"Është synimi i përbashkët gjëja më e rëndësishme dhe kjo e bën të fortë marrëdhënien dhe të ardhmen tonë. Këtu në PE, partitë e ndryshme politike, nuk shikojnë dallimet por të përbashkëtat. Ne duhet t'i mbajmë sytë te horizonti 2027-2030", u shpreh eurodeputeti Macro Tarquinio.
Pavarësisht kësaj deklarate të drejtuesit të delegacionit të Parlamentit Evropian, Strasburgu u kthye sërish në arenë debati për Shqipërinë, ku akuzat politike i dhanë ton ditës së dytë të mbledhjes së 19-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së.
Akuza e parë, erdhi nga eurodeputeti Fredi Beleri, që nuk e ka harruar betejën 2 vite më parë me drejtësinë shqiptare. Për të, sistemi ligjor në Shqipëri është një skenë kukullash ku fijet i tërheq qeveria.
“Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes procesit të vettingut, i cili kontrollon gjyqtarët potencialë, e kanë lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi si para reformës. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit. Ne duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta. Thuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka një përfaqësues të krimit të organizuar në parlament.” , tha Beleri.
Replikën e mori nga bashkë-drejtuesi i takimit, socialisti Toni Gogu.
"Zoti Beleri për shkak se më përmendët emrin më duhet të bëj një sqarim të shkurtër se të gjithë pretendimet situatës së zgjedhjeve janë duke u shqyrtuar nga autoriteti kushtetues i pavarur KQZ dhe gjykatat si Kolegji Zgjedhor. Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe iu siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm", theksoi Gogu.
Deklaratat e Fredi Belerit, i vijoi edhe përfaqësuesi i Sali Berishës, Oerd Bylykbashi i cili nga Strasburgu akuzoi drejtësinë se i la dorë të lirë në zgjedhje shumicës socialiste.
“Zgjedhjet janë, në fakt, një shembull i mirë se si nuk funksionon sundimi i ligjit në Shqipëri. Prokuroria e Posaçme apo e Përgjithshme i kanë lejuar dhe i kanë dhënë dorë të lirë kryeministrit për të përdorur të gjitha burimet shtetërore, në bashkëpunim me krimin e organizuar”, u shpreh Bylykbashi.
Deputetja e PD Jorida Tabaku, duke renditur disa problematika, theksoi se vendi ka nevojë për reforma të vërteta dhe të thella që luftojnë krimin dhe korrupsionin, që lidhen me transparencën dhe fuqizimin e institucioneve.
“Gjatë viteve kemi parë edhe krijimin e komisioneve të mëdha, shumë prej tyre ambicioze, që në emër kanë pasur fjalën “reformë”. Por në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, në raportin e fundit për grup-kapitullin 1, tha se ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë. Pra, mungon transparenca në çështjet kryesore, sepse po përpiqen të monopolizojnë sisteme të caktuara, përfshirë edhe drejtësinë.”, u shpreh Tabaku, e cila përmendi edhe ligjin për Prokurimet Publike sipas të cilës nuk është rishikuar ende sipas standarteve evropiane.
Duke i shtrirë dorën opozitës për bashkëpunim, Fatmir Xhafaj njoftoi se shpejt do të hidhen për diskutim dy ligje të reja që lidhen me përpjekjet e vendit për t’u përafruar me Bashkimin Evropian.
“Shpresojmë shumë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim me ne lidhur me vlerësimet pozitive për institucionet e reja të drejtësisë, sidomos për SPAK si dhe me gjetjet e projekt rezolutës në këto fusha, të ulemi dhe të reflektojmë për të punuar në rekomandimet e BE dhe nën asistencën e tyre të adresojmë masat dhe rekomandimet përkatëse për konsolidimin e reformës në drejtësi me standardet më të mira evropiane.
Draft plani i veprimit përfshin 55 fusha tematike dhe 253 masa specifike të përbëra nga 75 nisma legjislative dhe 123 veprime institucionale për të tre shtyllat. Janë në fazën e konsultimit dhe vlerësimit me ekspertët ndërkombëtarë dhe grupin shqiptar negociator. Faza e tretë e planifikuar përfshin hartimin e ligjeve që do të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë plan kombëtar të veprimit. Kemi filluar punën për hartimin e dy ligjeve të reja, lidhur me konfliktin e interesave dhe atë për financimin e partive politike.", tha Xhafaj.
