TIRANË- Shpresoi deri në çastin e fundit tek Komisioneri, por nuk ka doli. Adriatik Lapaj ngeli jashtë parlamentit, pasi Ilirjan Celibashi nuk pranoi që të djegë të 12 kandidatët e listës së mbyllur. Mandati ju dha Kleana Xhuvelit, kushërirës së Lapajt.
Përmes, përfaqësues së tij ligjore, Adriatik Lapaj kërkoi në KQZ që të miratohet djegia e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë atij si më i votuari i listës së hapur.
“Më datë 11 maj, koalicioni ka dorëzuar dorëheqjet nga kandidimi para fillimit të procesi të rinumërimit dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorëheqjet janë kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues”, tha Dorina Prethi.
Komisioneri nuk i pranoi në bllok dorëheqjet e depozituara më 11 maj, të të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Por pavarësisht se nuk u dogjën dot si kandidatë, Celibashi, u njohu atyre të drejtën e tërheqjes nga mandati. Nga lista ishin penduar 2 emra, Xhuveli e katërta dhe Zeqir Kordhoni i nënti, dhe kishin shprehur vullnetin për të hyrë në Kuvend. E drejta i lindi së pari kandidates të radhitur më lart në listën e mbyllur.
“Nuk ka dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është e qartë në Kod dhe është kështu për çdo lloj shkaku apo motivi. Në këtë fazë, për sa kohë ne nuk kemi vendosur të shpërndajmë mandatet, ose për të shpallur kandidatët fitues të listës së mbyllur është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë nga marrja e mandatit. Në momentin që KQZ ka vendosur për shpalljen e mandateve, kandidati që tërhiqet nga marrja e mandatit do duhej ta bëjë para Kuvendit. Çdo njëri prej kandidatit të listës së mbyllur të këtij koalicioni ka të drejtë për tu tërhequr nga e drejta e tyre për të marrë mandatin dhe këtë pohim mund ta bëjë në formë dhe përmbajtje aq herë sa ai e çmon dhe sa kohë KQZ nuk ka vendim për shpërndarjen e mandateve. Pra, vetëm këtë të drejtë mund të ushtrojnë ata që janë në listën shumeemërore, s’ka tërheqje nga kandidmi. Në rastin konkret. Klena xhuveli ka pohuar se dëshiron të marrë mandatin, nëse ky do të jetë rasti, e ka bërë edhe Zerqir Kordhoni, por duke qenë se Klena është renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit të këtij koalicioni përsa kohë ajo e ka interesin për këtë”, tha Celibashi.
Partia e Lapajt do ta vijojë betejën në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor. 27-vjeçarja, juriste dhe kushërirë e parë e Lapajt, e sapo shpallur deputete, e konfirmoi këtë në Report Tv.
“Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj”, tha Xhuvani.
Listën e mbyllur e dogji edhe Tom Doshi, i cili në Tiranë fitoi një mandat. Me dorëheqjen e 12 emrave të fiksuar, mandati ju dha 30-vjeçarit sipërmarrës, Tedi Mula. Mula ishte më i votuari i PSD-së në Tiranë, me 2500 vota.
KQZ shpërndau edhe 19 mandatet për PS-në, 13 për PD-në, 2 për Partinë Mundësia, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe nga 1 për Nismën Shqipëria Bëhet dhe PSD-në.
2. Ogerta Manastirliu (Lista e mbyllur)
3. Elisa Spiropali (Lista e mbyllur)
4. Lindita Nikolla (Lista e mbyllur)
5. Taulant Balla (Lista e mbyllur)
6. Adea Pirdeni (Lista e mbyllur)
7. Albana Koçiu (Lista e mbyllur)
8. Igli Hasani (Lista e mbyllur)
9. Delina Ibrahimaj (Lista e mbyllur)
10. Ilva Gjuzi (Lista e mbyllur)
11. Iris Luarasi (Lista e mbyllur)
12. Erion Malaj (Lista e mbyllur)
13. Blendi Gonxhja (Lista e hapur)
14. Erion Braçe (Lista e hapur)
15. Ervin Hoxha (Lista e hapur)
16. Fatmir Xhafaj (Lista e hapur)
17. Ornaldo Rakipi (Lista e hapur)
18. Anila Denaj (Lista e hapur)
19. Olta Xhaçka (Lista e hapur)
2. Flamur Noka (Lista e mbyllur)
3. Albana Vokshi (Lista e mbyllur)
4. Belind Këlliçi (Lista e mbyllur)
5. Tedi Blushi (Lista e mbyllur)
6. Jozefina Topalli (Lista e mbyllur)
7. Fatmir Mediu (Lista e mbyllur)
8. Edi Paloka (Lista e mbyllur)
9. Erisa Xhixho (Lista e mbyllur)
10. Mesila Doda (Lista e mbyllur)
11. Klevis Balliu (Lista e mbyllur)
12. Besart Xhaferi (Lista e mbyllur)
13. Jorida Tabaku (Lista e Hapur)
2. Erald Kapri (lista e mbyllur)
“Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë, t’i kalojë Kleana Xhuvelit, kushërirës së Lapajt që ndodhej në listën e mbyllur, e renditur e katërta.
