Koordinator i prefekturës Kukës, Ilmi Lisha tha se gjatë ditës së sotme janë angazhuar nga toka 80 forca, ndërsa pritet që të ndërhyjë edhe helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ai tha se në Kukës janë vetëm 2 vatra aktive ajo në Majën e Rrunës dhe në Valbonë.
"Momentalisht janë të gjitha forcat e organizuar nga bashkia dhe po nisen për të vepruar në disa vatra dhe pjesa që ka dalë mbi tunelin e Kalimashit. Në Kukës janë aktive 2 vatra ajo në Majën e Rrunës dhe në Valbonë dhe janë zona që nuk mund të ndërhyhet me zjarrfikëse, por vetëm më njerëz nga toka dhe më helikopter. Po presim që dhe sot të vij helikopteri dhe të bëjmë të mundur shuarjen e flakëve", tha Ilmi Lisha.
Lajmi kryesor:
Zjarri vë 'para' pyjet në Voskopojë, tymi 'mbytës' për turistët! Vatër e rrezikshme në Gorrisht të Vlorës! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës
//ReportTv.al