Kronikë
Top 24

Korça lëkundet nga tërmeti 4.1 ballë, ja ku ishte epiqendra (VIDEO+FOTO)

29 Qershor 2019, 10:08| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 15:36

  • Share

Korça nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Rreth një muaj pas lëkundjeve të fuqishme që përfshinë këtë qytet, ditën e djeshme lëkundjet janë rikthyer sërish.

Tërmetet kanë nisur pasditen e djeshme dhe kanë zgjatur edhe përgjatë mesnatës. Ndërsa rreth orës 15:00 të pasdites së sotme lëkundja ka qenë 4.1 ballë me epiqendër në fshatin Arrës.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe fshatrat Floq dhe Qafë-Zezë, banorët e të cilëve kanë pësuar dëme të shumta materiale nga tërmetet e një muaji më parë.

Në datë 5 qershor vetë kryeministri pa nga afër situatën e krijuar teksa i premtoi banorëve se dëmet do të llogariten dhe të gjitha shtëpitë e ndërtuara do të rindërtohen brenda verës.

 

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?