të qyteteve dhe fshatrave janë gjithashtu të ndaluara nga ligji ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten, më 11 mars se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor armë kimike në Ukrainë.
“Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorë armë kimike", tha Biden.
Forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 800 raketa në këto 16 ditë të luftës për Ukrainën.
Lajmin ia dha gazetarëve zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Ai saktësoi se gjysma e numrit të raketave kanë ardhur nga vende brenda Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër nga Rusia dhe Bjellorusia.
Presidentja e KE, Ursula von der leyen paralajmëroi se Rusinë e pret një paketë e katërtë sanksionesh të natyrës ekonomike.
“Një paketë e katërt sanksionesh është duke u përgatitur që do ta izolojë më tej Rusinë nga sistemi ekonomik global dhe do të rrisë koston për Putinin lidhur me pushtimit të Ukrainës ”, tha ajo.
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të samitit joformal të BE-së në Versajë.
Sipas ushtrisë dhe zyrtarëve ukrainas, Bjellorusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën përpara orës 21:00 të mbrëmjes së sotme (me orën lokale).
"Autoritetet ukrainase sugjerojnë që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të kryente një provokim me një sulm ajror nga avionët rusë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, dhe Lukashenko të fillonte përgatitjen e ofensivës së forcave të armatosura bjelloruse deri në orën 21:00 të 11 marsit " , shkruan "Ukrainska Pravda".
Qyteti i Mariupolit është plotësisht i bllokuar dhe i rrethuar nga forcat ruse.
Kështu deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Moskës, siç raportoi "TASS".
"Të gjitha urat janë shkatërruar dhe rrugët janë minuar nga nacionalistët ukrainas”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjithashtu të ndalojnë importet nga Rusia të vodkës dhe havjarit dhe të revokojnë statusin e "kombit të favorizuar në tregti".
Këtë e tha presidenti amerikan në fillim të fjalimit të tij sot në Shtëpinë e Bardhë.
Ai bëri me dije gjithashtu se pati një tjetër bisedë me Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës e ka njoftuar se
"Unë thashë, siç bëj çdo herë që flasim, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit ukrainas ndërsa luftojnë me guxim për të mbrojtur vendin e tyre", tha ai.
Presidenti i SHBA Joe Biden po mban një konferencë shtypi duke njoftuar "veprime për të vazhduar ta mbajnë Rusinë përgjegjëse" për pushtimin e saj në Ukrainë.
Ai tha se SHBA do të revokojë statusin e "marrëdhënieve normale të përhershme tregtare" të Rusisë për të ndëshkuar Moskën.
Udhëheqësi amerikan tha se G7 do të rrisë presionin dhe do të zbatojë sanksione ndaj më shumë oligarkëve rusë. Ai tha se tërësia e sanksioneve botërore kundër Rusisë, si dhe kontrollet e eksporteve, po "dërrmojnë ekonominë ruse".
Heqja e Rusisë nga statusi i kombit të saj të favorizuar i hap rrugën Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të vendosur tarifa për një gamë të gjerë mallrash ruse, gjë që do të rriste më tej presionin mbi një ekonomi që tashmë po shkon drejt një "recesioni të thellë".
Biden tha gjithashtu se së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, "do të shpallin së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për të mbajtur edhe më të përgjegjshëm për agresionin e tij kundër Ukrainës”.
Zoti Biden tha se para së gjithash, çdo komb do të ndërmarrë hapa për t'i mohuar Rusisë statusin e kombit më të favorizuar.
Gruaja “simbol” i bombardimit barbar mbi maternitetin e Mariupolit që arriti t’i shpëtonte sulmit, solli ne jetë një vajzë të shëndetshme.
Fotoja e gruas së re me bebin e saj në barkë teksa po dilte nga spitali i rrënuar ka bërë xhiron e rrjetit. Mes bombardimeve, viktimat dhe mijëra të plagosurve të luftës ka edhe lajme të mira si këto.
Ukraina ka organizuar 12 korridore të reja për evakuimin e civilëve. Zelensky përmes një videoje në një të xhiruar në rrugët e Kievit thotë se ushqimi dhe ilaçet janë rrugës, për në qytetet Izyum, Enerhodar, Volnovakha, Polohy, Bucha, Hostomel, Borodyanka, Andriivka, Mykulychi Makariv, Kozarovychi dhe Mariupol.
Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov, është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij.
Këshilltari i ministrit të Brendshëm Anton Gerashchenko njoftoi në kanalin e tij Telegram, duke shpjeguar se kryebashkiaku u rrëmbye nga një grup prej dhjetë rusë të cilët i vendosën një qese plastike në kokë.
Presidenti francez Emmanuel Macron dha alarmin në samitin e BE-së në Versajë për nevojën urgjente për të përshtatur "strategjinë ushqimore të Bashkimit Evropian për grurin dhe drithërat.
