Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Prokurori. Por kryeministri nuk ka shkuar, ai kërkon që të merret në pyetje në zyrën e tij.
Për qeverinë ka dyshime të forta që thirrja nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik, e motivuar edhe nga qëndrimi publik i kryeministrit kundër propozimit për emërimin e Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit”
Në të njëjtën linjë me qëndrimet e Kurtit shprehet edhe ministrja e Drejtësisë,Albulena Haxhiu.
"Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur të veprojnë përmes Prokurorisë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.
A mund të arrestohet Kurti?
Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se Gjykata, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet për intervistim. Nëse, pas urdhrit gjyqësor, i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh sa herë që ai refuzon. Por, nëse refuzimi përsëritet edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.
Hajdari: "Blerjet ishin në përputhje me ligjin"
Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se "blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin”, por ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë këto informacione, siç thotë ajo, janë sekrete shtetërore. Ajo ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve ka marrë, në cilësinë e provave, dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Kurti si Berisha shpërfill Gjykatën, s'paraqitet në prokurori: Më shumë luftojnë qeverinë sesa krimin! Reagon Akuza: Përpjekje për degradim të institucioneve
S.G/I.M/ReportTv.al
