KOSOVË- Ditën e sotme u mbajtën në veri të Kosovës zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e pakët për shkak se partia Lista Serbe ka bojkotuar procesin, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 2 komuna, ndërsa PDK në dy të tjerat. Përkatësisht, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviç ndërsa në Zubin Potokun dhe Zveçanin qytetarët ja kanë ‘besuar’ PDK-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës u mbyll me 1.567 votues, pra me vetëm 3.47% të trupit votues.
Votimi demokratik në veri të Kosovës u përshëndet edhe nga SHBA, ndërsa shprehën keqardhje për bojkotin e serbëve.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, shprehu bindjen se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, nuk do të kenë probleme në punën e tyre, sepse, siç tha, “ligji do të zbatohet në të gjithë vendin”.
Rezultatet e votimeve në veri të Kosovës:
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.
- Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.
- Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.
- Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviq – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.
Zgjedhjet në veri të Kosovës dhe bojkotimi nga ana e serbëve ka pasur reagime nga Beogradi zyrtar.
Presidenti Aleksandër Vuçiç i cilësoi zgjedhjet si ‘pushtuese’ dhe tha se serbët nuk do t’i shërbejnë interesave të Kosovës. Nga ana tjetër, presidentja Ana Brnabiç ironizoi procesin e zgjedhjeve duke thënë se janë zgjedhje “të lira” me “forca të armatosura”.
Gara pati 10 kandidatë, prej të cilëve vetëm Sllagjana Pantiç ishte serbe, ajo garoi si kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.
Në katër komunat me shumicë serbe u votua në kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, të cilat shërbyen si qendra votimi.
Votimi ka qenë kryesisht i rregullt dhe pa tensione, sidoqoftë siç pritej Beogradi zyrtar e ka parë krejtësisht ndryshe.
Më herët, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë. Të njëjtën thirrje bënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, tha se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje.
Ai nuk saktësoi se çfarë masash mund të ndërmerren.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, shprehu bindjen se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, nuk do të kenë probleme në punën e tyre, sepse, siç tha, “ligji do të zbatohet në të gjithë vendin”.
“Në veri vështirësitë janë më specifike, por probleme nuk do të ketë”, tha Sveçla në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e parakohshme lokale u mbajtën më 23 prill në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - por u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb.
Pjesëmarrja, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishte pak më shumë se 3 për qind.
Sipas të dhënave të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mori Zubin Potokun dhe Zveçanin.
Këto komuna, deri nëntorin e kaluar, udhëhiqeshin nga zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Përfaqësues të kësaj partie thanë se nuk do të lejojnë që komunat në veri të udhëhiqen nga ata që “fituan 1 apo 2% të votave”, por nuk saktësuan se çfarë masash mund të ndërmarrin.
Duke folur për REL-in, ministri Sveçla tha se kryetarët e rinj “do të punojnë normalisht në objektet shtetërore të Kosovës”.
“Të gjitha objektet e administratës në Republikën e Kosovës janë pronë e shtetit. Nuk janë pronë e askujt dhe nuk janë subjekt i dëshirave të askujt. Ata [kryetarët e rinj] do të funksionojnë aty normalisht”, tha Sveçla./REL
Shtetet e Bashkuara sërish shprehën keqardhje që partitë serbe nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, që u mbajtën më 23 prill.
“Ne përkrahim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Është për të ardhur keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës që iu shërbejnë. Votimi është një liri e rëndësishme e shoqërive demokratike”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe bëri thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.
Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.
Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.
Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviq – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e tij në Mitrovicën Veriore dhe në Leposaviq. Ndërsa në dy komunat tjera sipas rezultateve preliminare prin Partia Demokratike e Kosovës. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Erden Atiq, në një prononcim për media ka thënë se kanë dal fitues dhe i njëjti ka falënderuar të gjithë qytetarët.
“Kom dal si fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj te gjithë qytetaret dhe ata që kane punu. Komisionarët, vëzhguesit. Po na presin pune të shumta përparen. Apeloj që të gjithë qytetarët që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar.” – ka thënë ai.
Ndërsa për sfidat që e presin si kryetari i komunës, Atiq ka thënë se është i vetëdijshëm dhe i përgatitur për të gjitha.
“Jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur, jam kryetar i të gjithëve. Me padurim po e presim bashkëpunimin me të gjithë qytetarët, fshatrat dhe komunitetet e tjera.” – ka thënë ai.
Në anën tjetër, sipas rezultateve preliminare, në Komunën e Zubin Potokut, fitues është kandidati Izmir Zeqiri nga radhët e PDK-së ku deri me tash ka marrë 196 nga 385 vota në total. Pas tij renditet Flatron Hasani i Lëvizjes Vetëvendosje me 180 vota.
Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar “bindshëm” në garat për kryetarë komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
Sipas Armend Mujës, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, partia e tij ka fituar mbi 60 për qind të votave në zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri.
Ai pretendoi se në Mitrovicë të Veriut kanë fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq në Leposaviq mbi 70 për qind.
“Garë më e ngushtë është në Zubin Potok”, tha ai për mediat.
Ndërkaq, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se ai do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.
“Do të jem kryetar komune i të gjithë qytetarëve pa dallim. Po na presin punë të mëdha përpara. U bëj apel të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar komune”, tha ai për mediat.
Atiq tha se do të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, votuan 1.567 qytetarë.
Zgjedhjet u bojkotuan nga Lista Serbe, partia serbe që mbështetet nga Serbia, dhe që deri më tani ka udhëhequr katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.
Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 përqind e trupit votues.
Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.
Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniqi, tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para preliminare pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.
Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:
Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind
Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind
Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind
Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind
Në katër komunat në veri të Kosovës kanë nisur të mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale.
Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj.
Në Zveçan dhe Leposaviq qytetarët u votua po ashtu për të zgjedhur përbërjet e reja të asambleve komunale.
Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 2.4 për qind.
Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot.
Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të procesit zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet lokale që po zhvillohen në veri.
“Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara. Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.
Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj.”- shkruan Konjufca
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cilësoi zgjedhjet në veri të Kosovës si “zgjedhje pushtuese”.
Duke folur gjatë një vizite në qytetin Donja Gradina në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiç tha se pushteti në veri të Kosovës synon të vendoset nga ata që, siç u shpreh ai, nuk jetojnë atje.
“Deri në këto momente, vetëm disa serbë kanë dalë në të katër komunat së bashku. Serbët nuk do t’iu shërbejnë interesave të të tjerëve, duan t’iu shërbejnë interesave të tyre, duan paqen, por duan të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, tha Vuçiç.
Beogradi zyrtar dhe Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit zgjedhor në veri.
Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, të hedhura në atë komunë.
Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon rundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.
Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diel, katër javë pas rundit të parë. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rundin e dytë, zgjidhet kryetar i komunës.
Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.
“Zgjedhje - të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Bërnabiq në Twitter.
“Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shtoi ajo.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore, deri në orën 11:00, ka qenë si vijon:
Leposaviq: 28 votues, apo 0.21%
Zubin Potok: 65 votues, apo 1%
Zveçan: 29 votues, apo 0.41%
Mitrovicë e Veriut: 191 votues, apo 1.05%
Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 45.095 qytetarë.
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht numrit të vogël të votuesve në veri të Kosovës, kryetarët e komunave atje do të zgjidhen, nëse procesi është i rregullt.
“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat... Përsëritje nuk do të ketë”, thotë Daka.
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila vetë nuk merr pjesë në zgjedhje, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit. Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.
“Me këtë mosdalje në zgjedhje, serbët janë duke e përcjellë një mesazh te Qeveria e Kosovës, se ata nuk do t’i pranojnë kryetarët, të cilët dalin nga këto zgjedhje”, thotë Daka.
Sipas saj, zgjedhjet janë organizuar dhe po mbahen sipas të gjitha rregullave ligjore.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, i ftoi qytetarët në veri të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Në këtë mënyrë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike”, tha Radoniqi gjatë një vizite në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Në këtë vendvotim, sipas tij, deri më tash kanë votuar rreth 60 persona.
“Procesi është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem”, tha Radoniqi.
Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviç, votoi në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë për zgjedhjet që po mbahen në veri të Kosovës.
Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri më tani, sipas saj zgjedhjet nuk kanë shkuar siç duhet.
“Pres që të jetë më mirë se më parë, pres që zgjedhjet të kalojnë pa incidente, sepse besoj se zgjedhjet duhet të bëhen në paqe dhe dashuri për popullin e jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe se vetëdija do të funksionojë dhe se njerëzit do të votojnë, kushdo që voton faleminderit, kush nuk voton çfarë të thotë në këtë situatë specifike nuk kam asnjë koment. Nuk mund të them përafërsisht sa votues pres të votojnë, por shpresoj se atje do të jetë", ka thënë ajo.
Pantoviq është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsejtë dhjetë kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe - po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.
“Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.” – thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të 19 qendrat e votimit në pjesën veriore të Kosovës, ku sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, janë hapur.
“Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në ëebfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat.” – ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën e parë për media.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.
Ok e mbyty o fashist serborus o gjakpirës….!
PërgjigjuEdhe 2% te dalin ne votime kryetaret e bashkive do zgjidhen dhe shpresojme te jene te gjithe shqiptare. Ardhacaket serbe nqs nuk duan te jetojne si pakice ordinere ne Kosove, lirisht mund te shkojne ne Serbi! Kosova ka qene shqiptare dhe do jete gjithmone e tille!
Përgjigju