Zgjedhjet në veri të Kosovës, kryeparlamentari Konjufca: Kërkon pjesëmarrje më të madhe

23 Prill 2023, 15:23| Përditesimi: 23 Prill 2023, 15:24

  • Share

1681991900_glaukkonjufca.JPG

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet lokale që po zhvillohen në veri.

 “Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara. Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj.”- shkruan Konjufca


Lajmi kryesor:

Mbyllen zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët bojkot, vetëm 3.47% votojnë! ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK (REZULTATET)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?