"Do të jemi edhe më të destabilizuar në 12-18 muaj për shkak të asaj që nuk mund të mbillet këto ditë. Ne duhet të rivlerësojmë strategjinë e prodhimit duke parë gjithashtu Afrikën, e cila do të goditet nga uria në 12-18 muaj", tha ai.
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se Ukraina po përgatitej të sulmonte jo vetëm Donbasin, por edhe Bjellorusinë. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, i cili tha se janë forcat ruse që kanë një plan për të goditur nga Ukraina territorin e Bjellorusisë, në mënyrë që ta tërheqin atë në luftë.
"Rusia sulme kundër Minskut për ta tërhequr atë në luftë", shkroi ai në Twitter.
Sipas mediave të huaja, sulmet tashmë kanë nisur. Forcat e armatosura ukrainase flasin për "provokim" dhe Parlamenti i Kievit siguron se ushtria ukrainase as nuk ka planifikuar dhe as nuk ka ndërmarrë veprime agresive kundër Bjellorusisë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se rruga për në Europë është e hapur për Kievin.
Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka deklaruar se janë ushtarë amerikanë të gatshëm për të mbrojtur NATO-n, në një kohë kur Rusia vijon bombardimet në Ukrainë. Deklaratën Harris e bëri nga Bukureshti në një konferencë për shtyp me presidentin rumun Klaus Iohannis.
16 ditë nën bombardimet e pamëshirshme ruse, por ukrainasit nuk e humbën asnjë moment shpirtin e guximshëm dhe luftarak të etur për liri!
Në sytë e tyre nuk mungon frika...por na treguar se edhe kur zhurmat e sirenave alarmojnë qytetin e tyre nuk e humbasin shpresën.
Në foto e mëposhtme do ë gjeni copëza të përditshmërisë së tyre të re.
Irina Maniukina duke luajtur piano në shtëpinë e saj të shkatërruar nga lufta
Geaorge Kuberia duke fshirë lotët, pas lamtumirës që i dha bashkëshortes dhe fëmijëve të tij
Oksana Nezhets, gjatë funeralit të bashkëshortit të saj që humbi jetën gjatë luftës për të mbrojtur vendin e tij
Prindër të rinj! Kanë sjell fëmijën e tyre të parë në një maternitet nëntokësorë
Trupi i pajetë i një djali të ri mbi urën e shkatërruar
Vullnetarë duke gatuar për ukrainasit
George Keburia duke i dhënë lamtumirën e fundit familjes së tij
Andrey Kolesnikov u vra nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Në vitin 2021, Kolesnikov u bë komandanti i Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor. Më parë ai ka shërbyer si shef i shtabit të ushtrisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenky tha se rusia ka punësuar vrasës sirianë për të shkatërruar Ukrainën.
Këtë deklarata Zelensky e ka bërë përmes një videoje në Telegram.
“Është një luftë me një armik shumë kokëfortë, i cili ka vendosur të rekrutojë mercenarë kundër qytetarëve tanë. Ata janë asisinë nga Siria, një vend ku gjithçka është shkatërruar nga pushtuesit”, thotë Zelensky .
Një dron, në madhësinë e një avioni, ka rënë në kryeqytetin kroat, Zagreb. Kryebashkiaku i Zagrebit tha se ishte një mrekulli që askush nuk u vra nga rrëzimi i dronit ushtarak mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00.
Sipas kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, droni pa pilot është i prodhimit rus: "Por nuk dihet nëse është në pronësi të ushtrisë ukrainase apo ruse".
Dron është model u kohës sovjetike TU-141. Kryebashkiaku i Zagrebit Tomislav Tomaseviç tha se pjesë të dronit janë gjetur në disa zona të periferisë jugperëndimore të Jarunit. "Askush nuk u vra. Është një dron i madh."
Udhëheqësit kroatë thonë se droni fluturoi mbi Hungari për 40 minuta dhe më pas hyri në hapësirën ajrore kroate për shtatë minuta të tjera përpara se të rrëzohej në kryeqytet.
Presidenti Zoran Milanovic, i cili është gjithashtu komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, u ka kërkuar kroatëve të qëndrojnë të qetë, duke thënë se ky lloj incidenti ndodh gjatë konflikteve dhe droni nuk mendohet të jetë drejtuar në Kroaci.
"Ne kemi arritur tashmë një pikë kthese strategjike. Jemi në rrugën e fitores”. Kështu presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh të postuar në profilin e Telegramit.
"Nëse do të kishte një ndalim importi që do t'i jepte fund kësaj lufte nesër, ne do ta bënim," tha Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock.
Por nëse të gjitha importet e energjisë do të ndërpriteshin brenda natës, “në pak javë nuk do të kishim më energji elektrike dhe ngrohje”.
