Shkon në 182 numri të rikuperuarve nga Covid-19, Rama: Lajm i mirë,17 të shëruar sot

10 Prill 2020, 00:11| Përditesimi: 13 Prill 2020, 18:10

  • Share

Shkon në 182 numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se, 17 pacientë të tjerë iu kanë rezultuar negativ testeve gjatë ditës së sotme. Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije lajmin e mirë, teksa shkruan: “Lajm i mirë: 17 të shëruar sot”.

Ndërkohë, ka shkuar në 28 numri i bluzave të bardha të shëruar nga COVID-19, pasi një tjetër infermiere u shërua ditën e sotme. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 409.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë           196 raste
Durrës           38 raste
Lushnje         5 raste
Elbasan         15 raste
Fier                32 raste
Kavajë           8 raste
Rrogozhinë    4 raste
Korçë             17 raste
Vlorë              5 raste
Shkodër         45 raste
Lezhë            14 raste
Berat              2 rast
Has                12 raste
Krujë             5 raste
Tropojë          4 raste
Pukë               4 raste
Mirditë           3 raste


Lajmi kryesor:

23 viktima nga COVID-19! Bie sërish kurba e të infektuarve! 7 raste të reja në 24 orë, 182 të shëruar...konfirmohen 8 policë të prekur (VIDEO)


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 10/04/2020 11:15

    Kta te sheruarit a testohen serisht pas 2 javesh? Disa prej tyre dalin serisht pozitiv dhe packa jo shume ne numer mund te krijojne nje perhapje te dyte.

    Përgjigju
  • ilir: 10/04/2020 09:10

    Masa eshte vertet ekstreme po dhe veprimi eshte vertet shum i rende. Thyerja e karantines duhet te kuptohet si tentativ ose dhe si vrasje e nje numuri te pa percaktuar qytetaresh!

    Përgjigju
  • F-35: 10/04/2020 07:59

    Lajm i bukur! Me shume frymemarrje per mjeket e sistemin mjekesor.

    Përgjigju
    • Lideri Suprem: 10/04/2020 09:23

      Rrofte udheheqesi yne i ndritur Ed Rama. Shpetimtari i kombit shqiptar. Marrtë nga ditet tuaja

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?