Pesë ditë të vdekura në banesë kanë qëndruar nënë e bijë Eleni dhe Ornela Vangjeli 75 dhe 54 vjeçe, derisa janë gjetur dje pa shenja jete nga djali i cili jetonte në Greqi, por kishte udhëtuar drejt Korçës pasi prej ditësh nuk komunikonte me to.
Lidhur me vdekjen e tyre policia është ende në fazën e hetimeve por sipas burimeve konfidenciale pranë spitalit rajonal të Korçës bëhet e ditur se nënë e bijë janë paraqitur në spitalin e Korçës të shtunën pasi 74 vjeçarja ka pasur oksigjen të ulët.
Gazetari i Report Tv Armand Brahoduke cituar mjekët thotë se për 74 vjeçaren e cila ishte e paralizuar janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme sipas protokollit ndërkohë që bluzat e bardha i kanë sugjeruar të bijës Ornelës për ta shtruar nënën e saj në spital por ajo nuk ka pranuar duke firmosur daljen e Eleni Vangjelit nga spitali.
Do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes të të dyjave ndërkohë që nga familjarët pra djali nuk është ngritur asnjë pretendim. Nga hetimet paraprake është raportuar se vdekja dyshohet se ka ndodhur nga shkaqe natyrale.