Politikë

Kush është Kleana Xhuveli, ‘motra’ e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

23 Korrik, 15:47| Përditesimi: 23 Korrik, 16:27

  • Share

1753278519_64008614439d7c12e9c24f65bfca7.jpg

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.

“Unë kam një motër. Historia e motrës time është pak… po duhet ta sqaroj. Motrën nuk e kam biologjike, praktikisht është vajza e tezes time, por e ka marrë nëna ime 8-muajshe dhe ajo është rritur me gjithë jetën. Është motra ime praktikisht”,- ka sqaruar Lapaj më parë.

27-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.


Lajmi kryesor:

Lapaj ngel jashtë Kuvendit, KQZ ia jep mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli! Doshi djeg listën e mbyllur! Certifikohet rezultati për Tiranën


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?