KQZ jep 2-fishin e parave partive politike për fushatën e 25 prillit, PS merr pjesën e ‘luanit’, ja sa merr PD-LSI

22 Mars 2021, 22:43| Përditesimi: 22 Mars 2021, 22:47

  • Share

1616449574_pdpslsi.jpg

 Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike në zgjedhjet e 25 prillit, është 2 herë më i madh krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Kështu, KQZ bën me dije se në total partive do u shpërndahen 130,000,000 lekë, ku pjesën me të madhe e merr PS, e ndjekur nga PD, si subjektet politike që kanë marrë më shumë vota në 2017.

1. Partia Socialiste e Shqipërisë 764, 750 vota 48.34%
2. Partia Demokratike 456,413 vota 28.85%
3. Lëvizja Socialiste për Integrim 259,934 vota 16.69%
4. Bindja Demokratike 20,350 vota 2.67%
5. Partia Social Demokrate 22,320 vota 1.43%
6. Partia Republikane 53,784 vota 3.44%
7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 19,644 vota 1.26%
8. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 76,069 vota 4.81%
9. Partia Fryma e Re Demokratike 29,984 vota 1.92%
10. Partia Demokristiane e Shqipërisë 20,271 vota 1.30%

Në përllogaritjen e vlerës së votës janë përfshirë edhe partitë politike të cilat kanë plotësuar kushtin e tejkalimit te kufirit prej 1% por që nuk do të përfitojnë fonde për shkak të mosregjistrimit të tyre ne zgjedhjet per kuvendin të datës 25 prill 2021.

1. Partia Demokracia Sociale (PDS) 20.064 vota 1.28%
2. Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV91) 17.465 vota 1.12%
3. Partia Lista e Barabartë (LIBRA) 19.806 vota 1.25%


Lajmi kryesor:

Fleta e votimit në 25 prill, KQZ zbulon 4 variantet që po diskutohen! Hiqet modeli i Kosovës! Zbardhet shuma, ja sa do marrin PS-PD-LSI për fushatë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?