Deputeti Saimir Korreshi tha në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri II se sektori i bujqësisë është lënë në harresë. Sipas tij, edhe ato skema që janë bërë kanë qenë preferenciale, duke shtuar se ka pasur oligarkë që kanë dalë edhe pronarë serash.
“Politikat e qeverisë, edhe pse 40% e krahut të punës të Shqipërisë merret me bujqësi, nga qeveria nuk është bërë asgjë. Edhe ato pak lekë që sillte Evropa për këtë kategori, janë bllokuar IPARD 2 dhe 3, për shkak të nxitimit të pushtetarëve për t’i vjedhur. Janë parë skemat preferenciale që janë bërë, të oligarkëve që kanë dale edhe pronarë serash, pasi në kërkesat për të marrë këto subvencione për fermerët shqiptarë që janë në regjim familjar ose të vogla, është e pamundur. E njëjta gjë ndodh edhe për blektorinë. Vetëm në Shqipëri ndodh që gjithë fshati edhe pse gjithë kohës ka pasur kafshë, tashmë blen qumështin në qytet. Dikur ndodhte e kundërta. Ndoshta Evropa duhet të marrë pak vizion edhe nga Shqipëria në këtë pikë. Plehrat kimikë hyjnë në Shqipëri dhe janë të pakontrolluara. Nëse keni ndërmend të hapni grupkapitujt, të shikoni kryesoret si bujqësia se është një vagon që e keni shkëputur prej kohësh, nuk e keni marrë me vete por duhet gjithashtu. Sa i përket vaditjes është akoma si në mesjetë.”, u shpreh Korreshi.
Lajmi kryesor:
PD-PS 'përplasen' në Strasburg/ Tabaku: Duhen reforma të vërteta! Xhafaj: Drejtësia, e paprekshme! Të adresojmë rekomandimet e BE! 'Rikthehet' Beleri
Xh.D/ReportTv.al