Koronavirusi, Gjermania mirëpret 113 pacientë nga vendet e tjera, 26 italianë, 85 francezë dhe dy holandezë

2 Prill 2020, 12:32| Përditesimi: 2 Prill 2020, 12:36

  • Share

113 pacientë me Covid-19 nga vendet e tjera të Bashkimit Europian u dërguan në spitalet e Gjermanisë për trajtim. 85 prej të infektuarve kanë ardhur nga zonat më të prekura nga virusi në Francë, 26 nga Italia dhe dy nga Hollanda.

Në spitalet gjermane gjithashtu mbahen të rezervuar 81 shtretër për pacientët nga Italia dhe 13 për pacientët nga Franca.

Gjermania ofroi gjithashtu gatishmëri për të mirëpritur pacientë edhe nga Spanja.

Më në fund Gjermania dërgoi shtatë tonë ndihmë në Itali, përfshirë respiratorë dhe maska ​​oksigjeni.

Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill.

Dje kreu i Institutit gjerman Robert Koch për sëmundjet infektive, Lothar Ëieler tha se niveli aktualisht i ulët i vdekshmërisë në Gjermani do të pësojë një rritje të mëtejshme në ditët në vijim. Në Gjermaninë me 931 viktima, totali I personave të identifikuar me Covid-19 është rritur në rreth 78 mijë. 


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?