Krahasimi epik i Bejkos/ PD si telenovela “Kosem”: Uroj që Basha të mos çmendet si princi Mustafa të dëgjojë zërin e djallit

14 Gusht 2023, 14:48| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 22:02

  • Share

Kuvendi i shtatorit pritet me interes nga demokratët për të parë linjën politikë që kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha do të paraqesë. Duke bërë një analizë politike të opozitës, anëtari i kryesisë së PD-së Roland Bejko thotë se për demokratët Basha duhet të vërtetojë se është shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha.

Për ta bërë këtë sjell një paralelizëm me telenovelën turke “Kosemi”.

"Në një nga televizionet publike është “Kosemi” një telenovelë turke. Është një princ që ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, dhe është një zë i dytë, figurë imagjinare, që e kthen në personalitet të dyfishtë që dëgjon zërin ‘e djallit’ dhe e nxit të veprojë ndryshe nga çfarë duhet bërë.

Uroj që zotit Basha, në të ardhmen të mos i krijohet një iluzion, të dalë një zë i dytë, përtej zërit të ndërgjegjes, në kushte normale, e ta fusë në rrugë të gabuar. Uroj që zoti Basha të mos ketë armik vetveten.

Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është rrisku i vetvetes. Basha duhet të rishpikë vetveten. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës të bëra së bashku me Berishën. Nuk mund të justifikohet që fajin e kishte Berisha. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës”  tha Bejko

Gazetari: Po a ka anëtarë se 25 mijë morën pjesë në votim?

"Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë.  Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion" tha Bejko për Report TV.

 

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.


Lajmi kryesor:

Roland Bejko në Report TV: Kuvendi i shtatorit me linjë të re politike! Basha të reflektojë të mos e kthejë në parti kryetari


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?