Të mbetur mes katër rrugëve, vlonjatët në sheshin 'Omonia' : Dalim për të kërkuar punë edhe pse nuk na lejohet (VIDEO)

1 Prill 2020, 12:02| Përditesimi: 1 Prill 2020, 14:40

  • Share

Situata e krijuar nga koronavirusi i ka lënë pa punë.

Në kërkim të një pune të përditshme në atë që në Vlorë quhet "Sheshi Omonia", për dhjetra të papunë që e sigurojnë bukën me çfarë të gjejnë, nga situata e krijuar kanë mbetur thuajse pa asgjë.

Prej rreth një muaji nuk kanë mundur të sigurojnë dot një punë, ndërsa ka edhe nga ata që prej sot, për shkak të mbylljes së biznesit ku ishin të punësuar kanë mbetur në rrugë të madhe.

Ndihmat që kanë marrë nuk u mjaftojnë, ndërsa me situatën e krijuar e kanë mjaft të vështirë. Edhe për shkak të mbylljes së lëvizjes numri i tyre nuk është i madh, sërish në shesh ka të tillë që kërkojnë punë dhe mbesin me shpresë.

Një nga qytetarët shprehet: "Qëndroj këtu për punë. Isha në firmë, dola nga firma dhe nga dje mbeta pa punë. Nuk e di se si do t'ia bëj tani, se sa do zgjasë kjo sëmundje. Jam katër veta në shtëpi, por ashtu si unë edhe nusja doli e papunë. Qëndroj deri në orën 12 këtu që është edhe afati. E di që nuk lejohet, por çfarë të bëjmë? Ku të shkojmë? Ne jemi me duar në xhepa. Vështirësi kemi shumë. Firma e ndërpreu punën dhe na dha 60% të rrogës."

Ndërkohë një tjetër qytetar deklaron: 'Kam gati një muaj e ca, që kur ka ardhur koronavirusi, jam pa punë. Unë jam vet i shtati dhe nuk e di si do shkojë halli, por na thonë se do të marrim ndihma po as ndihma dhe as asgjë. Shteti nuk po na ndihmon. Unë kam që 1991 që dal këtu për punë. jemi ankuar por nuk do t'ia dijë njeri. Këto ditë me të keq, si t'ia bëjmë? Kam marr disa ushqime, po mezi i mora. Na i dha bashkia po nuk dalin. Këto ditë nuk ka patur punë farë, le të them 1 muaj. tani dalim dhe me frikë se të vendosni gjobë."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neri: 01/04/2020 13:46

    Kemi marre ndihma nga bashkia por nuk na mjaftojne.Sa ndihma presin nga bashkia keta nuk e kuptoj mos presin te sigurojne ushwime per gjithe kohen.

    Përgjigju
  • Vlore: 01/04/2020 13:34

    Kete Gazetarin qe ka bere shkrimin dergojeni prape neser.te degjoj dhe ankesat e banoreve te lagjes.per keta punetore qe sjane fare nga Vora e ai i quan vlonjat.por edhe rremujen e kaosin qe shkaktojne prej 20 vjetesh.duke bllokuar trortuar e vende parkimi duke shkateruar pronen publike e ndotur vend e pa vend.ankesat tona si merrni parasysh edhe ju si bashkia vlore policia bashkiake apo dhe e-albania qe jemi ankuar shpesh.ndaj mos shkruani perallat e ketyre qe dite per dite vijne e rrijne te pire shtrire trotuarve duke na e bere e kthyher bashkjetesen ne komunitet ne nje koronavirus te vertet prej shume vitesh.ju flm

    Përgjigju
  • Qorrat e Totove: 01/04/2020 13:03

    Tu merene lekete skafistave dhe tu shperndahene popullit

    Përgjigju
  • Tepelenesi, nga tepeja i lëni: 01/04/2020 13:01

    Gjynah vlonjatet populli me i mjeruare ne republike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?