Si pasojë e virusit vdekjeprurës që është përhapur në Kinë, stafi i filmit të James Bond ka anulluar premierën e filmit të tij të ri në këtë vend.
Premiera e filmit të famshëm të James Bond “No time to die” ka anuluar premierën në Kinë, për shkak të koronavirusit.
Gjithashtu edhe shumë filma të tjerë që e kishin premierën e tyre në muajin shkurt janë anuluar për të shmangur çdo kontakt me virusin apo personat e infektuar prej tij.
Kujtojmë që filmi i mëparshëm James Bond, "Specter", fitoi numrin më të lartë të biletave në Kinë, duke fituar 83.51 milionë dollarë në vitin 2015.
Sipas parashikimeve kjo shifër nuk do të jetë më për "No Time To Die" nëse kinematë do të jenë të mbyllura.
Kujtojmë që koronavirusi është sëmundja që po kërcënon të gjithë botën, pas shifrave alarmante të vdekjeve dhe të të prekurve deri tani me mbi 2 mijë të vdekur dhe rreth 75 mijë të prekur.