Kosovë - Një përleshje fizike ka ndodhur afër shkollës “Xheladin Gashi”, që sot shërben si qendër votimi, në Komoran të Drenasit, sherr që më pas agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Ndërsa një automjet është dëmtuar, siç raportojnë mediat e Kosovës, jo nga të shtënat me armë, por nga goditja me çekiç në xhamin e përparmë.
Ndërkohë, policia ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me zgjedhjet, por ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes palëve të përfshira.
Lajmi kryesor:
Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK merr 3, LDK 2! Rezultatet paraprake, 17 komuna drejt balotazhit
V.GJ /ReportTv.al
