Kosova & Rajoni

Kosovë/ Kurti: Të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, i kemi bërë ofertë konkrete

21 Korrik, 15:50| Përditesimi: 21 Korrik, 15:54

  • Share

1753106024_34db11d48d374d69a3870ef0ed14.jpg

Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gadishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

"Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë", tha Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës.

Kurti tha se nuk mund të ofrojë hollësi pasi kjo ofertë ende nuk është konkretizuar në marrëveshje, duke theksuar se "nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik", në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.

“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

/REL/


Lajmi kryesor:

Kosova pa parlament! 'Digjet' edhe seanca e 50-të, Kurti ofertë Fatmir Limajt: Të gatshëm për bashkëqeverisje


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?