Palët nuk miratuan një deklaratë të përbashkët, ndërkohë që mbledhja e 20 ndërparlamentare e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, do të mbahet në tetor në Tiranë.
Deputeti Fatmir Xhafaj u shpreh se projekt-rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian të vendit. Ai tha se janë të vetëdijshëm se duhet të bëhet më shumë punë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Xhafaj deklaroi gjithashtu se shpreson që edhe opozita të vlerësojë arritjet pozitive të institucioneve të reja të drejtësisë, ndërsa e ftoi që të ulen dhe të diskutojmë mbi rekomandimet e dhëna nga Bashkimi Evropian.
“Rekomandimet e kësaj projekt rezolute lidhur me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit mbeten sfida të rëndësishme që duhen adresuar me shumë përgjegjësi nga të gjithë faktorët politikë dhe institucional në vend, dhe sidomos nga institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar nga të tre pushtetet ekzekutivi, gjyqësori dhe vetë kuvendi. Përbëjnë sfida të rëndësishme ku jemi të fokusuar dhe jemi të vetëdijshëm se nevojiten përpjekje shumë të forta për të ecur përpara në adresimin e tyre. Vlerësojmë me angazhim theksin e vënë në këtë rezolutë për sfidat lidhur me cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë si dhe kërkesën për vazhdimin e kornizës ligjore, veçanërisht Kodit Penal me të drejtën e BE në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne vlerësojmë seriozisht thirrjen drejtuar aktorëve që të shmangin veprimet që minojnë punën e institucioneve të pavarura si SPAK, gjë që dobëson besimin publik dhe rrezikon sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit në BE. Ne si maxhorancë rikonfirmojmë se i qëndrojmë fort reformës kushtetuese të vitit 2016, dhe shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme. Shpresojmë shumë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim me ne lidhur me vlerësimet pozitive për institucionet e reja të drejtësisë, sidomos për SPAK si dhe me gjetjet e projekt rezolutës në këto fusha, të ulemi dhe të reflektojmë për të punuar në rekomandimet e BE dhe nën asistencën e tyre të adresojmë masat dhe rekomandimet përkatëse për konsolidimin e reformës në drejtësi me standartet më të mira evropiane. “, u shpreh Xhafaj.
Xhafaj tha se Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka nisur punën për hartimin e dy ligjeve të reja, atë për konfliktin e interesave dhe atë për financimin e partive politike.
“Komisioni i posacëm parlamentar, përmes një procesi transparent, ka miratuar një dokument analitik, analizë të detajuar prej 700 faqe, me gjetjet problematikat dhe rekomandimet. Ka përfunduar dhe miratuar në parim draft planin kombëtar të veprimit duke propozuar masa konkrete që synojnë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të parlamentit në kuadër të negociatave me BE si dhe thellimin e reformave me hapa konkrete në luftën kundër korrupsionit. Draft plani i veprimit përfshin 55 fusha tematike dhe 253 masa specifike të përbëra nga 75 nisma legjislative dhe 123 veprime institucionale për të tre shtyllat. Janë në fazën e konsultimit dhe vlerësimit me ekspertët ndërkombëtarë dhe grupin shqiptar negociator. Faza e tretë e planifikuar përfshin hartimin e ligjeve që do të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë plan kombëtar të veprimit. Kemi filluar punën për hartimin e dy ligjeve të reja, lidhur me konfliktin e interesave dhe atë për financimin e partive politike."
Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, se në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i hapur nga qeveria. Ai tha se qeveria përmes institucioneve të drejtësisë, ushtroi presion ndaj liderëve të opozitës si Sali Berisha dhe Ilir Meta, i cili ndodhet në burg.
Më tej, ai shtoi se drejtësia u përdhos nga zgjedhjet e fundit në vend, gjë që solli edhe reagimin e socialistit Toni Gogu, i cili iu drejtua duke i thënë se në këtë moment që po flasin, organet kompetente si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor po shqyrtojnë pretendimet e opozitës, duke shtuar se s’duhet ta ‘prekin’ besimin ndaj këtyre institucioneve. Gogu shprehu bindjen se vullneti i qytetarëve është i patjetërsueshëm.
