Kronikë

Korçë/ U shpall i humbur nga familja, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës! Babai: E çoja në spital, kishte dhimbje koke

31 Janar, 16:15| Përditesimi: 31 Janar, 19:32

  • Share

KORÇE- Polumbarët kanë gjetur ditën e sotme (31 janar) në rezervuarin e fshatit Kamenicë në Korçë, trupin e pajetë të 54-vjeçarit, i cili u shpallur i humbur nga familja.

Kallëzimi për zhdukjen e 54 vjeçarit u bë më 28 janar. Ishte kushëriri i tij me inicialet  A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili u paraqit në Komisariatin e Policisë Korçë, dhe deklaroi 54 vjeçari ishte larguar nga banesa prej datës 26.01.2025.

Policia ka bërë me dije se pasi trupi i pajetë është nxjerr nga ujë nuk janë konstatuar shenja dhune.  

'Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit  V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe  dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar', njoftoi sot policia. 

Ndërkohë, babai i 54 vjeçarit tha se i biri kishte kohë që vuante nga probleme shendetësore dhe se më datë 5 shkurt do ta dërgonte në Tiranë për të bërë një skaner.

'Kishte dhimbje koke. Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.

Më herët Manushaqe Iljazi, kushërira e Valmir Lame tha se kërkimet në këtë rezervuar nisën pasi, pasi ishte kërkuar në çdo vend por nuk ishte gjetur.

 'S' kemi lënë vend pa e kërkuar. Themi mos është këtu. 6 ditë sot që është zhdukur. Ishte çik pa qejf, kurohej. Edhe këto ditë ishte shumë pa qejf, në mëngjes kishte ikur. Ka folur me babain për herë të fundit. Jetonte me atë. Nuk di gjë nëse ka ikur herë tjetër', tha ajo. 

Ora 17:10
Trupi tij u gjet i pajetë në rezervuarin e Kamenicës, babai i 54 vjeçarit: Kishte dhimbje koke, e çoja në spital

Babai i 54 vjeçarit Valmir Lame, trupi i të cilit u gjet nga polumbarët ditën e sotmë në rezervuarin e Kamenicës, tha se i biri kishte kohë që vuante nga probleme shendetësore dhe se më datë 5 shkurt do ta dërgonte në Tiranë për të bërë një skaner.

‘Ka pasur probleme shëndetësore, kishte dhimbje koke e dërgoja në spital, çdo ditë, i bënin qetësues. Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?