Koronavrusi është bërë shkak për ndryshimin vendit të planifikuar për zhvillimin e ndeshjes miqësore mes Sllovenisë dhe Shqipërisë.
Ndeshja ishte vendosur që të zhvillohet në Udine të Italisë në datë 30 mars të këtij viti, pra pas pak javësh. Por për shkak të situatës alarmante që ka mbërthyer Italinë nga koronavirusi ndeshja është vendosur të zhvillohet në Koper të Sllovenisë.
Lajmin e ka konfirmuar Federata Sllovene. Ndërkohë që është anuluar ndeshja miqësore Shqipëri- San Marino e planifikuar në 27 mars.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi kyç stadiumet/ Në Shkodër e Korçë luhet pa tifozë, lojtarëve s'u lejohet as shtrëngimi i duarve (Rezultatet)
Komento