Në deklaratë theksohet se shkaku që mandati përfundoi te Xhuveli ishte si një masë për të parandaluar që mandati të përfundonte te Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit.
Në fund të deklaratës, theksohet se “Kleana është aty si garanci që ky mandat i 80. 000 vullneteve të qytetarëve do të kthehet te lista e hapur sapo këtë të drejtë ta fitojmë ligjërisht.”
Deklarata e plotë e “Lëvizja Shqipëria Bëhet”
Sot, KQZ në një seancë publike vendosi për shpërndarjen e mandatit të subjektit tonë, znj. Kleana Xhuveli (nga lista e mbyllur).
Ne jemi kundër listave të mbyllura ndaj dhe po luftojmë që të zbatohet marrëveshja e koalicionit me të cilën kërkuam votën te qytetarët.
Në KQZ arsyetuam përmbledhtaz si më poshtë:
1. Kandidatët nga listat e mbyllura janë dorëhequr nga kandidimi dhe nuk kanë dashur të jenë pjesë e garës përpara përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit;
2. KQZ do të duhej të ishte shprehur brenda afatit ligjor prej 60 ditësh. Referuar nenit 91 pika 2 dhe 97 të Kodit të Procedurave Administrative këto kërkesa konsiderohen të miratuara në heshtje me kalimin e këtij afati. Si rrjedhim, çdo kërkesë e ardhur në adresë të KQZ, që revokonte dorëheqjen, pra pranon mandatin (nga lista e mbyllur), nuk duhej të merrej parasysh, pasi kandidatit i ishte miratuar në heshtje shkresa e parë e dorëheqjes.
KQZ nuk e pranoi kërkesën tonë, dhe mandati rrezikonte të mbetej në listën e mbyllur te kandidati Zeqir Kordhoni (Nisma Thurje) sa kohë ky shkeli zotimin e tij për ta djegur listën e mbyllur. Si rrjedhim, Kleana Xhuveli (Shqipëria Bëhet), e cila ishte në listën e mbyllur jo për të marrë mandat, por për t’i hapur rrugë listave të hapura, u detyrua të bënte të njëjtin veprim në mënyrë që mandati të shkonte për Partinë më shumë të votuar (Shqipëria Bëhet).
Kleana është pjesë e familjes sonë si aktiviste. Ka qenë pranë nesh në protesta, në organizime, në fushatë. Si shumë të tjerë në këtë lëvizje, ajo nuk u bashkua për karrierë apo për interes personal, por për parimet: Gara e hapur, meritokracia, demokratizimi i vendit.
Ajo veproi! Jo për ta marrë mandatin për vete, por për të mbrojtur përkushtimin, kohën, djersën e gjithsecilit që ka investuar në këtë lëvizje.
Kleana është aty si garanci që ky mandat i 80. 000 vullneteve të qytetarëve do të kthehet te lista e hapur sapo këtë të drejtë ta fitojmë ligjërishr.
I kërkojmë falje të gjithë mbështetësve për shqetësimin e shkaktuar!
Do të bëjmë çmos që betejën që nisëm për listat e hapura, ta çojmë deri në fund.
Dorina Prethi
Nënkryetare
Lëvizja “Shqipëria Bëhet”
Pano Soko ka vendosur të tërhiqet nga Nisma Thurrje pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.
Në një reagim të gjatë në Facebook, Pano Soko thotë se zhvillimet e ditëve të fundit ishin të turpshme dhe për këtë arsye ai vendosi të tërhiqet nga çdo angazhim politik në partinë Nisma Thurrje.
Pano Soko sulmon edhe Kleana Xhuvelin që mori mandatin, duke thënë se as nuk e meritonte dhe as nuk punoi për ta marrë.
“Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat”.
Reagimi i Pano Sokos:
Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t'u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.
Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi.
Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësisht nuk arrita dot.
Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj venndosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë Nisma Thurje.
Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hì gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet.
Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.
Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura.
Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.
Dhe kjo për mua është vijë e kuqe!
Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.
Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin.
Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV.
Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s'e patëm të garantuar.
Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t'i shoh, sepse menjëherë skuqet.
Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim.
65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati.
PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam.
Ky është një turp!
Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim.
Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush.
Por tashmë si qytetar aktiv.
Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.
Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.
