Kronikë

Korrupsion në Kadastrën e Durrësit, 3 raste flagrante! Një qytetari iu dha legalizimi para se të bënte dokumentet! Në Korçë doganieri u punësua pa shkollë, në hetim edhe noteri

1 Dhjetor 2021, 12:15| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 14:08

  • Share

Njësia Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë vijon të denoncojë dhe të padisë në prokurori raste të rënda të korrupsionit në institucione. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja doli sot në një deklaratë për mediat ku bëri me dije se janë çuar për procedim penal 3 raste flagrante korrupsioni në Kadastrën e Durrësit. Të treja rastet kishin të bënin me mosrespektim të procedurave, po rasti më flagrant ishte ai kur një qytetari iu dha legalizimi pa bërë ende dokumentet.

"Dua t'ju siguroj që kemi në rrugën e duhur. Unë sot dua ta nis me një falënderim për punën e Njësisë Antikorrupsion por edhe për bashkëpunimin me prokurorinë. Të gjitha rastet e denoncuara nga ne janë regjistruar si vepra penale. Për rastin e Fierit ku ne denoncuam korrupsionin në AKU, gjykata e ka lënë njërin në burg ndër tjetri 'arrest në shtëpi'. Dua të ndaj me ju disa raste të reja. E nisim me kadastrën, që është edhe objekti i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë i punës sonë ku kemi rastet më të shumta të referuara.

Në Kadastrën e Durrësit ka raste që po trajtohen. 2 rastet e para kanë të bëjnë me lejë legalizimi në kundërshtimi me ligjin. Nuk respektohen procedurat. I treti është flagrant. Është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më pas janë bërë proceduarat. Data e dhënies së lejes është më parë se të bëheshin dokumentet. Është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit dhe procedurat", tha ai. 

Manja denoncoi edhe një rast në Korçë, ku një punonjës i doganës u punësua pasi kishte falsifikuar dokumentet e shkollës. Manja tha se në hetim është vënë edhe noteri.

"Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës. Një nëpunës është bërë pjesë përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përveç doganierit ne kemi denoncuar edhe noterin, për të cilin kemi kërkuar edhe hetimin disiplinor. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë e DSHTRR Tiranë, që ka të bëjë me ryshfetin direkt në sportel", tha Manja.

Manja në konferencë evidentoi edhe një problem të madh sipas tij. Ai tha se janë disa rastet kur është bërë zgjatja apo rinovimi i lejeve të skaduara të ndërtimit nga Gjykatat Administrative apo Bashkitë, sidomos atu bregdetare. Sipas Manjës, nuk mund të rinovohet një leje e dhënë në vitin 2005, për shkak se kanë ndryshuar kushtet e kontratës e planet urbanistike. Manja paralajmëroi se tashmë është ngritur një strukturë që po heton këto raste dhe se përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

Këshilli i Ministrave vendosi më 20 tetor krijimin e një drejtoria antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ku do të shërbej për luftimin e korrupsionit në administratën publike.  Kjo drejtori do të ketë një rrjet koordinatorësh në të gjithë vendim që do të monitorojnë 47 institucione pikërisht për të luftuar korrupsionin në administratën publike. Koordinatorët anti-korrupsion fillojnë hetimin e një rasti korrupsioni apo veprimtarie arbitrare kryesisht ose bazuar në informacione të ndryshme, ankesa apo denoncime.
 

Ora 12:29
Njësia Anti- korrupsion, Ministri Drejtësisë: Bashkitë dhe Gjykatat Administrative zgjasin apo rinovojnë leje ndërtimi të skaduara! Po inspektohet, shkelësit do mbajnë përgjegjësi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa denoncoi sot raste të tjera korrupsioni të evidentuara nga Njësia Anti-Korrupsion, tha se shumë problem është edhe zgjatja apo rinovimi i lejeve të skaduara të ndërtimit nga Gjykatat Administrative apo Bashkitë, sidomos atu bregdetare. Sipas Manjës, nuk mund të rinovohet një leje e dhënë në vitin 2005, për shkak se kanë ndryshuar kushtet e kontratës e planet urbanistike. Manja paralajmëroi se tashmë është ngritur një strukturë që po heton këto raste dhe se përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

