Kronikë

Korçë/Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit, drejtori i Monumenteve të Kulturës: Kemi krijuar kordon rrethues , ku forca po punojnë për të mos lejuar flakët të depërtojnë

5 Gusht 2021, 18:46| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 18:58

  • Share

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës, ndërsa ato ende rrezikojnë të prekin Monumentin e Kulturës , Manastirin e Shën Pjetri. Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e  flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët  për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

"Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur", tha Koki.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Izolohet zjarri në fshatin Vithkuq, i ‘shpëton’ flakëve Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture! Shkrumbohen 4 hektarë me pisha e shkurre


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?