Në Britaninë e Madhe totali i njerëzve të prekur nga Covid-19 është më shumë se 6700 kurse numri i vdekjeve është rritur në 336.
Kryeministri Boris Johnson ka vendosur nga sot bllokimin total të vendit, një vendim damatik i pa parë kurrë në historinë e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, "por i domosdoshëm".
Për të mposhtur koronavirusin, qeveria britanike ka vendosur masa drakoniane dhe shumë të rënda siç janë ato që po zbatohen në Itali: mbyllen gjithë aktivitetet tregtare duke përjashtuar ato thelbësore siç janë supermarketet dhe farmacitë, liri shumë e kufizuar e lëvizjes, detyrim i vazhdueshëm për të qëndruar në shtëpi; distancë sociale fizike, detyrim për të punuar nga shtëpia.
"Duhet të qëndroni në shtëpi sepse koronavirusi",- tha kryeministri britanik, "është një nga sfidat më të mëdha të dekadave të fundit ndyshe strukurat e shëndetit publik do mbingakoheshin e do kalonin në kolaps. Nëse nuk respektoni rregullat, policia do të ndërhyjë, madje edhe me gjobë. Asnjë kryeministër nuk do të dëshironte kurrë të shpallë rregulla të tilla," pranoi Johnson, "Por tani nuk kemi zgjidhje tjetër".
Por masat e reja të ndërmarra nga kryeministri Johnson duket se janë të vonuara dhe janë në kundërshtim me qëndrimin e tij të mëparshëm për emergjencën shëndetësore. Vetëm pak ditë më parë ishte ai që tha se rreth 60 për qind e popullsisë së Britanisë do të preken nga koronavirusi dhe se “shumë prej tyre do të humbasin të dashurit”. Ai mbrojti qasjen për një shtet të hapur pa vetëizolim duke argumentuar se “infektimi i 60 për qind të popullsisë do të rrisë imunitetin e njerëzve dhe kjo do të jetë pozitive për situatën që do të vijë”.
Britania e Madhe ndryshe nga shumë vende të tjera nëpër botë që janë prekur nga koronavirusi nuk mori masa drastike për mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19 dhe jeta në qytetet britanike vijoi normalisht. Nuk u anuluan as punët, bizneset, apo transporti publik siç ishte bërë në shumë vende të botës
Koreja e Jugut, 76 raste të reja infeksioni dhe 9 vdekje
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Korenë e Jugut numri total i të infektuarve është rritur në 9,037, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 120 me një shkallë vdekshmërie prej 1.33%.
Në Spanjë situata vazhdon të jetë dramatike teksa numri i përgjithshëm i te infektuarve është rritur në mbi 35 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në mbi 2300.
Gjermania po prek shifrën e 30 mijë të infektuar nga Covid-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni ka shkuar në 123.
Mbi 23 000 raste infeksioni janë regjistruar në Iran ku numri i viktimave vazhdon të rritet me ritme të shpejta dhe deri tani janë regjistruar më shumë se 1800.
Franca ka regjistruar mbi 20 000 të infektuar për një total vdekjesh prej më shumë se 860
Lajmi kryesor: