Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, për shkak të pandemisë dhe gjobave që kanë marrë nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë.
Fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme ndryshe nga periudha e zakonshme mujore do të zgjasë vetëm 10 ditë.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria, Policia e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Këto zgjedhje kanë qenë ndër më të diskutuarat në historinë e vendit edhe për shkak të përjashtimit nga kandidimi të disa kandidatëve të cilët kishin pasur dënime të formës së prerë tre vitet e fundit, mes të cilëve është edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i konsideruar gjerësisht në opinionin vendas si pretendent për Kryeministër.
Lajmi kryesor:
Fillon sot fushata për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë
//ReportTv.al