Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin e vendit. Sipas saj, qeveria nuk ka treguar vullnet për të bërë reforma në sektorë të ndryshëm.
Duke u ndalur te ligji i prokurimit publik, ajo tha se nuk është rishikuar akoma sipas standarteve evropiane, ndërkohë që ka mungesë të theksuar transparence në dhënien e tenderave.
“Kjo nuk është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe në 12 muajt e fundit, Këshilli i Ministrave e ka zbatuar këtë dispozitë në disa raste. Së dyti, ligji për prokurimin publik nuk është ende rishikuar në përputhje me standardet evropiane dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Madje edhe kur opozita propozoi një paketë për prokurimin publik, që ta përafronte atë me standardet më të mira evropiane, qeveria refuzoi që ta zbatonte këtë gjë.
Tenderat publikë nuk kryhen përmes një gare të hapur, konkurruese dhe transparente përmes sistemit elektronik të prokurimit publik, dhe kjo lë përsëri hapësirë për një volum shumë të madh tenderash publikë, të cilët janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, procesi mbetet i përjashtuar nga aplikimi i sistemit elektronik. Ka një numër të lartë anulimesh në procedurat e prokurimit publik. Edhe këto lënë vend për manovra, por gjithashtu tregojnë edhe mungesën e transparencës.
Përsëri kemi një mungesë transparence në aplikimin e teknologjisë informative në prokurimin publik, dhe ka kosto të rritura për prokurimin publik, sidomos kur shumica e tenderave, të paktën 85% e tyre, jepen me 99% të vlerës së parashikuar. Kjo tregon mungesë udhëheqjeje, mungesë politikash, metodologjie, por gjithashtu edhe mungesën e aprovimit të një sistemi të miratuar elektronik.
Së fundi, përqendrimi i kontratave në disa biznese pa konkurrentë të huaj dhe, në fakt, në shkelje të marrëveshjes. Këtu kolegët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me disa kontrata, për shembull, ajo për portin e Vlorës, e cila u dha pa një konkurrencë ndërkombëtare; gjithashtu porti i Durrësit, kjo kontratë përsëri u dha pa konkurrencë ndërkombëtare.
Po të shohim, ka shumë biznese evropiane që janë lënë jashtë kësaj gare, dhe Shqipëria kërkon të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, sepse lidhen me kapitullin e 5-të të grupkapirjve kapitullin 1 për prokurimin publik, dhe gjithashtu këto janë çështje thelbësore sepse lufta kundër korrupsionit, në fund të ditës, do të thotë të mbrojmë sundimin e ligjit.
Ajo që ndodhi me fondet IPARD, me fondet e bujqësisë në Shqipëri, ku një shkelje në sistem zbuloi një skemë korruptive ku fondet publike u abuzuan, detyroi Komisionin Evropian të ndalonte 160 milionë euro të parave të taksapaguesve evropianë, të cilat ishin abuzuar në Shqipëri. Kjo ngre një shqetësim shumë të madh për mënyrën si funksionon ky proces, por gjithashtu edhe për decentralizimin e fondeve të BE-së në të ardhmen.
Nëse duam ta marrim integrimin seriozisht, atëherë duhet të kujdesemi për reformat. Jo reformat në letër, por reformat që ndryshojnë realitetin. Kjo nënkupton rikthimin e transparencës, fuqizimin e institucioneve dhe monopolin e shtetit në lidhje me këto kontrata. Të paktën dy ligje të veçanta u miratuan në Parlament, që japin kontrata për sektorë specifikë, por është koha që t’u japim fund pjesëve strategjike.
Dua ta përfundoj duke thënë se të gjitha këto çështje nuk lidhen vetëm me një harmonizim specifik të ligjit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, por të gjirha këto çështje lidhen me mungesën e vullnetit politik. Gjatë viteve kemi parë edhe krijimin e komisioneve të mëdha, shumë prej tyre ambicioze, që në emër kanë pasur fjalën “reformë”. Por në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, në raportin e fundit për grup-kapitullin 1, tha se ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë. Pra, mungon transparenca në çështjet kryesore, sepse po përpiqen të monopolizojnë sisteme të caktuara, përfshirë edhe drejtësinë. Në fakt, realiteti flet vetë. Dhe realiteti ka treguar një progres zero. Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Dhe Shqipëria ka nevojë edhe për rezultate të qarta.", tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
PD-PS 'përplasen' në Strasburg/ Tabaku: Duhen reforma të vërteta! Xhafaj: Drejtësia, e paprekshme! Të adresojmë rekomandimet e BE! 'Rikthehet' Beleri
Xh.D/ReportTv.al