Kosova & Rajoni

Kosovë/ Moskonstituimi i Kuvendit, analisti Visar Didi: Nesër mund të ‘certfikohet’! Kurti do t’i japë Limajt 2 ministri! Vetëvendosjes i nevojitet dhe mbështetja e Duda Baljas

25 Korrik, 15:40| Përditesimi: 25 Korrik, 18:04

  • Share

Tjetër dështim në Prishtinë. Në tentativën e 52-të deputetët e zgjedhur të Kosovës përmbyllën një seri të gjatë seancash të dështuara ku nuk mundën dot të konstituojnë parlamentin që prej 19 Prillit. Në provën e radhës këtë të premte, vazhdimi i seancës konstituuese ngeci sërish në pikën e votimit të komisionit për votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Analisti Visar Dili, në një intervistë me Nertil Agalliun në Report Tv, u shpreh optimist se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet ditën e nesërme, nëse takimi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojë sonte në darkë me Fatmir Limajn, kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, do të jetë i suksesshëm.

“Gjykata Kushtetuese e vendosi një pushim të inskenuar, se sa një akt kushtetues. Gjithë kjo vjen si pasojë e këtij 30 ditëshi të moskonstituimit të Kuvendit. Shihet qartë që nga Gjykata Kushtetuese është një vullnet për të dalë nga kjo situatë, por i njëjti vullnet nuk vjen nga partitë politike. Por vetëm sot, pas tentativës së 52-të, zoti Limaj dhe Kurti sonte  në mbrëmje do të kenë një takim, të fshehur dhe të painformuar për publikun, dhe zonja Duta Balaj është takuar me 2 oponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe gjithashtu me një ministër të qeverisë Kurti, dhe shihet qartë që Duda Balje dhe Fatmir Limaj do të jenë shpëtimtarët e zotit Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë situatë. Nesër mund të kemi konstituimin e Kuvendit”,- tha Dili.

Më tej, nga Prishtina, analisti tregoi për Report Tv kompromisin e mundshëm mes Kurtit dhe Limajt, në këmbim të votave të këtij të fundit në parlamentin e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka ardhur me 2 oferta zotit Limaj. Oferta e parë është ministria e Arsimit dhe ministria e Infrastrukturës, të cilën zoti Limaj e ka menaxhuar gjatë qeverisjeve të fundit, kur ishte pjesë e PDK-së, dhe është votimi i 2 rezolutave që i kërkon Nisma: e para ka të bëjë me pragun zgjedhor, e cila do të zbritet nga 5 në 2 ose 3 për qind, dhe tjetra është ligji për veteranët, që në një formë tjetër, do t’ua mundësonte veteranëve që të arrinin ose të kishim edhe një punë tjetër, përveç pensionit që ata gëzojnë”,- tha Dili.

Por, Dili theksoi se edhe nëse Kurti e Limaj arrijnë një marrëveshje politike, numri i deputetëve të partisë Nisma Socialdemokrate në parlament nuk është i mjaftueshëm për të siguruar konstituimin e Kuvendit, ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje i nevojitet patjetër edhe mbështetja e deputetes boshnjake, Duda Balja.

“Vetëm me zotin Limaj nuk do të arrihen 61 numra, dhe në këtë kontekst, duke parë që kanë dështuar deputetët shqiptarë, Duda Bali do të jetë shpëtimi i Albin Kurtit”,- tha analisti nga Kosova.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?