KORÇË- Mbrëmjen e djeshme në aksin Boboshticë-Dardhë, në zonën e quajtur Coca-Cola, një makinë brenda të cilës po udhëtonte një familje ka rrëshqitur nga rruga kryesore për shkak të ngricave.
Familja prej katër anëtarësh, dy të rritur dhe dy fëmijë, kanë kërkuar ndihmë për rreth tre orë tek policia.
Pas marrjes së informacionit, policia ka kontaktuar me Prefektin e zonës, i cili më pas ka lajmëruar ARRSH-në, e cila dërgoi punonjësit e saj në zonën ku kishte rrëshqitur makina.
Familja e shpëtuar nga punonjësit e ARRSH-së
Në qarkun e Korçës, për shkak të reshjeve të dëndura të dëborës, trashësia ka shkuar në 1 metër në zonën e Dardhës duke e bërë të pamundur kalimin pa zinxhirë.
Familja e shpëtuar nga punonjësit e ARRSH-së
Komento
Komente
