Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend, teksa u shpreh se presidenti Bajram Begaj “bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie”.
Por, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i kërkuar të ketë respekt për Kreun e Shtetit, për shkak se nuk ishte i pranishëm në sallë.
Pjesë nga debati:
Saimir Korreshi: Na mori malli për ato hekurat se që kur erdhe ti ne s’kishim parë hekura. Edhe ato hekurat se si na u dukën, të mallëngjyer sot po ngatërronim derën, po kërkonim hekurat nga të futeshim. Thatë pa pikë turpi që po zbatoni një vendim gjykate, po thelbi e dini që na keni dënuar pa rregullore, dhe e di kush na ka dënuar shoqja Pushka, është edhe edhe kryetare Komisionit të Ligjeve, që ky institucion pavarësisht dimë apo s’dimë nga uridiku pretendon që më mirë se kryetarja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kush e interpreton rregulloren dhe vendimet e Kushtetuese, A ka përgjegjësi ky njeriu, a e keni pyetur këtë njeri se çfarë kërkoi për rastin e Xhaçkës? Interpretim se nuk dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses, nuk dinte ABC0-në e uridikut. Si kryetare Kuvendi pse nuk e mblodhe Byronë, e ke detyrim, jo ti lësh të rrjedhin si shoku President, që vjen e bën fushatë në Lushnjë si me qenë kryetar bashkie, vjen me def e kitare.
Elisa Spiropali: Respekt për presidentin e Republikës. Nuk është këtu
Saimir Korreshi: S’kam respekt fare. Nuk mund t’i gënjeni shqiptarët, vendimi se sa do të na doni është marrë në zyrat tuaja.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
S.B//ReportTv.al