“Unë kam një motër. Historia e motrës time është pak… po duhet ta sqaroj. Motrën nuk e kam biologjike, praktikisht është vajza e tezes time, por e ka marrë nëna ime 8-muajshe dhe ajo është rritur me gjithë jetën. Është motra ime praktikisht”,- ka sqaruar Lapaj më parë.
27-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.
Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në garë që të shkojë në Kuvend, por si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin. Ajo thotë se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek Adriatik Lapaj, më i votuari i listës së hapur.
"Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80 mijë shqiptarëve, deri ditën kur beteja do ta kthejë tek njeriu më i votuar i listës sonë, Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatikut", tha ajo.
Sa i takon përplasjes Lapaj Shabani për mandatin, Ilirjan Celibashi thotë se nuk qëndron argumenti se KQZ ka miratuar në heshtje për këto dorëheqje
“Kam vlerësimin dhe arsyetimin vijues, po bëj një listim të fakteve, të cilat në gjykimin dhe vlerësimin tim janë ato të cilat e përcaktojnë këtë vendimmarrje. Më datë 11 janë depozituar në KQZ 12 deklarata të thjeshta nga secili prej kandidatëve të listës së mbyllur. Përmes këtyre kateve secili deklaron se jep dorëheqjen nga kandidimi për deputet, si edhe nuk do merrnin mandatin e deputetit nëse do rezultonin fitues. Më datë 15.07.2025, kandidati Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ një deklaratë të dytë, sipas së cilës shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues nëse i vjen radha,. Më datë 17.07, Kleana Xhuveli dorëzon kërkon revokimin e dorëheqjes së datës 11. Këto janë fakte të cilat janë analizuar, të vlerësuara në përputhje me këtë kuadër rregullator, neni 37 pika 1 e Kodit Zgjedhor.
Ka dy momente ligjore që për vendimmarrjen në lidhje me shpalljen e kandidatit fitues. Ka dy çështje që duhen sqaruar, e para a janë që prej 11 majit kandidatë për deputetë 12 personat e listës së mbyllur të cilët në këtë datë kanë depozituar deklaratën e dorëheqjes nga kandidimi? Çështja e dytë, a mundet që në këtë fazë akoma pa u shpërndarë mandatet dhe pa u shpallur kandidatët fitues një kandidat i listës së mbyllur të mund të kërkojë të mos e marrë mandatin nëse është rasti që ai do duhet ta marrë.
Në lidhje me çështjen e parë, janë apo nuk janë sot kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur. Pretendimi juaj se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje.
Me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur, në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja”, tha Celibashi.
Tom Doshi dhe Tedi Mula
KQZ do të shpërndajë sot mandatet për subjektet politike dhe kandidatët fitues për qarkun e Tiranës. Përveç pikëpyetjes se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, Report Tv mëson se edhe PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës.
Mandati pritet t'i kalojë të parit nga lista e hapur, Tedi Mula. 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës, dhe sipërmarrës në fushën e AgroPërpunimit.
KQZ do të shpërndajë sot mandatet për Tiranën, ndërsa pritet të vendoset edhe se kush do të marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, pas luftës Lapaj-Shabani. Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë "Shqipëria Bëhet" në mbledhjen e KQZ kërkoi kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista embyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Prethi tha se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve.
“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues. Në momentin e depozitimit të këtyre kërkesave, KQZ ka pasur 60 ditë kohë të shprehej sipas kushtetutës. KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. Kur se ka ushtruar këtë detyrim, nëse KQZ nuk merr vendim brenda afatit, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Përsa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar ose pranuar dorëheqjet, ato konsiderohen të miratuara në heshtje dhe ne kemi kërkuar konfirmimin e miratimit të heshtur. Zeqiri u pendua më 15 korrik, pas këtij afati. Nuk mund të konsiderohet. Prano dorëheqjet e listës së mbyllur dhe bëj shpëndarjen e mandatit te më i votuari i listës së hapur”, tha ajo.
Komente

Shume mire rritja e perfaqesimit nga brezi i ri dhe rritja e pjesmarrjes se femrave ne politike , kjo e ben Kete parti moderne dhe mbetet per te pare vitin 2026 do jete kjo parti me deputet “lidhje seri tren bullgar” apo “stafeta shqiptare “ ku deputetet pasojne privilegjet dhe bejne nje grup partiak si rrevolte te sistemit politik zgjedhor. Brezi i ri Suksese sa me shume
PërgjigjuDaja, halla, vajza e tezez etj etj. 80 mije vota te cuara dem per nje paliaço cirku qe beri marketing si Erjon Veliaj, por me parate e vjehrit te koruptuar, bandes te Copjave etj. Individi Lapaj goditi rende besimin e zgjedhesve tek partite e reja. Ja arriti qellimit! Zoti e ndeshkofte!
PërgjigjuO Lapaj na dole Llapist
Përgjigju