Evis Kushi

Politikë

Kushi: Turizmi bregdetar, pjesë kryesore e zhvillimit tonë! Transformuam mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik

19 Qershor, 10:08| Përditesimi: 19 Qershor, 10:17

  • Share

1750319831_kushi.jpg

 

Deputetja e PS Evis Kushi tha në mbledhjen  në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE -Shqipëri II se turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit duke shtuar se transformuan mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik. Ajo shtoi se synojnë që vendi të jetë ‘drejtuese’ në rajon sa i përket turizmit.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të natyrës teknike, por shprehin dëshirën tonë që Shqipëria të drejtojë me vlerat ekonomik europiane dhe besueshmëri. Modernizmi i turizmit detar dhe bregdetar, dhe menaxhimin e sezonit turistik. Turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit tonë, jemi të angazhuar që të jetë i vetë qëndrueshëm dhe i përfaruar me standardet e BE. Ne kemi futur certifikimin dixhital sa i përket operatorëve turistik detar, përmes e-Albania. Nga maji 2025, 192 operatorë janë certifikuar që të punojnë brenda këtij sistemi dhe kjo nuk është shifër e thjeshtë është shenjë që Shqipëria është e gatshme për të qenë drejtuese në rajon sa i përket turizmit të rregulluar dhe të pastër. Po kufizojmë privatizimin dhe po u mundësojmë bashkive që të investojnë në infrastrukturë. Është model i ekuilibruar që nxit zhvillimet privat duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve. E kemi transformuar mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik, nuk i takon vetëm tregut, por i takon qeverisjes qendrore. Krijimi i një task force nga ministria e turizmit tregon angazhimit tonë për t’iu përgjigjur krizave dhe për tu koordinuar nga pikëpamja institucionale”, tha Kushi.


Lajmi kryesor:

PD-PS 'përplasen' në Strasburg/ Tabaku: Duhen reforma të vërteta! Xhafaj: Drejtësia, e paprekshme! Të adresojmë rekomandimet e BE! 'Rikthehet' Beleri


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?