Sipas një sondazhi të publikuar sot nga transmetuesi Zdf, 55% e gjermanëve janë në favor të mos importimit të naftës ose gazit rus, edhe nëse kjo do të çonte në probleme furnizimi. 39% e të intervistuarve thonë se janë kundër.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm rus kërkon që kompania Meta, që kontrollon Facebook dhe Instagram, të njihet si një organizatë ekstremiste
Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ukrainës në faqen e saj të internetit, ka shkuar se Rusia po përgatit sulm terrorist në Çernobil. “Vladimir Putin ka urdhëruar përgatitjen e një sulmi terrorist në termocentralin bërthamor të Çernobilit”, thuhet në njoftimin e Inteligjencës së Ukrainës. Aktualisht termocentralin bërthamor i Çernobilit është i kontrolluar nga Rusia.
Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda shkruan në twitter se tashmë i takon popullit ukrainas dhe BE që ta realizojnë këtë sa më shpejtë.
"Një natë historike në Versajë. Pas pesë orësh diskutimesh të nxehta, liderët e BE-së i thanë po eurointegrimit ukrainas. Procesi filloi. Tani na takon neve dhe ukrainasve ta realizojmë shpejt. Kombi heroik ukrainas meriton të dijë se ata janë të mirëpritur në BE", shkruan në twitter presidenti i Lituanisë
“Ka njëfarë progresi në bisedimet ruso-ukrainase që zhvillohen pothuajse çdo ditë”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me liderin bjellorus Lukashenko, sipas raporteve të TASS, duke ngritur shpresat për gjetjen e një zgjidhje.
Sirenat paralajmëruese për bombardime ajrore kanë tingëlluar frikshëm sot në Kiev, ku autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë të fshihen nëpër strehimore.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se Minsku dhe Moska do t'i rezistojnë sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi. "Ne do të mbijetojmë përsëri, për keqardhjen e armiqve", është shprehur ai. Lukashenko mbërriti sot në Moskë për një takim dypalësh me Putinin.
Bisedat telefonike mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron po zhvillohen tashmë "pothuajse çdo dy ditë", dhe nuk përjashtohet një bisedë të shtunën. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi Dmitry Peskov.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukrainës i është dhënën ndihma e parë prej 300 mln eurosh, pjesa e parë e parashikuar në paketën prej 1.2 mld.
"Lufta e Putinit ushtron presion brutal ushtarak dhe ekonomik mbi popullin e guximshëm ukrainas. Evropa është e vendosur në anën e Kievit. Sot ne po japim 300 milionë euro për ndihmë makro-financiare për Ukrainën. Është pagesa e parë e parashikuar në paketën 1.2 miliardë. Kështu që edhe më shumë burime janë rrugës", tha ajo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje urgjente Ukrainës që të shkatërrojë patogjenët me rrezik të lartë në laboratorët shëndetësorë të vendit, ndërsa vendi është nën agresionin ushtarak rus.
Kjo kërkesë e OBSH, vjen për të parandaluar “çdo rrjedhje të mundshme” që do të përhapte sëmundje në mesin e popullatës. Ekspertët e biosigurisë thonë se lëvizja e trupave ruse në Ukrainë dhe bombardimet e qyteteve të saj kanë rritur rrezikun e përhapjes së patogjenëve që shkaktojnë sëmundje, nëse ndonjë prej këtyre objekteve dëmtohet.
Ashtu si shumë vende të tjera, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që hulumtojnë se si të zbusin kërcënimet e sëmundjeve të rrezikshme që prekin si kafshët ashtu edhe njerëzit, duke përfshirë, së fundmi, COVID-19. Laboratorët e saj kanë marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OBSH.
Autoritetet ukrainase po përpiqen të hapin 12 korridore humanitare për evakuimin e civilëve, pesë prej të cilëve nuk janë dakorduar me Moskën.
"Askush nuk e përjashton një takim midis Putinit dhe Zelensky, është konceptualisht i mundur, por së pari negociatorët duhet të bëjnë pjesën e tyre". Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për shtyp.
Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Shifrat janë dhënë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.
“Numri i refugjatëve nga Ukraina ka arritur tragjikisht në 2.5 milionë”, shkroi ai në një postim në Twitter. “Ne gjithashtu besojmë se dy milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës”.
Detaje të reja mbi sulmin. Rusët hapën zjarr ndaj pensionistit psikoneurologjik Oskilsky në Sinegubov. Të paktën 73 persona u evakuuan nga objekti. Në momentin e sulmit kishte 330 persona brenda, duke përfshirë 50 në shtrat dhe 10 në karrige me rrota. Nga sulmi nuk ka viktima.
Bashkimi Evropian do të dyfishojë mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën me 500 milionë euro shtesë. Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili do t'ua prezantojë propozimin liderëve të 27 vendeve anëtare të mbledhur në Versajë.
Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 12,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës. Buletini i Kievit shton se u shkatërruan 57 avionë dhe helikopterë ushtarakë rusë, 353 tanke, 125 artileri, 1165 automjete të blinduara dhe trupa, 58 raketahedhës të shumëfishtë, 2 varka, 558 automjete ushtarake u shkatërruan, 60 cisterna me karburant dhe 31 bateri kundërajrore.
Forcat ruse në Ukrainë deri më tani kanë vrarë më shumë civilë sesa personel ushtarak, sipas ministrit ukrainas të mbrojtjes Oleksy Reznikov. Ndërkohë, ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, tha se 63 spitale janë dëmtuar që nga fillimi i pushtimit rus të. Ai shtoi se pesë mjekë u vranë dhe më shumë se 10 u plagosën rëndë.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është nisur për në Moskë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Janë mbi 16,000 vullnetarë në vendet e Lindjes së Mesme të gatshëm për t'u ardhur në ndihmë rajoneve separatiste pro-ruse në Donbas. Kështu bëri me dije Ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu.
Kryeministri kinez Li Keqiang paralajmëroi për rreziqet që lidhen me sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, të cilat "do të dëmtojnë rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia Covid-19”.
Duke folur në konferencën e fundit për shtyp të punës vjetore të parlamentit, Li vuri në dukje se "situata aktuale është e rëndë dhe Kina është thellësisht e shqetësuar dhe e trishtuar". Megjithatë, “sanksionet përkatëse do të dëmtojnë ekonominë botërore dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, si dhe moszgjidhja e problemit. Nga ana tjetër, Kryeministri ritheksoi se mjetet e referencës janë dialogu dhe konfrontimi për t'i dhënë fund përplasjeve dhe një zgjidhje e qëndrueshme paqeje.
Asnjë civil nuk është evakuuar ende nga Mariupol për shkak të bombardimeve të forta ruse, të cilat nuk lejojnë as dërgimin e ndihmave humanitare të dërguara nga qeveria e Kievit.
"Situata më e keqe është ajo e korridorit Mariupol-Zaporizhzhia, askush nuk u evakuua. Asnjë pikë uji nuk ka arritur tek njerëzit që janë të lodhur nga etja. Sot 300,000 njerëz vuajnë nga mungesa e ujit, të ftohtit dhe urisë," tha Vereshchuk zëvendëskryeministrja ukrainase.
Moska i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara t'i japin fund "aktiviteteve ekstremiste" të rrjeteve sociale.
“I kërkojmë autoriteteve të ndalojnë aktivitetet ekstremiste të Metës dhe të marrin masa për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Përdoruesit e Facebook dhe Instagram nuk u kanë dhënë të drejtë pronarëve të këtyre platformave për të përcaktuar kriteret e së vërtetës dhe për të vënë kombet kundër njëri-tjetrit”. thuhet në një postim në Tëitter që shfaqet në profilin e ambasadës ruse në Uashington,
Shpërthime të fuqishme ka pasur në dy qytete në anë të kundërta të vendit në Ukrainë.
Shpërthimet kanë ndodhur në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro - një qytet në brendësi të vendit pranë lumit Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.
Në asnjë nga këto qytete nuk ka pasur me parë shpërthime të drejtpërdrejta. Sirenat e sulmit ajror ranë në disa qytete të Ukrainës në orët para shpërthimeve.
Në orën 11.00 me orën e Nju Jorkut sot zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e kërkuar nga Rusia, e cila akuzon Shtetet e Bashkuara (pa prova) për zhvillimin e programeve të armëve biologjike në territorin ukrainas.
Qyteti i Dnipro u godit nga një sulm me raketa. Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase, Ukrinform, e cila citon shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës (Ses), sipas të cilave, në të paktën tre sulme, një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh u goditën mëngjesin e sotëm
Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare. Derisa e quajti situatën "me të vërtetë shqetësuese", Li shmangi kritikimin e pushtimit rus në komentet e tij në një konferencë shtypi në Pekin të premten, më 11 mars.
"Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet sa më parë," tha Li. Ai shtoi se është e rëndësishme tani të mbështesin Rusinë dhe Ukrainën në negociatat e tyre.
Rusia nuk ka ndërmend të "izolohet nga askush" dhe është "e hapur për të punuar me të gjithë partnerët tanë të huaj që duan". Kështu deklaroi mbrëmë presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me anëtarë të qeverisë ruse.
TURP TE KETE RUSIA QE VRET FEMIJE E PLEQ DHE I HEDH NE VARRE MASIVE,,,TURP I MADH,,,PUTINI THOTE SE UKRAINASIT JANE NJESOJ SI RUSET,,PO ATEHERE PSE I VRET O PUSHT....
Përgjigju