Politikë

'Vuloset' rezultati për zgjedhjet e 11 Majit për 4 qarqe të tjera, KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për Vlorën, Shkodrën, Beratin dhe Dibrën

27 Qershor, 11:26| Përditesimi: 27 Qershor, 13:54

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për 4 qarqe të tjera, sipas rezultatit të 11 majit. Ilirjan Celibashi në mbledhjen e kësaj të premteje shpërndau mandatet e Dibrës, Shkodrës, Beratit dhe Vlorës ndërsa më herët kishte shpërndarë mandatet edhe për Kukësin, Korçën, Gjirokastrën  e Lezhën duke vulosur perëndimin total të 11 majit në 8 qarqe në total.

Partia Socialiste ka fituar 5 mandate në Berat, 3 mandate në Dibër, 5 mandate në Shkodër dhe 9 në Vlorë. Nga ana tjetër Partia Demokratike-koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë në Berat, 2 mandate, në Dibër 2 mandate, në Shkodër 5 mandate dhe në Vlorë 3 mandate. Ditën e sotme përveç dy partive kryesore janë shpërndarë dhe 2 mandate për Partinë Social Demokrate e cila i fitoi në zgjedhjet e 11 Maj-it në Shkodër.

Mbeten për t’u mbyllur edhe 4 qarqe të tjera që duhet të presin për shpërndarjen e mandateve. Elbasani, Tirana, Fieri e Durrësi janë ende në proces në KAS pasi u vendos hapja e kutive dhe rinumërimi i tyre.

Berat 
PS-5 mandate 
Ervin Demo
Enriketa Jaho
Hysen Buzali
Fadil Nasufi
Hatixhet Konomi
PD-ASHM- 3 mandate 
Eno Bozdo 
Zija Ismaili 
Dibër 
PS-3 mandate 
Blendi Klosi
Alma Selami
Agron Malaj
PD-ASHM-2 mandate 
Xhelal Mziu 
Denisa Vata 
Shkodër
PS-4 mandate 
Marjana Koceku
Orike Beleri
Xhenis Cela
Bujar Reçi
PD-ASHM-5 mandate 
Luciano Boci
Kliti Hoti
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Bardh Spahia
Partia Social-Demokrate-2 mandate 
Tom Doshi
Sabina Jorgo
Vlorë 
PS-9 mandate 
Bledar Cuci
Zamira Sinaj
Erjona Ismaili
Piro Vengu
Damian Gjiknuri
Vullnet Sinaj
Brunilda Mersini
Ardit Bido
Vasil Llajo
PD-ASHM-3 mandate 
Bujar Leskaj
Vangjel Dule
Ina zhupa

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?