Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një komunikimi drejtpërdrejtë nga selia blu, pak minuta më parë, ka shprehur ngushëllimet e tij të gjithë familjarëve të viktimave nga COVID-19.
Të ndodhur në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirus, Basha iu ka uruar shërim të shpejt të gjithë të infektuarve, ndërsa ka falenderuar qytetarët për respektimin e masave të marra duke qëndruar në kushtet e izolimit ditën e djeshme.
“Të dashur qytetarë!
Kjo javë nis me një rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirus dhe për fat të keq edhe të numrit të viktimave. Ju ofroj ngushëllimet e mija të gjithë familjëve të viktimave dhe ju uroj nga zemra të gjithë atyre që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor, shërim sa më të shpejtë. Dua të falënderoj gjithsecilin prej jush që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetë-izolimit...”, është shprehur Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin si dhe të urdhërojë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish, si call centerat apo fasoneritë.
“Të dashur qytetarë!
Sot është koha që të gjithë të bashku të bëjmë cfarë të mundemi për të ndaluar koronavirusin. Të gjithë kemi një armë të fuqishme në duart tona dhe ky është distancimi social. Përmes ruajtjes së rregullave të distancës edhe kur ne dalim nga shtëpia për të kryer nevojat e domosdoshme të ditës, ne mund dhe do ta ngadalësojmë virusin.
Nga ana tjetër dua t’i bëj thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Dua po kështu ti bëj thirrje qeverisë të urdhërojë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call centerat apo të tjera fabrika prodhimi ku afërsia fizike e punonjësve përbën një rrezik të pashmangshëm për transmetimin e viriusit dhe kthimin e tyre në bartës dhe të infektuar të virozës”, ka thënë Basha.
Basha po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosura dhe të qëndrojnë të izoluar për të kaluar këtë të keqe. Ndërsa, i ka kërkuar edhe njëherë qeverisë të marrë masa për të mbështetur qytetarët gjatë kësaj kohë të izolimit .
“Jam i vetëdijshëm se kjo sakrificë e madhe që iu kërkohet qytetarëve ka nevojë për një mbështetje të madhe, ndaj dua të përsërisë thirrjen time ndaj qeverisë. Të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër sepse kjo është qartësishtë e pamjaftueshme. Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit apo për shkak të mbylljes së bizneseve ku janë punëmarrës duhet të marrin pagën e mjaftueshme për të vijuar minimumin jetik dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore”, ka thënë Basha.
“Të dashur bashkëqytetar!
Sot është dita të qëndrojmë krah për krahë njeri-tjetrit përballë kësaj të keqe të madhe. E di që shumë prej jush keni hasur në veshtirësi të jashtëzakonshme materiale, fizike, shpirtërore dhe psikologjike gjatë kohës që keni qenë në karantinën e vetë-imponuar gjatë kësaj virozë, po e keqja do të kalojë. Në dorën tonë është që ta bëjmë të kalojë me një faturë sa më të vogël për jetët njerëzore dhe shëndetin e të afërmëve tanë. E keqja do të kaloj dhe ne do të shikojmë pas dhe në dorën tonë është të themi: “Bëm atë që duhet, ashtu siç duhet dhe shpëtuam jetë, apo të jetojmë me keqardhjen se nuk bëm sa duhet dhe nuk shpëtuam dot aq shumë jetë sa duhet.”
Nga ana tjetër jam i vetëdijshëm se kjo sakrificë e madhe që iu kërkohet ju ka nevojë për një mbështetje të madhe, ndaj dua të përsërisë thirrjen time ndaj qeverisë. Të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër sepse kjo është qartësishtë e pamjaftueshme. Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit apo për shkak të mbylljes së bizneseve ku janë punëmarrës duhet të marrin pagën e mjaftueshme për të vijuar minimumin jetik dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore.
Ndaj thirrja ime është të që menjëherë të ndërpritet çdo shpenzim dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptar të shkojnë për nevojhat e shqiptarëve.
Këto janë kohrat më të vështira që kemi kaluar por kam bindjen se me të njejtë forcë që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe mbështetjen tek njeri tjetri do ta kalojmë këtë të keqe.... dhe do të jemi më të afruar dhe të bashkuar se para kësaj epidemie.
Lus qeverinë që menjëherë hapat e shpallur t’i detajoj dhe t’i bëjë efektive për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin dhe të urdhërojë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish.
Këto janë hapa që shpëtojnë jetë dhe koha për të vepruar është tani”, ka thënë Basha.
IK MOR IDIOT DIBRE,,,,si I tha rama miza muti,,,je I madh o rama….
PërgjigjuSec ka dal kjo loja me biblioteka tani... Te gjithe dalin ne Skype me biblioteken qe se kane lexuar asnjehere... Se sikur ta kishin lexuar do ishin me te mencur, me te drejte dhe qyteteruar
PërgjigjuOre ky idjot i ler ky pler çfar e quan veten ky hajdut kriminel ? ? ? A e di ky qen bir qeni se ku e ka vëndin ky vemje apo dhe tani në ditën më të zez të ruzullit toksor ky bën politik prej palaço. Ky kujton se kshu fiton pik po nuk e kupton që fiton super urrejtje.
PërgjigjuE ke bere cicin mo?Po ke surrat ti 7x7=42 ti japesh mend Kryeministrit. Po ke sa nje l****e (pa i hyre ne hak Monikes)
PërgjigjuJu akoma e ka mendjen te beje politike. Do gjendjen e jashtezakonshme qe te marre frenat ne dore Ilir Meta.
Përgjigju