Ditën e sotme Korça është zgjuar nën një “vello” të bardhë dëbore me trashësi prej 5-15 cm, në zonat +1200m, të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Në Korçë nuk kanë munguar edhe reshjet e dendura të shiut.
Aktualisht po punohet që kalimi i qytetarëve dhe i automjeteve të bëhet më i lehtë përmes pastrimit të dëborës dhe kriposjes së rrugëve.
Apel i bëhet të gjithë drejtuesve të automjeteve me nga 6-12 km të përdorin zinxhirë, ndërkohë që automjeteve të vogla i rekomandohen gomat dimërore.
Ndërkohë ende nuk janë paraqitur probleme në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike.
Lajmi kryesor:
Reshjet/ Ishmi përmbyt tre fshatra! Rritjen prurjet në Drin e Mat! Vjosa merr përpara urën e Drashovicës! Del nga shtrati edhe Erzeni! Evakuohen 5 familje në Durrës
J.GJ.//ReportTv.al