Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.
Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 përqind e trupit votues.
Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.
Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniqi, tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para preliminare pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.
Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:
Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind
Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind
Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind
Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind
Lajmi kryesor:
Mbyllen zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët bojkot, vetëm 3.47% votojnë! ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK (REZULTATET)
G.MO/ReportTv.al