Fredi Beleri: Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes procesit të vettingut, i cili kontrollon gjyqtarët potencialë, e kanë lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi që në fillim, dikush duhet të kontrollojë vendimet e gjyqtarëve. Strasburgu ka çuar prokurorë që të vërtetonte dështime të ndryshme përshembull njerëzit që janë përjashtuar nga Shengen pa një proces gjyqësor. Shqipëria sot i mban 198 ditë në paraburgim, shumë më tepër se çdo vend tjetër në Evropë. Qeveria përmes prokurorit ka mbajtur nën presion zotin Berisha, udhëheqësi i opozitës. Meta është në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës është arrestuar po ashtu. Çfarë vendi mund të arrestojë një kryetar bashkie për gjërat që ka bërë, ka pasur edhe krime të tjera të cilat nuk kanë dalë për kryetarin e bashkisë dhe këto kanë lidhje me kryeministrin e vendit. E kanë arrestuar kryetarin e bashkisë për gjërat që ka kryer gruaja e tij. Kjo nuk ka siguri ligjore dhe i ka detyruar njerëzit të emigrojnë. Ka raste në gjykata ku nuk janë përfunduar. Nëse një qytetar duhet të shkojë në gjyq, i dihet 10 vite për të marrë rezultatin. Sundimi i së drejtës është në krizë, drejtësia nuk mund të jetë privilegj i disa personave, por duhet të jetë në duart e të gjithëve. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit.
Toni Gogu: Zoti Beleri për shkak se më përmendët emrin më duhet të bëj një sqarim të shkurtër se të gjithë pretendimet situatës së zgjedhjeve janë duke u shqyrtuar nga autoriteti kushtetues i pavarur KQZ dhe gjykatat si Kolegji Zgjedhor. Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe iu siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin e vendit. Sipas saj, qeveria nuk ka treguar vullnet për të bërë reforma në sektorë të ndryshëm.
Duke u ndalur te ligji i prokurimit publik, ajo tha se nuk është rishikuar akoma sipas standarteve evropiane, ndërkohë që ka mungesë të theksuar transparence në dhënien e tenderave.
“Kjo nuk është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe në 12 muajt e fundit, Këshilli i Ministrave e ka zbatuar këtë dispozitë në disa raste. Së dyti, ligji për prokurimin publik nuk është ende rishikuar në përputhje me standardet evropiane dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Madje edhe kur opozita propozoi një paketë për prokurimin publik, që ta përafronte atë me standardet më të mira evropiane, qeveria refuzoi që ta zbatonte këtë gjë.
Tenderat publikë nuk kryhen përmes një gare të hapur, konkurruese dhe transparente përmes sistemit elektronik të prokurimit publik, dhe kjo lë përsëri hapësirë për një volum shumë të madh tenderash publikë, të cilët janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, procesi mbetet i përjashtuar nga aplikimi i sistemit elektronik. Ka një numër të lartë anulimesh në procedurat e prokurimit publik. Edhe këto lënë vend për manovra, por gjithashtu tregojnë edhe mungesën e transparencës.
Përsëri kemi një mungesë transparence në aplikimin e teknologjisë informative në prokurimin publik, dhe ka kosto të rritura për prokurimin publik, sidomos kur shumica e tenderave, të paktën 85% e tyre, jepen me 99% të vlerës së parashikuar. Kjo tregon mungesë udhëheqjeje, mungesë politikash, metodologjie, por gjithashtu edhe mungesën e aprovimit të një sistemi të miratuar elektronik.
Së fundi, përqendrimi i kontratave në disa biznese pa konkurrentë të huaj dhe, në fakt, në shkelje të marrëveshjes. Këtu kolegët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me disa kontrata, për shembull, ajo për portin e Vlorës, e cila u dha pa një konkurrencë ndërkombëtare; gjithashtu porti i Durrësit, kjo kontratë përsëri u dha pa konkurrencë ndërkombëtare.
Po të shohim, ka shumë biznese evropiane që janë lënë jashtë kësaj gare, dhe Shqipëria kërkon të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, sepse lidhen me kapitullin e 5-të të grupkapirjve kapitullin 1 për prokurimin publik, dhe gjithashtu këto janë çështje thelbësore sepse lufta kundër korrupsionit, në fund të ditës, do të thotë të mbrojmë sundimin e ligjit.
Ajo që ndodhi me fondet IPARD, me fondet e bujqësisë në Shqipëri, ku një shkelje në sistem zbuloi një skemë korruptive ku fondet publike u abuzuan, detyroi Komisionin Evropian të ndalonte 160 milionë euro të parave të taksapaguesve evropianë, të cilat ishin abuzuar në Shqipëri. Kjo ngre një shqetësim shumë të madh për mënyrën si funksionon ky proces, por gjithashtu edhe për decentralizimin e fondeve të BE-së në të ardhmen.
