Koronavirusi, edhe Gjermania zgjat masat e kufizimit deri më 19 prill

2 Prill 2020, 09:22| Përditesimi: 2 Prill 2020, 09:23

  • Share

Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill.

Kancelarja Angela Merkel tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit duhet të heqin dorë nga udhëtimet dhe vizitat - përfshirë edhe te të afërmit e tyre.

"Pandemia nuk njeh ditë pushimesh," tha Merkeli dhe bëri thirrje për respektimin e rregullave. Merkeli tha se masat duhet të respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi dhe se të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën.

Dje kreu i Institutit gjerman Robert Koch për sëmundjet infektive, Lothar Wieler tha se niveli aktualisht i ulët i vdekshmërisë në Gjermani do të pësojë një rritje të mëtejshme në ditët në vijim.
Në Gjermaninë me 931 viktima, totali I personave të identifikuar me Covid-19 është rritur në rreth 78 mijë. 
 


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?