Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa denoncoi sot raste të tjera korrupsioni të evidentuara nga Njësia Anti-Korrupsion, tha se shumë problem është edhe zgjatja apo rinovimi i lejeve të skaduara të ndërtimit nga Gjykatat Administrative apo Bashkitë, sidomos atu bregdetare. Sipas Manjës, nuk mund të rinovohet një leje e dhënë në vitin 2005, për shkak se kanë ndryshuar kushtet e kontratës e planet urbanistike. Manja paralajmëroi se tashmë është ngritur një strukturë që po heton këto raste dhe se përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.
"Në Vorë, një leje ndërtimi dhënë në rrugën që të çon në aeroport, pa përmbushur asnjë prej rregullave, për të cilën ka një kallëzim, kam urdhëruar ngrohjen enjë grupi inspektimi të posaçëm për të inspektuar rastet e tilla. Konstatojmë një seri problematikash që meritojnë vëmendje të menjëhershme të bashkive. Jemi duke trajtuar disa raste abuzime të rifreskimit të lejeve zhvillimore në bashkitë bregdetare dhe nëse do konstatojmë shkelje të ligjit për planifikimin e territorit nuk do hezitojmë të kallëzojmë penalisht personat përgjegjës. Bashkitë duhet të ndërpresin menjëherë dhe të mos zgjasin lejet e ndërtimit të dhëna shumë kohë më parë dhe që nuk janë përmbushur brenda afateve të përcaktuara. Duke marrë kompetenca ekskluzive të kryetarëve të bashkive kanë rivendosur në afat leje ndërtimi të pazhvilluar atë dhëna që nga viti 2005. Do vë në lëvizje inspektorin e lartë të drejtësisë për çdo vendimmarrje të paligjshme, Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e papranueshme. Një gjykatë nuk mundet të japë leje ndërtimi apo të shty vlefshmërinë e saj sepse merr atribute të nëj organi tjetër siç janë kryetarët e bashkive apo këshilli kombëtar i rregullimit të territorit. E paimagjinueshme që në vitin 2021 Gjykata merr përsipër të zgjasë apo ripërtëri një leje ndërtimi të dhënë nga bashkia në vitin 2005, ku rregullat kanë ndryshuar. Kam vendosur që këtë shqetësim tja bëjë prezent këshillit ët larët gjyqësor dhe rastet konkrete do t'i referoj pranë inspektorit të lartë të drejtësisë. Sa herë do të hasim të tilla vendimmarrje nga bashkitë dhe gjykatat do investohem personalisht për të vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse. Jam i vendosur që çdokush të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. Nuk do hezitojmë të denoncojmë çdo zyrtar që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, Janë disa raste që po hetohen", tha Manja.
Lajmi kryesor:
Korrupsion në Kadastrën e Durrësit, 3 raste flagrante! Një qytetari iu dha legalizimi para se të bënte dokumentet! Në Korçë doganieri u punësua pa shkollë, në hetim edhe noteri
//ReportTv.al