Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në seancën e sotme publike (23 maj), KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët, për deputet në katër zona zgjedhore.
Në tre prej qarqeve njihet fitorja e socialistëve; Vorë, Gjirokastër dhe Fier, kurse në njërin, Lezhë, fitorja e ngushtë e demokratëve. rezultati në këto qarqe doli 27 mandate PS dhe 12 PD-ja, asnjë forcat e tjera.
Në Vlorë bie në sy diferenca me mbi 40 mijë vota e socialistëve ndaj aleancës opozitare, ku u morën 9 mandate dhe në Fier me rreth 80 mijë vota, që u siguroi edhe 12 mandate.
Në Lezhë e majta e humbi garën poër përmbysje rezultati me më pak se 100 vota (4 me 3 në mandate në favor të PD), kurse në Gjirokastër një diferencë me 17 mijë vota në favor të socialistëve, që u dha edhe 3 mandate, kundrejt 1 të PD.
Ditën e djeshme (22 maj) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin e 4 qarqeve të para, me Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në Dibër, Shkodër, Korçë dhe Berat, ku përsëri PS-ja dominoi në tre prej tyre dhe vetëm në Shkodër doli e dyta pas PD vetëm me një mandat diferencë.
Aktualisht kanë mbetur për t'u certifikuar edhe tabelat e 4 qarqeve të fundit: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Kukës.
-Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Vlorë:
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 26.162 vota
2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.327 vota
3. Lëvizja Atdheu ka marrë 112 vota
4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 742 vota
5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 64.560 vota
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.267 vota
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 333 vota
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 109 vota
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 353 vota
10. Partia Mundësia ka marrë 5.354 vota
11. Partia Socialdemokrate ka marrë 1.497 vota
-Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Fier:
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.693 vota
2. Lëvizja Bashkë ka marrë 2.131 vota
3. Lëvizja Atdheu ka marrë 224 vota
4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.224 vota
5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 116.736 vota
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 9.210 vota
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 569 vota
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 69 vota
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.428 vota
10. Partia Mundësia ka marrë 4.617 vota
11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.516 vota
-Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Lezhë
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 33.623 vota
2. Lëvizja Bashkë ka marrë 429 vota
3. Lëvizja Atdheu ka marrë 71 vota
4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.779 vota
5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 33.552 vota
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.775 vota
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 79 vota
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 15 vota
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 92 vota
10. Partia Mundësia ka marrë 937 vota
11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.104 vota
-Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Gjirokastër:
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12.499 vota
2. Lëvizja Bashkë ka marrë 628 vota
3. Lëvizja Atdheu ka marrë 48 vota
4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 212 vota
5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 29.685 vota
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.669 vota
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 82 vota
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 37 vota
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 202 vota
10. Partia Mundësia ka marrë 683 vota
11. Partia Socialdemokrate ka marrë 418 vota
A.Q/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Mirë
64.4%
-
Anoj mirë
20.7%
-
Keq
15%
Vota total: 755