Këtë të enjte është regjistruar një ulje e rasteve të koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 2044 testime prej të cilave 410 kanë rezultuar pozitivë.
Në të njëjtën periudhë kanë humbur betejën me koronavirusin edhe 8 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin total në 598.
Gjatë kësaj periudhe, 81 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë situata në spitale vijon të jetë e njëjtë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 373 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.
COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar ne 24 orë 81
Të shtruar në spitale 373
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,044
Testime totale 148,232
Raste pozitive 26,211
Raste të shëruara 12,574
Raste Aktive 13,039
Humbje jete 598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6461
Durrës 1113
Fier 979
Korçë 793
Shkodër 754
Elbasan 667
Lezhë 550
Vlorë 566
Berat 383
Kukës 307
Gjirokastër 331
Dibër 135
Gjashtë mësues të infektuar me COVID aktualisht po marrin trajtim shëndetësor në spitale.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 7 mësues.
SHKODËR- 5 persona të prekur me COVID-19 po marrin mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës, ku burime bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë e për pasojë transportimi i tyre drejt Tiranës është i pamundur.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se ato nuk e përballojnë dot transportin për t'u dërguar drejt kryeqytetin, në një nga 3 spitalet COVID.
Ndërkohë, një problematikë vonesa 8 ditore e kthimit të përgjigjeve në qarkun e Shkodrës, një fakt të tillë të pranuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e djeshme, sipas së cilës ka pasur një fluks.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se është mbyllur shkolla e mesme"Gruemirë e Malësisë së Madhe, pasi kanë rezultuar pozitiv 2 mësues, teksa janë marrë 6 tamponë.
TIRANË- Mes dhjetëra qytetarëve që po lufton me COVID-in është edhe artistja, Justina Aliaj. Lajmin e ka dhënë një miku i saj, Sokol Parruca.
Nuk zgjedh që t'i japë kurajo, pasi për këtë është i bindur se Aliaj nuk ka nevojë se është pjesë e karakterit të saj, por kujdeset t'i thotë se është pranë saj edhe në këto momente të vështira. Report Tv mëson se Aliaj paraqitet në gjendje shëndetësore stabël.
Justina Aliaj
Një apel ka pasur edhe për mjekët.
"Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin Infektiv. E gjithë vëmendja jonë është tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze, e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete dhe ia ke dalë. Dhe sot do ia dalësh. Ti e di, se të gjithë jemi aty me ty, të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë, siç na ke dhënë ti me artin tënd, shpirtin tënd. Të nderuar mjek! Sot, para jush qëndron e shtrirë një heroine, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh. Ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN", shkruan miku i saj Sokol Parruca.
Postimi i mikut të Justina Aliaj, Sokol Parruca
Ministrja e Financave Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj me anë të një postimi, ku shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Duke parë rastet e COVID gjithmonë në rritje, Denaj e ka mbyllur postimin e saj me një apel për qytetarët, që të respektojnë masat si mbajtja e maskës, higjiena dhe ruajtja e distancës.
"Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë", shkruan Denaj.