Manastiri i Shën Pjetrit në Vithkuq të Korçës, i ka ‘shpëtuar’ flakëve, ndërsa zjarri u izolua pasditen e sotme, pas 4 orësh punë në zonë. Zjarri në Vithkuq ra mesditën e sotëm, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi, ndihmuar edhe nga era e fortë, duke rrezikuar seriozisht Manastirin, Monument Kulture.
Për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar djegien e Manastirit nga Korça janë nisur 1 zjarrëfikëse dhe punonjës të ndërrmarrjes publike.
Nga flakët janë djegur 4 hektarë me pisha e shkurre. Ndërkaq 3 vatra zjarri janë aktivizuar edhe në Bashkinë e Maliqit. Konkretisht zjarret janë në Zboq, Beras dhe Vashtmi. Forca të Shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të shërbimeve po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.
Janë izoluar vatrat e zjarrit masiv qe përfshinë mesditën e kësaj të enjte zonën verilindore në Vithkuqit në Korçë.
Vatrat qëndruan aktive për rreth 4 orë në këtë zonë, ndërsa shpejtësia e përhapjes së flakëve rrezikoi manastirin e Shën Pjetrit, monumentit të trashëgimisë kulturore.
Mbërritja dhe ndërhyrja në kohë e forcave të armatosura, strukturave të Bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Emergjencat Civile si dhe puna e banorëve të zonës, bënë të mundur izolimin e flakëve.
Edhe pse zjarri është izoluar, në gatishmëri nëse do të ketë riaktivizim të vatrave po qëndrojnë 2 forca zjarrfikëse .
Në këtë zonë raportohet se si pasoje e zjarrit masiv janë djegur 4 hektarë me shkurre dhe pisha.
Zjarrfikësja, forcat ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës, ndërsa ato ende rrezikojnë të prekin Monumentin e Kulturës , Manastirin e Shën Pjetri. Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.
Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.
"Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur", tha Koki.