Kosova & Rajoni

Kosovë/ Kurti si Berisha shpërfill Gjykatën, s'paraqitet në prokurori: Më shumë luftojnë qeverinë sesa krimin! Reagon Akuza: Përpjekje për degradim të institucioneve

4 Mars, 10:23| Përditesimi: 4 Mars, 15:23

  • Share

PRISHTINË-  Kryeministri Albin Kurti refuzoi urdhin e Gjykatës për tu paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore.

Në orën 10:00 të paradites së sotme, kur duhej të ishte në prokurorinë speciale, kryeministri i Kosovës shkoi në Gjilan ku mori pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdheje nga ku akuzoi prokurorinë se po sulmon qeverinë, e njëjta taktikë si e kryetarit të PD-së, Sali Berisha këtu në Tiranë.

Kryeministri deklaroi se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij.

“Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj...Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit...S’ka ndonjë arsye që të mos vazhdojë. Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. “Nëse prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti të martën në Gjilan. ka thënë Kurti.

Në një reagim të saj Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshili Prokurorial i Kosovës theksojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Refuzimi 
Prokuroria Speciale e thirri kryeministrin Albin Kurti që të dëshmojë në një rast që lidhet me një vepër penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës. Por pa dhënë ndonjë hollësi rreth rastit. Ky nen sanksionon veprat që kanë të bëjnë me "keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 Refuzimin për të dëshmuar në zyrat e Prokurorisë, kryeministri Kurti e arsyeton me faktin që, siç thuhet në reagimin e tij, ai "ka dyshime të forta që thirrja nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik”, për shkak të, siç thuhet, "dështimit për vite me radhë në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe, në vend të trajtimit të këtyre problemeve, po tentohet të krijohet një perceptim i rremë kundër kryeministrit”.

Për më shumë, në reagim thuhet se "një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i kryeministrit kundër propozimit për emërimin e z. Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit”. Kurti thotë se "ka raste të dokumentuara në Kosovë, por edhe më gjerë, ku zyrtarë të lartë institucionalë janë intervistuar në mjediset e tyre dhe jo në Prokurori”.

Në dhjetor të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës e ftoi Kurtin dy herë që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Zyra e Kryeministrit të njoftoi të premten se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta detyrojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kryeministrit brenda zyrës së tij në qeveri.

Rrezikohet me gjobë ose paraburgim
Pas refuzimit të kryeministrit Kurti për të shkuar dhe për të dhënë dëshmi në zyrat e Prokurorisë, në Kodin e Procedurës Penale thuhet se Gjykata, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet për intervistim. Nëse, pas urdhrit gjyqësor, i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh sa herë që ai refuzon. Por, nëse refuzimi përsëritet edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

Ora 14:54
Kurti nuk shkon në Prokurori të dëshmojnë, Zyra e Kryeprokurorit dhe KPK i bëjnë thirrje: Zbatimi i ligjit s'mund të keqinterpretohet sipas interesave

1739969986_albinkurti.jpeg

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshili Prokurorial i Kosovës kanë reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.

“Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH, theksojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e Kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë”, përfundon njoftimi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur sot për të dhënë dëshminë e tij përkundër faktit që ka qenë i obliguar me urdhër të gjykatës.

Kryeministri Kurti tha se nëse prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte te ai.

“Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Albin Kurti të martën në Gjilan.

Ai, me urdhër të Gjykatës Themelore, duhej të paraqitej sot më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi në një rast të rezervave shtetërore, por zgjodhi të marrë pjesë në një ngjarje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, raporton KosovaPress.

Ora 12:16
Kosovë/Pse Kurti nuk shkon në Prokurori? A mund të arrestohet? Ministrat krah tij: Sistemi i drejtësisë kurrë më politik nuk ka qenë


 

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Prokurori. Por kryeministri nuk ka shkuar, ai kërkon që të merret në pyetje në zyrën e tij.

Për qeverinë ka dyshime të forta që thirrja nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik, e motivuar edhe nga qëndrimi publik i kryeministrit kundër propozimit për emërimin e  Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit”

Në të njëjtën linjë me qëndrimet e Kurtit shprehet edhe ministrja e Drejtësisë,Albulena Haxhiu.

"Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur të veprojnë përmes Prokurorisë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

A mund të arrestohet Kurti?
Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se Gjykata, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet për intervistim. Nëse, pas urdhrit gjyqësor, i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh sa herë që ai refuzon. Por, nëse refuzimi përsëritet edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

Hajdari: "Blerjet ishin në përputhje me ligjin"
Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se "blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin”, por ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë këto informacione, siç thotë ajo, janë sekrete shtetërore. Ajo ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve ka marrë, në cilësinë e provave, dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 04/03/2025 13:39

    RROFTË ALBIN ❤️❤️ KURTI ❤️❤️ RROFTË ❤️❤️ KOSOVA ❤️❤️ dhe POPULLI SHQIPTAR i KOSOVËS ❤️❤️

    Përgjigju
  • 313: 04/03/2025 12:58

    prokuroria e kosoves si ajo e Sali berishes

    Përgjigju
  • Kadriu: 04/03/2025 12:03

    Albin Kurti një kriminel që po shkatërron Kosoven.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?