Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Politikë

KQZ i përgjigjet ankesës së PD: Asnjë votues nuk ka marrë dy zarfe apo të ketë votuar dy herë! Mos publikoni të dhënat personale të punonjësve tanë

5 Maj, 15:45| Përditesimi: 5 Maj, 17:01

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur ankesës së Partisë Demokratike lidhur me problematikat e votimit nga jashtë vendit, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë rast të cenimit të procesit dhe se çdo problem i evidentuar është menaxhuar.

Ajo që duhet të qartësohet është që nuk ka asnjë mundësi, dhe ne i kemi provat për këtë, që një zgjedhësi t’i shkojnë dy zarfa apo dy fletë votimi,” -thekson KQZ në shkresën zyrtare.

KQZ sqaron se ka pasur vetëm raste të prodhimit të shumëfishtë të zarfeve “B” për një zgjedhës, për shkak të një defekti teknik në shtypshkronjë nga ana e kompanisë kontraktuese, por jo përdorim të dyfishtë të tyre.

“Nuk ka pasur zarfa të dëmtuar, vetëm zarfa të prodhuar më shumë se një herë, sasitë përkatëse të të cilave i gjeni në nivel qarku në akt-konstatimet bashkëlidhur,” - thuhet më tej në përgjigjen e radhës.

Nga ana tjetër, KQZ ka sqaruar për PD-në dhe ankesën mbi përdorimin e fondit rezervë të fletëve të votimit.

“Fondi rezervë ruhet në ambientet e Parkut Olimpik dhe është përdorur vetëm në raste dëmtimi gjatë përgatitjes në fazën e parë, pra, gjatë vulosjes apo vendosjes së fletës në zarfin A. Dëmtimi ka ardhur kryesisht për shkak të gabimeve njerëzore si vendosja aksidentale e dyfishtë e vulës apo bërja pis me bojë e anës së pasme të fletës,” -thuhet në shkresën KQZ.

Në fund, KQZ i bën apel partive politike të mos publikojnë të dhëna personale të punonjësve të përfshirë në procesin zgjedhor.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?