"Në Vorë, një leje ndërtimi dhënë në rrugën që të çon në aeroport, pa përmbushur asnjë prej rregullave, për të cilën ka një kallëzim, kam urdhëruar ngrohjen enjë grupi inspektimi të posaçëm për të inspektuar rastet e tilla. Konstatojmë një seri problematikash që meritojnë vëmendje të menjëhershme të bashkive. Jemi duke trajtuar disa raste abuzime të rifreskimit të lejeve zhvillimore në bashkitë bregdetare dhe nëse do konstatojmë shkelje të ligjit për planifikimin e territorit nuk do hezitojmë të kallëzojmë penalisht personat përgjegjës. Bashkitë duhet të ndërpresin menjëherë dhe të mos zgjasin lejet e ndërtimit të dhëna shumë kohë më parë dhe që nuk janë përmbushur brenda afateve të përcaktuara. Duke marrë kompetenca ekskluzive të kryetarëve të bashkive kanë rivendosur në afat leje ndërtimi të pazhvilluar atë dhëna që nga viti 2005. Do vë në lëvizje inspektorin e lartë të drejtësisë për çdo vendimmarrje të paligjshme, Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e papranueshme. Një gjykatë nuk mundet të japë leje ndërtimi apo të shty vlefshmërinë e saj sepse merr atribute të nëj organi tjetër siç janë kryetarët e bashkive apo këshilli kombëtar i rregullimit të territorit. E paimagjinueshme që në vitin 2021 Gjykata merr përsipër të zgjasë apo ripërtëri një leje ndërtimi të dhënë nga bashkia në vitin 2005, ku rregullat kanë ndryshuar. Kam vendosur që këtë shqetësim tja bëjë prezent këshillit ët larët gjyqësor dhe rastet konkrete do t'i referoj pranë inspektorit të lartë të drejtësisë. Sa herë do të hasim të tilla vendimmarrje nga bashkitë dhe gjykatat do investohem personalisht për të vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse. Jam i vendosur që çdokush të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. Nuk do hezitojmë të denoncojmë çdo zyrtar që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, Janë disa raste që po hetohen", tha Manja.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2021 03:13

    Korrupsioni mbi pasurite e paluajteshme eshte galopant.Nje kusheririn tim qe jeton ne Korce e kishin shpallur te vdekur,para shume vitesh,disa persona qe donin t'i merrnin me dokumenta fallco nje pyllishte dhe per kete ,kishin shpene ne zyrat perkatese nje certifikate fallco.Pas disa javesh, qelloi qe kusheriri im kur kishte dale shetitje,ndesh ne rruge nje nga keta zyrtaret qe e njihte sidisi.Ai i cuditur i tha:/Po pse gjalle qenke ti?!Po shko se po te marrin pyllin,se te kane shpallur te vdekur per se gjalli!/ Ja keto behen ne Korce.

    Përgjigju
  • Gjykata: 01/12/2021 14:24

    Ministri tani i jep vetes edhe fuqi mbi gjykaten. Nese nje vendim eshte marre nga nje gjykate ai nuk diskutohet nga ministri por apelohet. Nuk e dinim qe ekzistonte por i paharruar ai Vahid Lama! Qe me kujtimet e tij tregon fytyren e vertet te hoxhizmit. Jo komunizmit por te njerzve te korruptuar, te smires, te ligj,abuzive. E si mundet,thoshte dhe Hoxha, qe gjykata te dale kundra partise? Ceshte kjo??? Nxenesit dhe te diplomuarit e ligjit vini re se cfare ministri te lajthitur qe kemi.

    Përgjigju
  • Mengjra: 01/12/2021 13:58

    Listen e notereve e ke bere gati o shoku Minister? Aty shif mos kap ndonje rast. Meqe e keni te rende doren per license.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?