Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura. 38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve.
Para Osmanit rekordin për numrin më të madh të votave e mbante ish-presidenti i ndjerë dhe themeluesi i LDK-së Ibrahim Rugova,
Në vitin 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 359 mijë e 851 vota apo 45.65 % që ishte përkthyer në 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Rugova në atë kohë la pas Hashim Thaçin me Partinë Demokratike të Kosovës që kishte marrë 202 mijë e 622 vota dhe Ramush Haradinajn që me AAK-në kishte marrë afro 62 mijë vota.
Një rekord të tillë votash Osmani e ka marrë pas përplasjeve konsekuente që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, dhe pas vendimit që përfundimisht t’i ndajë rrugët me partinë ku kishte nisur karrierën e saj politike e që së fundi ia kishte dhënë edhe besimin për të kandiduar për kryeministre.
Si kandidate e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, kishte humbur zgjedhjet e 6 tetorit përballë kundër kandidatit të VV’së, Albin Kurti.
Lajmi kryesor:
Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje prek gati 50%! Vjosa Osmani më e votuara
//ReportTv.al