Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën, Saimir Korreshi sa herë flet nga foltorja e Kuvendit do të përcjellë shqetësimet e banorëve të Lushnjës përmes humorit. Korreshi tha ndër të tjera se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.
“Kisha edhe një shqetësim tjetër me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë dhuratë për ministren një palë çizme, por garda s’më lejoi. Në rast se të bie rruga ka dy probleme, e gjithë zona aty kanë të njëjtin problem, në vlerësimin e situatës për farën e domates. Sipas ministrisë ka defekte në teknologji keni thënë, ky konkluzion nuk qëndron. Në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride dhe vetëm ozgan f1 nuk ka prodhim. Hormoni deformon frutin, por jo të mos japë prodhim. E mira është të verifikohej fara” tha ai.
Më tej, Korreshi tha se ka një këshillë për OSHEE.
“Kam edhe diçka në lidhje me OSHEE, unë mendoj se ju të shpërndani batanije për dimër. Shqiptarët s’kanë mundësi të ngrohen. Nuk ndez dot lavatriçen e dushin njëkohësisht”, tha Korreshi.
Lajmi kryesor:
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
//ReportTv.al