Ana Bashalli la mësuesinë dhe doli jashtë mureve të shkollave, për të ndjekur pasionin e saj, atë të udhëtimit. Nisi 5 vjet më parë.
Si fillim zgjodhi të udhëtonte brenda në Shqipëri. Por më pas rrugëtimet e shpeshta u organizuan jashtë kufijëve. Levizja nëpër botë për të, tashmë është kthyer në një traditë, qoftë për festa, por edhe thjeshtë për të eksploruar, qytetet e vende që nuk i ka parë asnjëherë.
Por kësaj here për festat e fundvitit Ana ka zgjedhur Shqipërinë, familjën e saj dhe shoqërinë ktu. Dy janë destinacionet ku ajo do të shkojë; në Korcë dhe në Valbonë.
“Do të sugjeroja dhe normalisht që do të kaloja në Valbonë, mendoj se është një vend magjik. Gjithashtu dhe Korçën, kam menduar me shoqërinë, pastaj pjesa e vitit të ri, normalisht pranë familjes time”,- është shprehur Bashalli.
Për ekspertët e turizmit, Korca mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët në natën e ndërrimit të viteve. Pas saj vijnë qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora
Por këtë vit ekspertët thonë se surprizë është qyteti i Shkodrës dhe Thethi.
“Kemi këtë vit edhe Thethin, pra Thethi është një destinacion i cili po merr zhvillim”,- tha Elkierd Deliu i cili punon në një Guidë Turistike.
Ka qytetarë që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në qytetet e rajonit. Shumë prenotime janë bërë në Prevalla, Tetovë, Budva e Kolashinë.
“Rugovën, Prevallën, Brezovicën, Pejën, pra që janë destinacione kryesisht dimërore. Maqedonia ofrohet si destinacion duke pasur parasysh Tetovën, Parkun e Sharrit apo Mavrovën”,- u shpreh Flora Xhemani Baba, sksperte e turizmit.
Megjithatë duket se supriza më e madhe janë të huajt që do të festojnë në Shqipëri. Ashtu si në sezonin turistik, ekspertët tregojnë për një numër të madh, që do të kalojnë Krishtlindjen apo Vitin e Ri në qytetet kryesore të vendit tonë.
Ajo që doja të shtoja për këtë vit është edhe rezervime që ka nga turistë të huaj”,- tha Deliu.
Festat e fundvitit nuk e kanë humbur magjinë e tyre. Qytetarët organizohen për ditë e netë ndryshe. Rezervimet dhe prenotimet, qoftë ato tradicionale me familjen, apo me shoqërinë, kanë nisur që në nëntor.