Koronavirusi po vazhdon të infektojë botën. Franca po përgatitet për emergjencën e koronavirusit. Alarmi mbetet ende në fazën 2, ai që i paraprinë epidemisë, por një vatër e re infeksioni në Korsikë, rezultati pozitiv i testit të Ministrit të Kulturës, rastet e dyshuara në anijen e bllokuar në Marsejë, 30 viktimat dhe më shumë se 1600 rastet e konfirmuara, kanë filluar të shqetësojnë presidentin Emmanuel Macron i cili tha se vendi është në prag të epidemisë si në Itali.
Në Spanjë numri i të infektuarve ka shkuar në më shumë se 1700 dhe 35 viktima. Në Britaninë e Madhe 373 të prekur dhe 6 viktima, në Gjermani rreth 1500 të testuar pozitiv dhe dy viktima.
Në Shtetet e Bashkuara, janë konfirmuar mbi një mijë raste, me infeksione të reja në Florida dhe Michigan. Sipas ‘Neë York Times’, ka 1.004 raste të prekur nga koronavirusi. Rekordi mbahet nga Ëashingtoni me 279 raste, i ndjekur nga Kalifornia me 178 dhe Neë York me 173.
Kina raportoi sot edhe 22 vdekje të tjera për një total prej 3158 nga mbi 4000 në të gjithë botën. Me vetëm 24 të infektuar në 24 orët e fundit totali i të prekurva që nga fillimi i epidemisë është më shumë se 80 000 nga mbi 117 000 raste në të gjithë botën.
Koreja e Jugut regjistroi 242 raste të reja të koronavirusit, duke ndërprerë trendin rënës të pesë ditëve të fundit teksa totali i të infektuarve ka shkuar në mbi 7700.
Lajmi kryesor: