Zgjedhjet në veri të Kosovës, policia: Kemi marrë masa për sigurinë! KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit

23 Prill 2023, 09:06| Përditesimi: 23 Prill 2023, 09:54

  • Share

Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe - po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.

“Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të 19 qendrat e votimit në pjesën veriore të Kosovës, ku sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, janë hapur.

“Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në ëebfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat.” – ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën e parë për media.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.


Lajmi kryesor:

Mbyllen zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët bojkot, vetëm 3.47% votojnë! ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK (REZULTATET)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?