Nëse duam ta marrim integrimin seriozisht, atëherë duhet të kujdesemi për reformat. Jo reformat në letër, por reformat që ndryshojnë realitetin. Kjo nënkupton rikthimin e transparencës, fuqizimin e institucioneve dhe monopolin e shtetit në lidhje me këto kontrata. Të paktën dy ligje të veçanta u miratuan në Parlament, që japin kontrata për sektorë specifikë, por është koha që t’u japim fund pjesëve strategjike.
Dua ta përfundoj duke thënë se të gjitha këto çështje nuk lidhen vetëm me një harmonizim specifik të ligjit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, por të gjirha këto çështje lidhen me mungesën e vullnetit politik. Gjatë viteve kemi parë edhe krijimin e komisioneve të mëdha, shumë prej tyre ambicioze, që në emër kanë pasur fjalën “reformë”. Por në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, në raportin e fundit për grup-kapitullin 1, tha se ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë. Pra, mungon transparenca në çështjet kryesore, sepse po përpiqen të monopolizojnë sisteme të caktuara, përfshirë edhe drejtësinë. Në fakt, realiteti flet vetë. Dhe realiteti ka treguar një progres zero. Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Dhe Shqipëria ka nevojë edhe për rezultate të qarta.", tha Tabaku.
Deputetja e PS Evis Kushi tha në mbledhjen në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE -Shqipëri II se turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit duke shtuar se transformuan mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik. Ajo shtoi se synojnë që vendi të jetë ‘drejtuese’ në rajon sa i përket turizmit.
“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të natyrës teknike, por shprehin dëshirën tonë që Shqipëria të drejtojë me vlerat ekonomik europiane dhe besueshmëri. Modernizmi i turizmit detar dhe bregdetar, dhe menaxhimin e sezonit turistik. Turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit tonë, jemi të angazhuar që të jetë i vetë qëndrueshëm dhe i përfaruar me standardet e BE. Ne kemi futur certifikimin dixhital sa i përket operatorëve turistik detar, përmes e-Albania. Nga maji 2025, 192 operatorë janë certifikuar që të punojnë brenda këtij sistemi dhe kjo nuk është shifër e thjeshtë është shenjë që Shqipëria është e gatshme për të qenë drejtuese në rajon sa i përket turizmit të rregulluar dhe të pastër. Po kufizojmë privatizimin dhe po u mundësojmë bashkive që të investojnë në infrastrukturë. Është model i ekuilibruar që nxit zhvillimet privat duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve. E kemi transformuar mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik, nuk i takon vetëm tregut, por i takon qeverisjes qendrore. Krijimi i një task force nga ministria e turizmit tregon angazhimit tonë për t’iu përgjigjur krizave dhe për tu koordinuar nga pikëpamja institucionale”, tha Kushi.
Deputeti Saimir Korreshi tha në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri II se sektori i bujqësisë është lënë në harresë. Sipas tij, edhe ato skema që janë bërë kanë qenë preferenciale, duke shtuar se ka pasur oligarkë që kanë dalë edhe pronarë serash.
“Politikat e qeverisë, edhe pse 40% e krahut të punës të Shqipërisë merret me bujqësi, nga qeveria nuk është bërë asgjë. Edhe ato pak lekë që sillte Evropa për këtë kategori, janë bllokuar IPARD 2 dhe 3, për shkak të nxitimit të pushtetarëve për t’i vjedhur. Janë parë skemat preferenciale që janë bërë, të oligarkëve që kanë dale edhe pronarë serash, pasi në kërkesat për të marrë këto subvencione për fermerët shqiptarë që janë në regjim familjar ose të vogla, është e pamundur. E njëjta gjë ndodh edhe për blektorinë. Vetëm në Shqipëri ndodh që gjithë fshati edhe pse gjithë kohës ka pasur kafshë, tashmë blen qumështin në qytet. Dikur ndodhte e kundërta. Ndoshta Evropa duhet të marrë pak vizion edhe nga Shqipëria në këtë pikë. Plehrat kimikë hyjnë në Shqipëri dhe janë të pakontrolluara. Nëse keni ndërmend të hapni grupkapitujt, të shikoni kryesoret si bujqësia se është një vagon që e keni shkëputur prej kohësh, nuk e keni marrë me vete por duhet gjithashtu. Sa i përket vaditjes është akoma si në mesjetë.”, u shpreh Korreshi.
Komente
